• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

“S’paguanin qeranë”, 25-vjeçari vret familjen që jetonin në banesën e tij, trupat e tyre i djeg në një gropë në oborrin e shtëpisë

22/06/2024
in Botë
“S’paguanin qeranë”, 25-vjeçari vret familjen që jetonin në banesën e tij, trupat e tyre i djeg në një gropë në oborrin e shtëpisë

Një 25-vjeçar nga Florida është akuzuar për vrasjen e një çifti dhe dy fëmijëve të tyre dhe djegien e trupave të tyre në një gropë në oborrin e banesës së tij. Rory John Graeme Atwood, 25 vjeç, nga Hudson, Florida, u arrestua më 15 qershor dhe është akuzuar për vrasje të shkallës së parë, tha Zyra e Sherifit të Qarkut Pasco.

Ngjarja e rëndë u zbulua, më 13 qershor, kur nisën kërkimet nga policia për një çift të ri të identifikuar si Rain Mancini, 26 vjeç dhe Phillip Zilliot II, 25 vjeç dhe fëmijët e tyre u identifikuan si Karma Zilliot, gjashtë vjeç dhe Phillip Zilliot III, pesë vjeç.

Sipas mediave të huaja, kunata e Atwood thuhet se lajmëroi  forcat e rendit pasi 25-vjeçari thirri burrin e saj për të kërkuar ndihmën e tij në djegien e plehrave. Ajo u tha efektivëvese burri i saj vuri re një pellg gjaku dhe mund të shihte trupat e të rriturve dhe fëmijëve gjatë telefonatës me video.

Sipas të dhënave të gjykatës, familja e re jetonte me Atwood në pronën e tij prej 10 hektarësh në Hudson. Kur policia mbërriti për të marrë në pyetje Atwood, ai konfirmoi identitetin e familjes së zhdukur.

Më pas tregoi se një konflikt fizik shpërtheu mes tij dhe çiftit, i cili përfundoi me vdekjen e tyre, raportoi zyra e sherifit. Ai gjithashtu ka konfirmuar para policisë se i ka djegur trupat e tyre në një gropë zjarri. Konflitkti ka nisur pasi Atwood dëboi familjen nga rezidenca e tij më 1 qershor, pasi sipas tij ata nuk e paguanin qiranë.

Më 12 qershor, familja u kthye në pronë për të mbledhur gjërat e tyre. Çifti dyshohet se kishin pirë kur shpërtheu sherri. Sipas Atwood, Mancini po debatonte me të dhe Zilliot e sulmoi me thikë. Pas kësaj 25-vjeçari dhe babai i të miturve vijuan konfliktin për një armë që ndodhej në dhomë, e cila përfundoi me dy të shtëna në kokën e Zilliot dhe shtoi se Mancini ishte qëlluar gjithashtu shumë herë në kokë dhe në bust.

Kur u pyet se pse fëmijët kishin vdekur, Atwood thuhet se u tha organeve të rendit se ai nuk i njihte dhe nuk i kishte parë fëmijët pas përleshjes, por spekuloi se prindërit e tyre i kishin vrarë. Megjithatë, oficerët zbuluan se Atwood e dinte që mbetjet e fëmijëve ishin në gropë të zjarrit së bashku me prindërit e tyre.

Detektivët pretendojnë se Atwood i tërhoqi trupat zvarrë në gorpën e zjarrit dhe gjithashtu hodhi armën dhe divanin e tij të njollosur me gjak në gropë për të shkatërruar provat.

Gjatë një kontrolli në pronë këtë fundjavë, qentë e kufomave gjetën mbetje të skeleteve njerëzore në gropë të zjarrit. Sherifi i Qarkut Pasco, Chris Nocco tha se zyra e ekzaminuesit mjekësor nuk kishte identifikuar ende mbetjet, kështu që Atwood akuzohet vetëm për vrasjen e shkallës së parë./m.j

Më të lexuarat

  • Kurthi i Moskës!

    Kurthi i Moskës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “24 vite të vështira në martesë”/ Rrëfehet Moza Ahmeti: Vajzat nuk e pranonin jetën time të re!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aksidenti tragjik në autostradën Durrës-Tiranë/ Pasagjerja amerikane rrëfen momentet e panikut: Shoferi nuk ishte mirë gjatë udhëtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tragjedi në autostradën Durrës-Tiranë! Furgoni del nga rruga dhe përmbyset, ndërron jetë shoferi, disa të plagosur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama për protestat: Shumica qeverisëse do dalë më e fortë, shëmbëlltyra e zezë që i keqpërdori do të dështojë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I dënuar për vjedhje fondesh, Kastriot Çipi shpall ‘Kushtetutën e Revolucionit’, Përparim Gjeka nis zgjedhjen e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar me telefon

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kompania e ‘motoristit’ të call centrave Super Profesionisti denoncohet për vjedhje, aktiviteti i dyshimtë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Puçi i Erdoganit te bektashinjtë: ambasadori turk thyen protokollin për të shmangur Baba Mondin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Kemi zbuluar kush i sponsorizon protestuesit”, Vengu: Ç’taksirat kishin dy zonja deputete të sulmoheshin fizikisht?!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Doja të vija në finale, por kur pashë puthjen me Ilirin…”, Moza rrëfen bisedën me partnerin pas Ferma VIP

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!