AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Gruaja e Zelenskyt dhe kreu i diplomacisë ukrainase vizitojnë Serbinë

by SHT Media
13/05/2024
in Botë
6
0
Gruaja e Zelenskyt dhe kreu i diplomacisë ukrainase vizitojnë Serbinë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska dhe ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, nisën të dielën një vizitë dy palëshe në Beograd. Kjo është vizita e parë e një personaliteti të lartë ukrainas në Serbi qëkur Moska filloi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Vizita e tyre filloi me një vizitë në Bibliotekën e Qytetit të Beogradit, ku u shoqëruan nga Tamara Vuçiç, bashkëshortja e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Zelenska vizitoi qytetin dhe kështjellën mesjetare serbe Kalemegdan, njoftoi agjencia serbe e lajmeve Tanjug.

Ndërkohë, Zelenska shkroi në rrjetin social Instagram se e vizitoi vendin arkeologjik me ekspozitën “Salla romake” në bibliotekën e qytetit të Beogradit, si dhe “Raftin ukrainas”, një cep i bibliotekës me libra ukrainas që u themelua nën patronazhin e saj.

Ajo mori pjesë edhe në nënshkrimin e një marrëveshjeje për bashkëpunim në mes të universiteteve të Beogradit dhe Kievit, siç u raportua.

Serbia e mbështet integritetin territorial të Ukrainës, e cila përfshin gadishullin e Krimesë, i cili u aneksua nga Rusia në 2014. Megjithatë, edhe pse një kandidate për anëtarësim në Bashkim Evropian (BE) prej vitit 2012, Serbia nuk e ka përshtatur politikën e vet të jashtme me atë të Brukselit, duke mos vendosur sanksione ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës fqinje.

Zelenska dhe Kuleba mbërritën për të vizituar Serbinë dhjetë ditë pas zgjedhjes së Qeverisë së re serbe, pjesë e të cilës janë edhe dy ministra të afërt me Rusinë, gjë për të cilën Beogradi është kritikuar nga BE-ja dhe SHBA-ja.

Aleksandar Vulin – i cili është nën sanksionet e SHBA-së prej korrikut 2023, mes tjerash, për shkak të lidhjeve me Rusinë – u emërua zëvendëskryeministër. Ndërsa, Nenad Popoviç, i cili është në listën e zezë të SHBA-së për shkak të lidhjeve me Rusinë – u emërua ministër pa portofol.

Ndërkohë, presidenti Vuçiç është takuar me liderin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, tre herë prej shkurtit 2022, kur filloi pushtimi rus, gjatë forumeve ndërkombëtare jashtë vendit dhe herën e fundit në një takim rajonal në Tiranë në shkurt.

Prej vitit 2022, Serbia ka pranuar mijëra refugjatë ukrainas, ka dërguar ndihma humanitare në Ukrainë dhe ka premtuar se do ta ndihmojë Kievin në përpjekjet e tij për rindërtim të pasluftës./REL

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit

23/09/2026

Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

23/09/2026

“Çfarë na bënë o Zot”, dalin komunikimet mes Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit: Do takoj kryeministrin, do përfundojmë keq shpirt…

23/09/2026

SPAK lëshoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, vetëdorëzohet Vlora Hyseni

23/09/2026

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit
  • Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.