AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Dronët e Forcave të Armatosura, Balla: Policia e Shtetit dhe IKMT, kontroll të gjithë territorit dhe kufirit nga ajri

by SHT Media
20/05/2024
in Kronikë
6
0
Dronët e Forcave të Armatosura, Balla: Policia e Shtetit dhe IKMT, kontroll të gjithë territorit dhe kufirit nga ajri
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Avionët pa pilot të Forcës Ajrore për kontrollin e territorit, Balla nga Kuçova: Policia e Shtetit dhe IKMT do të kenë prej sot mundësinë e kontrollit në kohë reale të gjithë territorit dhe kufirit nga ajri

Policia e Shtetit dhe IKMT do të kenë në prej sot në dispozicion avionët pa pilot për kontrollin e territorit kundër kultivimit të bimëve narkotike, krimeve mjedisore në pyje, lumenj, ndërtime pa leje, për luftën kundër kalimit të paligjshëm të kufirit, evidentimin e mjeteve lundruese në det, kontrollin dhe monitorimin e trafikut apo incidenteve rrugore edhe nga ajri, si dhe ndjekjen e mjeteve personave në rast të ngjarje kriminale.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ishte sot në Bazën Ajrore në Kuçovë ku pa nga afër avionët pa pilot të Forcës Ajrore. Ai tha se Policia e Shtetit dhe IKMT do të kenë prej sot mundësinë e kontrollit në kohë reale të gjithë territorit dhe kufirit nga ajri.

Kapaciteti i ri i Forcave Ajrore, sikurse është rënë dakord, do të përdoret edhe nga agjencitë e tjera ligjzbatuese, qoftë Policia e Shtetit, qoftë IKMT, që kanë depozituar pranë Shtabit të Përgjithshëm të FA, kërkesat specifike për përdorimin e tyre. Synimi është një kontroll më i mirë i territorit dhe nga ajri. Policia e Shtetit nevojën e ka kryesisht për monitorimin nga ajri të territorit lidhur me aktivitete apo fenomene sikurse është p.sh. kultivimi i kanabisit. Na nevojitet një koordinim mes tokës dhe ajrit për të kontrolluar sa më mirë territorin,” nënvizoi Ministri Balla.

Më tej, ai u ndal në reagimin shumë më të shpejtë në kohë, përmes avionëve pa pilot, lidhur me nevojat e policisë.

 

 

“Përmes këtij avioni pa pilot ne mund të zëvendësojmë fare mirë kontrollin nga ajri që dikur është bërë me helikopter. Procedura e futjes në veprim të avionëve pa pilot është shumë më e shpejtë sesa ajo që ishte për helikopterët. Këto beteja fitohen kur ti kursen kohë,” theksoi ministri.

Duke folur rreth mundësive të tjera të përdorimit për qëllime civile, Balla nënvizoi se “aktualisht qëllimi ynë është sezoni turistik. Na duhet të kontrollojmë përgjatë gjithë bregdetit të gjitha fenomenet, depozitimet e mbetjeve dhe çdo problematikë tjetër, se nuk janë vetëm ndërtimet pa leje, por edhe krimet mjedisore, dëmtimi i pyjeve etj..”

Sa i përket aspekteve ligjore e procedura të përdorimit të këtij mjeti të sofistikuar teknologjik në dispozicion të Forcave të Armatosura, Ministri i Brendshëm sqaroi se “brenda kësaj jave mund të dalë vendimi i qeverisë, por jemi dakordësuar me Ministrin Peleshi që të nisim tashmë nga puna, sepse është edhe porosi e Kryeministrit Rama që këtë kapacitet teknologjik shumë të rëndësishëm ta vendosim sa më shpejt në funksion, me qëllim për përdorimin në problematike të natyrës civile.”

Balla tha gjithashtu se “sot është misioni i parë, pra kemi filluar punën dhe ndaj keqbërësve sot japim një mesazh të qartë që Republika e Shqipërisë ka një kontroll të territorit në të gjithë dimensionet, përfshirë edhe nga ajri.”

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku tha se “me një fluturim duhet të përmbushim nevojat e të gjitha agjencive ligjzbatuese dhe ky është një kapacitet që mund të përdoret për të gjitha nevojat që ka Policia e Shtetit. Ne i kemi identifikuar llojet e operacioneve policore për të cilat do të kërkojmë mbështetje për përdorimin e tyre. Duhet të bëjmë një fotografim të përgjithshëm të gjendjes aktuale për të gjitha paligjshmëritë, qoftë krimet mjedisore, qoftë kultivimin e bimëve narkotike. Do na duhet edhe për operacionet e kërkim shpëtimit përgjatë sezonit turistik si dhe çështje që lidhen me menaxhimin e trafikut, pasi parashikohet një tejkalimin i flukseve në rrugë dhe do na duhen pamje filmike.”

Drejtori i IKMT Ervin Hoxha u shpreh se “avionët pa pilot do të rrisin së tepërmi cilësinë e inspektimeve. Nëse deri dje kemi inspektuar përmes korespondencave, rekomandimeve, informacioneve apo denoncimeve, sot do të kemi një inspektim të drejtpërdrejt më të saktë sa i përket vendndodhjes dhe shkeljeve në territor.”

Eksperti i FA sqaroi se “avionët pa pilot që ne disponojmë kanë një cilësi të lartë të fotografive ajrore nga lartësi të ndryshme dhe do t’i shërbejnë vendimmarrjes suaj dhe institucioneve të varësisë, përfshi edhe IKMT.”

Gjatë kësaj ceremonie u bë edhe një fluturim demonstrues për të parë konkretisht se çfarë të dhënash siguron dhe çfarë lehtësish ofron avioni pa pilot./m.j

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Skenar lufte/ Lituania teston evakuimin e Vilniusit në rast sulmi, stërvitja më e madhe ushtarake përfshin mijëra zyrtarë

28/09/2026

Fati financiar ndryshon! 3 shenjat e horoskopit që do të fitojnë më shumë deri në fund të vitit

28/09/2026

“4.2 milionë euro për Kanye, mbi 6 milionë në arkë”/ Gonxhja e quan fitim, matematika kërkon shpjegime

27/09/2026

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

27/09/2026

Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në

27/09/2026

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

27/09/2026

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

27/09/2026

A vazhdon të jetë i vi*gjër? At Nikolla Xhufka tregon si vepron kur përballet me tundimet: Tundim është dhe tani këtu me vajza të bukura

27/09/2026

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

27/09/2026

Djali i Elda Hotit në fushë me Kombëtaren, deputetja emocionon me dedikimin për bashkëshotin e ndjerë: Do të doja ta ndaja me ty

27/09/2026

U përplas me shtyllën, humb jetën 21-vjeçari në Cërrik, plagoset pasagjeri

27/09/2026

Falimenton media e vëllezërve Veshaj që i blenë Fidel Yllit për 300 mijë euro, biznesmenia Silvana Kulla e vetmja sponsore për platformën, dyshime për pastrim parash

27/09/2026

Marshim në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

27/09/2026

“Nuk ka asnjë firmë që më implikon”, Rama: Jam për të bërë histori, jo për të fryrë xhepat

27/09/2026

“Çështjet me drejtësinë janë personale”, Rama: S’ka korrupsion! Nuk jam palë me asnjë

27/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Skenar lufte/ Lituania teston evakuimin e Vilniusit në rast sulmi, stërvitja më e madhe ushtarake përfshin mijëra zyrtarë
  • Fati financiar ndryshon! 3 shenjat e horoskopit që do të fitojnë më shumë deri në fund të vitit

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.