AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

DOSJA/ Një angleze e dy rumune, 3 femrat që “lanë” me euro Metkolën. Shumat u investuan në resort, toka e makina luksi. Jepte lekë me fajde

by SHT Media
10/05/2024
in Kronikë
6
0
DOSJA/ Një angleze e dy rumune, 3 femrat që “lanë” me euro Metkolën. Shumat u investuan në resort, toka e makina luksi. Jepte lekë me fajde
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk është vetëm një shtetase angleze që ka dërguar në dhjetëra transferta bankare euro dhe paund në adresë të Adem Metkolës, por nga verifikimet e kryera nga gazetari i “Ora News” Elton Qyno, rezultojnë dhe dy shtetase Rumune.

Adem Metkola, një person me të kaluar të dyshimtë në Britaninë e Madhe dhe i deportuar nga ky shtet duke u riatdhesuar në Shqipëri, rezulton të ketë përfituar shumat e eurove nga dy shtetase Rumune dhe një angleze.

“Ora News” ka zbuluar emrat tre grave dërguese të parave në adresë të Metkoklës dhe gruas së tij, Arjan Xhika, të cilët janë Rumunia, Iulia Radu, Anxhela Fomina dhe anglezia Carolyn Perry.

Vetëm dy sipërfaqe toke prej 2 mijë metër Adem Metkola i ka blerë kundrejt 320 mijë euro, ku në bashkëpronësi është dhe Carolyn Patricia Perry.

Nga verifikimet e kryera në sistemin TIMS për shtetasin Adem Metkola ka rezultuar se në  24 shkurt 2007 është kthyer nga autoritetet britanike si person deportiv. Në vitin 2014 ndaj tij është depozituar kallëzim penal nga Ermira Dervishaj, për veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në dosjen e siguruar nga gazetari i “Ora News”, Elton Qyno thuhet se:

”…nga informacionet e marra mbi këto shtetase ka rezultuar se shtetasja rumune Iulia Radu është kontrolluar nga policia e Peruxhas më 13 Prill 2016, në automjetin e saj me targa CD 091 XS, së bashku me personat që kanë qenë me të në automjet. Në datën 15 dhjetor 2015 është kontrolluar nga karabinierët e Aurisinas, në Itali…”.

Ndërsa gruaja tjetër dërguese e eurove në Shqipëri, Anxhela Fomina është shoqëruar nga policia italiane dhe i janë marrë gjurmët e gishtave për procedura të mëtejshme hetimore.

“…lidhur me shtetasen angleze Carolyn Perry, i hetuari Adem Metkola ka deklaruar se shumat e depozituara në llogarinë e tij, prej saj kanë qenë kapari për blerjen e një pasurie të paluajtshme në Durrës, e cila do të përdorej për të ndërtuar një resort turistik ku të dy do ta kishin në bashkëpronësi…”-thuhet në dosjen hetimore.

Ndërkohë nga informacioni i marrë nga zyra e gjendjes civile, ka rezultuar se Adem Metkola rezulton të jetë divorcuar fiktivisht me gruan e tij Arjana Xhika, por me këtë të fundit kanë vijuar transfertat si dhe kanë lindur vajzat e tyre, K.M dhe I.M., në vitet 2009 dhe 2010.

Po ashtu në vitet 2018-2019 kanë hyrje-dalje me të njëjtin automjet dhe në të njëjtat data. Arjana është e punësuar në aktivitetin tregtar të Ademit për periudhën 2020-2023, me një pagë mujore që

Të dy personat, Arjana Xhika dhe Adem Metkola disponojnë disa llogari në euro dhe në pound, në të cilat janë bërë dërgesa parash nga shtetaset e huaja.

Gjithashtu nga verifikimet e kryera në regjistrin noterial ka rezultuar se Adem Metkola, ka lidhur ndër vite disa kontrata noteriale shitje dhe blerje, si dhe ka nënshkruar edhe disa deklarate njohje detyrimi, ku shtetas të ndryshëm njohin detyrimet e marra tek ky shtetas, përmes skemës së fajdeve.

Po ashtu policia kriminale ka marrë në rrugë operative informacione se ky shtetas disponon disa pasuri të paluajtshme të llojit truall si dhe ka disa automjete të regjistruara në emrin e tij dhe të familjarëve të tij. Këto pasuri nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike dhe dyshohet mbi burimin e krijimit të tyre.

Ndër të tjera nga hetimi i kryer deri më tani ka rezultuar se Adem Metkola, si dhe ish bashkëshortja e tij Arjana Metkola (Xhika) kanë kryer disa transferta bankare me vlera të konsiderueshme dhe të pajustifikuara, të dyshuara që prejardhjen e kanë nga veprimtari të paligjshme të kryera nga shtetas në Angli.

Nga dokumentacioni i administruar deri në këtë fazë të hetimit ka rezultuar se në llogaritë e çiftit Metkola, në bankat e nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë për periudhat 2007-2008, 2015-2016 dhe 2020-2023 kanë mbërritur disa transferta në vlera të konsiderueshme.

Dërgesat janë bërë nga shteti anglez dhe dërgues kanë qenë shtetas të huaj, ku midis tyre dhe përfituesve nuk provohet asnjë lidhje.

Transfertat bankare në llogaritë e tyre janë bërë pa përshkrim veprimi. Dërguese të fondeve kanë qenë shtetaset e huaja Iulia Radu, Anxhela Fomina dhe Carolyn Perry.

Nga ana tjetër është provuar nga këqyrja e sistemit TIMS se shtetasit shtetasi Adem Metkola është kthyer si “deportiv”, në vitin 2007 nga Britania e Madhe, ndërsa ish – bashkëshortja e tij nuk ka qenë kurrë në këtë shtet.

Këto fakte mbështesin edhe më shumë dyshimin se prej të dyve këtyre shtetasve në bashkëpunim mes njëri tjetrin është duke u kryer veprimtaria e paligjshme e pastrimit të produkteve të veprës penale, nëpërmjet mbajtjes së kontakteve me këta shtetas të huaj.

Nga ana tjetër është provuar deri më tani se  lidhur me shtetasen Carolyn Perry, shtetasi Adem Metkola ka deklaruar se shumat e depozituara në llogarinë e tij prej saj kanë qenë kapari për blerjen e një pasurie të paluajtshme në Durrës, e cila do të përdorej për të ndërtuar një resort turistik, ku të dy do ta kishin në bashkëpronësi.

Rezulton se mbi pasuritë me numër 464/30 dhe 464/17 ndodhur në ZK 1574, Currila, bashkia Durrës, është duke u zhvilluar objekti hotel me 3 kt, për ndërtimin e të cilit është miratuar leje e ndërtimit Nr.486 Prot., datë 30.01.2024 nga Këshilli Kombëtar i Territorit, në emër të shtetasve Adem Metkola dhe Carolyn Patricia Perry.

Paratë e përfituara në mënyrë të paligjshme ai dhe ish bashkëshortja e tij, dyshohet se i kanë investuar në blerjen e pronave, në vende të ndryshme, në formën e pastrimit të produkteve të veprës penale./ora

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit

23/09/2026

Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

23/09/2026

“Çfarë na bënë o Zot”, dalin komunikimet mes Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit: Do takoj kryeministrin, do përfundojmë keq shpirt…

23/09/2026

SPAK lëshoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, vetëdorëzohet Vlora Hyseni

23/09/2026

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit
  • Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.