AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Kush i heton prokurorët e SPAK? Manja i përgjigjet deputetit të PS: Kur ka indicie që një prokuror bie në konflikt…!

by SHT Media
10/05/2024
in Kronikë
6
0
Kush i heton prokurorët e SPAK? Manja i përgjigjet deputetit të PS: Kur ka indicie që një prokuror bie në konflikt…!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja mbajti seancë dëgjimore si përfaqësues i Këshillit të Ministrave në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, lidhur me kompetencat për monitorimin e zbatimit të rekomandimeve të Këshillit të Ministrave kundrejt Prokurorit të Përgjithshëm.

I pyetur nga deputeti socialist, Plarent Ndreca se kush po i heton prokurorët e SPAK, gjyqtarët e posaçëm apo anëtarët e BKH, ministri Manja u shpreh se ky proces duhet të ndodhë brenda institucionit.

Ndreca: Duhet të them edhe këtë konstatim që raportet e përmendët edhe ju kur thoni që nuk kemi indikator matës, keni vështirësi për të kuptuar se çfarë ndodh në institucionet e drejtësisë, në rastin konkret institucionet e drejtësisë penale, për rrjedhojë është e paqartë si duhet t’i qasemi me rekomandime për sa kohë nuk kuptohet se çfarë ata kanë raportuar. Më rezulton që nga raportimi që kanë bërë është krejtësisht i përgjithshëm, që në thelb nuk do të thotë asgjë. Për rrjedhojë është momenti që duhet parë me një inciativë ligjore apo instrument tjetër që në bashkëpunim me këto institucione vendos indikatorë matës apo më tej, që të kuptohet se çfarë është raportuar apo se kush është ajo çfarë ne duhet të kërkojmë nga ata.

Nga pikëpamja ime kjo është gjëja e parë që më bie në sy nga një vështrim vertikal i raporteve të këtyre institucioneve. Unë mendoj që Ministria e Drejtësisë ka një rol shumë të rëndësishëm apo qeveria shqiptare ka një rol shumë të rëndësishëm në sistemin e drejtësisë sepse ka një instrument jashtëzakonisht të rëndësishëm siç është iniciativa ligjore e për rrjedhojë aty ku konstatohen problematika që kanë të bëjnë me moszbatimin e ligjit apo moskuptimin e ligjit apo me problematika me hartimin e legjislacionit, është Ministria e Drejtësisë që duhet të deduktojë problematika në legjislacion, bëra këtë parashtrim për pyetjen që do të bëj më pas, të cilat mendoj që nga këto probleme duke mos pas indikator unë do t’i bëj pyetjen, por shpresoj që të marr përgjigje, por e di që edhe ju do të keni vështirësi për këto pyetje. E para është shqetësimi mbi masat e sigurimit, a ka një studim nëse ka qasje të njëjta për çështje të njëjta nga gjykata të ndryshme mbi masat e sigurimit?

E nëse ka masa të ndryshme a jeni në kushte që t’i kërkoni ILD një inspektim tematik mbi këtë çështje, ndoshta duke kërkuar më pas edhe evidentimin e rolit të Gjykatës së Lartë si një instrument njehsues për praktika të gjykatave të ndryshme për çështje të njëjta. A ka komunikime me gjykata përkatëse për vijueshmërinë e hetimeve e duke marrë në konsideratë, pasi mbyllja e hetimeve nuk është më në dorën e prokurorisë, por në dorën e gjykatës. Keni informacion që prokuroritë kërkojnë paraprakisht nga Agjencia e Specializuar për Administrim, mendim përpara se të shkojnë në gjykatë? Sepse më rezulton që ka raste kur sekuestrohen gjëra pa vlerë dhe vidhen në vështirësi pastaj për të gjetur para apo merren para shtesë nga buxheti i shtetit për të mbajtur një pronë që nuk ka pas arsye për t’u sekuestruar.

Kush është prokuroria apo gjykata që heton prokurorët e posaçëm në këto momente që flasim? Kush është prokuroria dhe gjykata që heton gjyqtarët dhe prokurorët e strukturave posaçme? Rregullimi aktual ligjor a mos sjell cenim kushtetues të parimit të gjyqtarëve? A është krijuar strukturë e shërbimit të policisë gjyqësore në byronë kombëtare të hetimit, duke pasur në konsideratë se nga struktura e posaçme ka ankesa për pamjaftueshmëri të burimeve njerëzore?

Manja: Më mjaftojnë 581 ankesa që kanë ardhur në Ministrinë e Drejtësisë për të kuptuar që ende qytetarët mendojnë dhe kërkojnë nga Ministria, ndërkohë që drejtësia është e pavarur. Vetë sistemi duhet të ketë AKSHI-n e vet ku duhet të ndërveprojnë Prokuroria, Spak, ky sistem duhet të jetë i ndërveprueshëm brenda vetë organeve të drejtësisë, ky ka qenë problemi, kush do ta certifkojë.

Ju pyetët kush i heton sot sipas ligjit në fuqi prokurorët e SPAK, hetuesit e BKH, apo të GJKKO, struktura në drejtim të ndjekjes penale të mos ketë asnjë ndërhyrje nga jashtë, por vetë struktura të garantojë pastërtinë e figurës së prokurorëve, të BKH apo GJKKO, në aspektin penal, kur ka indicie që bie në konflikt një prokuror tjetër heton kolegun. Kjo është zgjidhja që kemi gjetur për momentin. E konsideruar si element të intimidimit të kësaj strukture, sa i lejon hetimit penal të një hetimi nga jashtë, kjo ka qenë zgjidhja për ta mbajtur këtë strukturë të posaçme të dedikuar për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ta mbajmë larg nga intimidimi dhe influencat e jashtme./m.j

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit

23/09/2026

Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

23/09/2026

“Çfarë na bënë o Zot”, dalin komunikimet mes Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit: Do takoj kryeministrin, do përfundojmë keq shpirt…

23/09/2026

SPAK lëshoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, vetëdorëzohet Vlora Hyseni

23/09/2026

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit
  • Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.