AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Sociale

Shkollat e mesme nga Ballkani Perëndimor do të aplikojnë për skemën e re të shkëmbimit

by SHT Media
09/05/2024
in Sociale
6
0
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Eventi lançues i ciklit të dytë të Programit Rajonal “Supershkollat” nën moton “Shkëmbim për ndryshim”: Mundësi të reja për të forcuar bashkëpunimin rajonal

Eventi i titulluar “Shkëmbim për Ndryshim”, organizuar nga Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) dhe Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ), shënoi fillimin e ciklit të ri të programit rajonal të shkëmbimit të shkollave të mesme: Supershkollat. Në një atmosferë të ngrohtë pranë zyrës së GIZ në Tiranë, eventi mblodhi grupe të ndryshme të ftuarish – nga ministra dhe ambasadorë të shquar, përfaqësues të organizatave partnere, tek mësues dhe nxënës nga rajoni – për të festuar fillimin e fazës së dytë të projektit që synon të mbështesin proceset e ndërtimit të paqes dhe pajtimit, të mësuarit ndërkulturor dhe dialogun ndërmjet shkollave, nxënësve dhe komuniteteve të tyre. Morën pjesë edhe mësuesit e nxënësit nga shkolla e mesme e gjuhëve të huaja “Asm Vokshi” në Tiranë dhe Shkolla profesionale “Salih Ceka” në Elbasan.

Pika kryesore e ngjarjes ishte lancimi i Thirrjes së Tretë të Hapur, që do të ofrojë mundësi për 90 shkolla nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova*, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia për të bashkëpunuar dhe zbatuar aktivitete të përbashkëta përmes kësaj skeme të veçantë të shkëmbimit. Nga data 7 maj deri më 21 qershor 2024, të gjitha shkollat e interesuara do të kenë mundësinë të aplikojnë për programin e shkëmbimit dhe të gjejnë një shkollë partnere nga një pjesë e ndryshme e rajonit të BP. Më shumë informacion është i disponueshëm në faqen e internetit të RYCO tek www.rycowb.org. Partneriteti ndërmjet shkollave nga dy Palë Kontraktuese të ndryshme të RYCO-së ofron një mundësi për nxënësit që të fitojnë kompetenca ndërkulturore duke angazhuar të rinjtë në aktivitete që ndërtojnë mirëkuptim dhe pajtim të ndërsjellë në fushat qytetare, sociale, arsimore, kulturore dhe sportive.

Sekretari i Përgjithshëm i RYCO-s, Z. Albert Hani, theksoi rëndësinë e programit të Supershkollave për bashkëpunimin rajonal, ndërtimin e paqes dhe mësimin ndërkulturor, duke kontribuar në të njëjtën kohë në dialogun dhe fuqizimin e të rinjve:

“Përpjekjet për t’i bërë shoqëritë e Ballkanit Perëndimor më reziliente ndaj sfidave politike lokale dhe më të prirura për bashkëpunim dhe dialog kanë qenë qëllimi i RYCO-s për tetë vitet e fundit. Për të arritur këtë qëllim, ne duhet të fillojmë të veprojmë që në moshë të re. Kjo është arsyeja pse Supershkollat janë të një rëndësie kaq të madhe, jo vetëm për RYCO, por për çdo individ në rajonin e Ballkanit Perëndimor.Të rinjtë kanë fuqinë për të forcuar përpjekjet e pajtimit dhe për të hapur derën për lidhje dhe bashkëpunim afatgjatë. Sot, kur fillon faza e re e projektit, ne nuk festojmë vetëm një mundësi të re, por edhe një potencial të madh fuqizues për të gjithë rajonin.”

Silvio GONZATO, Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri

“Supershkollat sjellin perspektiva të reja për studentët, për mësuesit dhe për të gjithë rajonin. Është një ‘shumëfishues i miqësisë’ që shkon përtej paragjykimeve dhe u jep mundësi të rinjve të ndajnë përvoja dhe ëndrra dhe të gjejnë komunitete. Të rinjtë shohin nga e ardhmja dhe duan të ndërtojnë një vizion të përbashkët, dhe edukimi dhe shkëmbimet janë mënyra të mira për të ndërtuar një lidhje dhe partneritet për një të ardhme më pozitive për rajonin.”  

