AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

“Po ikim nga vdekja”, me lot në sy palestinezët tregojnë largimin nga Rafah

by SHT Media
08/05/2024
in Botë
6
0
“Po ikim nga vdekja”, me lot në sy palestinezët tregojnë largimin nga Rafah
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Civilët palestinezë të cilët janë urdhëruar të largohen nga Rafah tregojnë përjetimet e tyre gjatë 24 orëve të fundit. Me dhimbje ata shprehin frikën dhe dëshpërimin për largimin. Shumë prej tyre tregojnë dhe përjetimet e vështira që nga fillimi i luftës, gjithashtu edhe tmerrin që panë kur gjatë natës Izraeli i sulmoi. Si pasojë e bombardimeve mbetën të vrarë së paku 23 persona duke përfshirë mes tyre edhe gjashtë fëmijë.

“Situata është shumë e vështirë, ne u larguam me frikë pasi në shënjestër të sulmeve ishin shtëpitë e civilëve, shtëpitë tona, shtëpitë e njerëzve që i njohim,” tregon për CNN një qytetar palestinez.

Palestinezët shprehen se kjo nuk është hera e parë që ata i detyrojnë të shpërngulen, por hera e disatë në fakt që detyrohen të çrrënjosen nga shtëpitë e tyre.

“Po shpërngulem bashkë me fëmijët. Ikëm nga vdekja! Unë dhe familja ime jemi zhvendosur gati dhjetë herë që nga fillimi luftës. Kemi duruar shumë vuajtje,” tregon një grua me lot në sy.

Evakuimi i tyre erdhi pas një urdhri nga ushtria izraelite, banorëve iu tha të shpërngulen në Al-Mawasi, një qytet bregdetar pranë qytetit të Khan Younis, që grupet e ndihmës thonë se nuk është i përshtatshëm për banim. Ndërkaq Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë deklaruar se kanë kontroll operacional në anën e kalimit të Gazës në Rafah.

Kishte shpresa se ofensiva e Rafahut nuk do të vazhdonte pasi Hamasi pranoi një propozim për armëpushim të hënën, por ky propozim u rrëzua pasi Izraeli tha se kushtet e armëpushimit ishin larg kërkesave të nevojshme dhe se do të vazhdonte të ushtronte presion ushtarak mbi grupin militant.

Zhvendosja e 100 mijë palestinezëve vjen pasi Hamasi tha se lëvizja e ushtrisë izraelite në Rafah përbënte një katastrofë humanitare, një kërcënim të drejtpërdrejtë për më shumë se 1.5 milionë palestinezë të zhvendosur.

Lufta aktuale filloi më 7 tetor kur militantët e Hamasit vranë më shumë se 1200 njerëz në jug të Izraelit dhe morën peng më shumë se 200 njerëz.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit

23/09/2026

Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

23/09/2026

“Çfarë na bënë o Zot”, dalin komunikimet mes Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit: Do takoj kryeministrin, do përfundojmë keq shpirt…

23/09/2026

SPAK lëshoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, vetëdorëzohet Vlora Hyseni

23/09/2026

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit
  • Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.