• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Lideri i Hezbollahut kërcënon Qipron, ndërsa rriten tensionet me Izraelin

20/06/2024
in Botë
Lideri i Hezbollahut kërcënon Qipron, ndërsa rriten tensionet me Izraelin

Udhëheqësi i grupit militant libanez Hezbollah kërcënoi të mërkurën se do të synojë ishullin evropian të Qipros, nëse shpërthen lufta midis Izraelit dhe Libanit.

“Qiproja do të jetë gjithashtu pjesë e kësaj lufte nëse hap aeroportet dhe bazat e saj për forcat izraelite”, tha Hassan Nasrallah në një fjalim televiziv që erdhi vetëm një ditë pasi Izraeli paralajmëroi grupin e fuqishëm militant të mbështetur nga Irani se perspektiva e “luftës së gjithanshme po afrohej shumë”.

Kjo është hera e parë që lideri i Hezbollahut kërcënon Qipron, një anëtare e Bashkimit Evropian që shtrihet në detin Mesdhe, afërsisht 200 kilometra nga Libani, dhe që ka mbajtur stërvitje të përbashkëta ushtarake me Izraelin që nga viti 2014 dhe deri në vitin e kaluar.

Në përgjigje të kërcënimit nga Nasrallah, presidenti i Qipros, Nikos Christodoulides tha se ishulli “nuk ishte i përfshirë në asnjë mënyrë në konfliktet e luftës”.

“Republika e Qipros nuk është pjesë e problemit. Republika e Qipros është pjesë e zgjidhjes. Dhe roli ynë në këtë, siç tregohet, përmes korridorit humanitar, njihet jo vetëm nga bota arabe, por nga komuniteti ndërkombëtar në tërësi”, tha Christodoulides.

Kërcënimi i Nasrallah erdhi si pjesë e një përgjigjeje të zjarrtë ndaj paralajmërimit të Izraelit dhe të kërcënoi se do të “trondiste shtyllat” e Izraelit nëse “do t’i imponohej një luftë Libanit”.

Tensionet midis Hezbollahut dhe Izraelit janë rritur që nga sulmet e Hamasit të 7 tetorit dhe fushata ushtarake që pasoi nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit në Gaza. Javët e fundit, intensiteti i sulmeve ndërkufitare mes të dyve është rritur, duke ngritur shqetësime mbi perspektivën e një lufte të plotë.

/a.r

Më të lexuarat

  • Kurthi i Moskës!

    Kurthi i Moskës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “24 vite të vështira në martesë”/ Rrëfehet Moza Ahmeti: Vajzat nuk e pranonin jetën time të re!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aksidenti tragjik në autostradën Durrës-Tiranë/ Pasagjerja amerikane rrëfen momentet e panikut: Shoferi nuk ishte mirë gjatë udhëtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tragjedi në autostradën Durrës-Tiranë! Furgoni del nga rruga dhe përmbyset, ndërron jetë shoferi, disa të plagosur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama për protestat: Shumica qeverisëse do dalë më e fortë, shëmbëlltyra e zezë që i keqpërdori do të dështojë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I dënuar për vjedhje fondesh, Kastriot Çipi shpall ‘Kushtetutën e Revolucionit’, Përparim Gjeka nis zgjedhjen e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar me telefon

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kompania e ‘motoristit’ të call centrave Super Profesionisti denoncohet për vjedhje, aktiviteti i dyshimtë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Puçi i Erdoganit te bektashinjtë: ambasadori turk thyen protokollin për të shmangur Baba Mondin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Kemi zbuluar kush i sponsorizon protestuesit”, Vengu: Ç’taksirat kishin dy zonja deputete të sulmoheshin fizikisht?!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Doja të vija në finale, por kur pashë puthjen me Ilirin…”, Moza rrëfen bisedën me partnerin pas Ferma VIP

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!