Karl BERGNER, Ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri

“Gjermania, si një anëtare themeluese e Procesit të Berlinit, ka mbështetur vazhdimisht misionin e RYCO-s, duke pranuar se nxitja e bashkëpunimit rajonal përmes iniciativave si Forumi Rinor dhe programi Supershkollat është jetik për hapjen e rrugës drejt integrimit në BE. Duke investuar në shkëmbimin e të rinjve dhe duke mbështetur pjesëmarrjen aktive të të rinjve në politikëbërje, ne po fuqizojmë një brez të ri për të formuar një të ardhme paqësore dhe bashkëpunuese për Ballkanin Perëndimor”.        

Znj. Bora MUZHAQI, Ministër Shtetit për Rininë dhe Fëmijët

“Nga viti 2021 kur filloi projekti, RYCO mbështeti 77 partneritete dypalëshe të shkollave të mesme nga rajoni dhe lehtësoi shkëmbimin e rreth 1840 nxënësve të shkollave të mesme të larta përmes 154 shkëmbimeve të organizuara. Gjatë gjithë programit, 308 mësdimdhënësve të shkollave të mesme të larta nga rajoni iu fuqiziuan kapacitetet në fushat tematike të RYCO, edukimin joformal dhe menaxhimin e projekteve. Për më tepër, 3688 të rinj të tjerë u përfshinë në mënyrë indirekte përmes aktiviteteve lokale informuese të organizuara nga shkollat. Ngjarja sot ka mbledhur së bashku disa nga ish-pjesëmarrësit e këtij projekti për të ndarë me ne “zërat nga klasa” përmes storieve të tyre.”

Znj. Nina GUGA, Zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit

 “Supershkollat është një biletë e artë për mësuesit dhe nxënësit e Ballkanit Perëndimor për të formuar një narrativë të re miqësish dhe bashkëpunimi afatgjatë. Ne inkurajojmë fuqimisht shkollat e mesme të rajonit që të marrin më të mirën nga kjo mundësi.”

 Emiljano ELEZI, nxënës nga Shkolla e mesme e gjuhëve të huaja “Asim Vokshi”, Tiranë

“Si një i ri pjesëmarrës në këtë program shkëmbimi, i cili ka udhëtuar nga Shqipëria në Maqedoninë e Veriut, kam përjetuar nga afër gëzimin e krijimit të miqësive përtej kufijve dhe të ndarjes së emocioneve të përbashkëta me bashkëmoshatarët e mi. Me thirrjen e re të RYCO-s për Supershkollat, jam i emocionuar të shoh më tej angazhimin për të sjellë bashkë më shumë të rinj nga Ballkani Perëndimor, duke promovuar besimin dhe pajtimin. Të qenit mendjehapur për të sfiduar stereotipet, për të luftuar diskriminimin dhe për të përqafuar shkëmbimin është çelësi për krijimin e një rajoni mikpritës dhe më të bashkuar për të gjithë ne.”

Cikli i ri i projektit, i lancuar gjatë eventit, do të zgjasë deri në vitin 2026 dhe përmes dy thirrjeve të hapura do të bashkojë 2600 të rinj dhe do të mbështesë 90 partneritete dypalëshe të Supershkollave. Shkëmbimet do të koordinohen nga 360 mësues, kapacitetet e të cilëve do të fuqizohen në hartimin dhe zbatimin e shkëmbimeve cilësore në kuadër të programit të Supershkollave, përmes aktiviteteve për ngritjen e kapaciteteve.

 Supershkollat është pjesë e projektit me shumë donatorë të quajtur “Skema e shkëmbimit të shkollave të Ballkanit Perëndimor” financuar bashkërisht nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) dhe zbatuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) dhe Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO).

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine
  • Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.