• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Dosja/ Nga financuesit tek ekzekutorët, zbulohen rolet: Si u thur plani për vrasjen e Durim e Valter Bamit

20/05/2024
in Kronikë
“Po kryem punë me atë gru q**ë, të tjerët vdesin vetë”/ U porosit nga ish deputeti si hakmarrje për vrasjen e të vëllait, 15 persona u mobilizuan për vrasjen e Durim e Valter Bamit, por…!

12 ngjarje kriminale që ndodhën dhe u përgatitën, por dështuan gjatë 2020-ës u zbardhën nga hetimet e SPAK në dosjen për të cilën lëshoi 51 urdhër-arreste. Komunikimet e “Sky” të ndërthurura nga hetuesit me detajet e dosjeve të arkivuara pa autorë, treguan se si për arsye hakmarrje dhe përplasje mes grupeve kriminale, kishin çuar personazhe të botës së krimit në organizimin e atentateve dhe vrasjeve në vend.

Sakaq, nga hetimi i SPAK ka rezultuar se ish-deputeti socialist Arben Ndoka ka pasur rolin e porositësit dhe financuesit për vrasjen e shtetasve Durim e Valter Bami në vitin 2020. Krimi kishte si motiv hakmarrjen e Ndokës për vrasjen e vëllait të tij Aleksandër Ndoka, ngjarje e ndodhur më 9 dhjetor 2017, por nuk mundi të realizohej.

Sipas SPAK, për të realizuar këtë krim ish-deputeti ka kontaktuar shtetasit Gentian Bejtja, i ekzekutuar në mars 2024, Arbën Mërkuri, i njohur si “Maneci”, i ekzekutuar më maj 2022, Aldo Avdylin dhe lidhjet e tyre.

Rolin e ekzekutorëve të vëllezërve Bami dyshohet se e kanë pasur Arben Mërkuri dhe Aldo Avdyli. Të dy janë ofruar nga Astrit Avduyli, i cili ndonëse ndodhej në një burg të sigurisë së lartë, ka qenë në gjendje të përdorë një telefon celular dhe aplikacionin SkyECC.

Për Arian Tukun, SPAK ka dyshime se ishte në rolin e organizatorit, financuesit dhe koordinuesit të të gjithë aktorëve të përfshirë në këtë ngjarje. Ai ka qenë i gatshëm të transferojë para nga llogaria e tij në Itali drejt një banke në Shqipëri për realizimin e ngjarjes.

Nga hetimi ka rezultuar se Samuel Ndoka, nipi i ish-deputetit, e njëkohësisht djali i vëllait të ndjerë të ish-ligjvënësit ka pasur rol organizues e koordinues të aktorëve në terren, kontaktin me ekzekutorët, sigurimin e armëve për vrasjen e vëllezërve Bami.

Në rol ndihmësish në këtë krim të kërkuar nga ish-deputeti Arben Ndoka ka pasur edhe Astrit Avdyli, i cili ka angazhuar Arbër Mërkurin dhe Aldo Avdylin.

Emiliano Shullazi, sipas SPAK, nga qelitë e burgut 313, ku qëndronte për një tjetër vepër penale siguronte informacione për lokalizimin e Durim e Valter Bamit, të cilat i merrte nga Marklen Haka.

Ndërsa Ervis Martinaj, sipas SPAK, ka pasur rolin financues dhe të sigurimit të logjistikës. Vëzhguese lokalizues dhe bashkëpunëtor në krim ishte Jozi Kraja, detyrë që e kishin edhe Blerim Abazi, Elvis Ndreca, Naim Stafuka dhe Gjin Ndoj.

Përveç lokalizimit, Gentian Bejtja ka siguruar vendin ku fshihen automjetet që do të përdorin ekzekutoret dhe strehimin e tyre deri në momentin e kryerjes.

Më të lexuarat

  • OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Revolta shkund qeverinë, paralajmërohet “prerje kokash”?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Njerëzit ty duhet të të vënë flakën…”/ Plas mes Bushatit dhe Bidos: Mbron hajdutët dhe tund flamurin e patriotizmit!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Paranoja e Edi Ramës me gjermanët: Fabula e udhëtimit misterioz të kreut të shërbimit sekret

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protesta / Avokati Dorian Matlija distancohet nga aktet e dhunës, platformat dhe kapja e mikrofonit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A mund ta ndryshojnë protestat ekuilibrin politik në Shqipëri?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protestat në Tiranë, reagon Ambasada e SHBA-ve, ja mesazhi për qytetarët amerikanë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Përfaqësuesit e protestës do të dalin me Kryeministrin”, Sara Mila jep lajmin: Jemi drejt dialogut

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • E paprecedentë, sulmohet fizikisht në protestë gazetarja e Top News

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!