AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Ngjarja në Shkodër, Spiropali: Dhuna ndaj grave duhet të ndalet me çdo kusht

by SHT Media
05/05/2024
in Kronikë
6
0
Policia rrëzon raportimet në media: 9-vjeçarja nuk është dhunuar para se të mbytej!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali u shpreh sot thellësisht e tronditur nga ngjarja e dhimbshme në Shkodër.

Një vajzë nëntëvjeçare u gjet pa jetë sot në ujërat e Bunës, ndërsa nëna e saj dhe dy fëmijët e tjerë rezultojnë ende të zhdukur. Policia njoftoi se ka arrestuar babanë e fëmijëve për dhunë në familje që dyshohet se ka shkaktuar vetëvrasjen e gruas dhe fëmijëve.

“Pafundësisht e trishtuar për humbjen e katër jetëve të pafajshme në ujërat e Bunës. Tre ëngjëjt dhe nëna e tyre kanë humbur jetën në mënyrën më makabre. Dyshimet janë se dhuna e bashkëshortit dhe babait të familjes i ka çuar drejt vdekjes”, u shpreh Spiropali e cila është edhe drejtuese politike e PS-së për qarkun e Shkodrës.

Sipas saj, fenomeni i tmerrshëm i dhunës ndaj grave që plagos shoqërinë dhe shtetin tonë, duhet të ndalet me çdo kusht dhe me çdo çmim.

“Lufta ndaj kësaj dhune që merr dhe sakaton jetë grash dhe fëmijësh, duhet të ngrihet në nivelin e emergjencës kombëtare. Duhet të zgjohemi të gjithë si njerëz, si shoqëri e si shtet”, u shpreh Spiropali.

“Të çohemi të gjithë kundër këtij fenomeni primitiv, sepse secila jetë është e çmuar dhe nuk mund t’i dorëzohet dhunës së verbër.

Organet ligjzbatuese dhe sistemi i drejtësisë duhet të jenë vigjilentë dhe të pamëshirshëm ndaj çdo sinjali, informacioni, denoncimi apo gjykimi për raste të tilla”, tha ajo.

“Drita e diellit nuk duhet të jetë privilegj për ata që dritën e jetës ua heqin çdo ditë viktimave të tyre”, vijoi Spiropali.

“Sistemi ynë arsimor, media, politika, të gjithë duhet të bejnë më shumë për të ruajtur dhe lartësuar dinjitetin e grave, dhe jo të lejojnë të trajtohen lehtësisht si njerëz të dorës së dytë me gjuhë diskriminuese e seksiste, që brymos patriarkalizmin e sëmurë që ushqen dhunën.

U prehshin në paqe katër shpirtrat e pafajshëm”, përfundoi Spiropali.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit

23/09/2026

Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

23/09/2026

“Çfarë na bënë o Zot”, dalin komunikimet mes Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit: Do takoj kryeministrin, do përfundojmë keq shpirt…

23/09/2026

SPAK lëshoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, vetëdorëzohet Vlora Hyseni

23/09/2026

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • SPAK e la në “arrest shtëpie”/ Prapaskenat e kthimit nga Azerbajxhani në Kosovë pastaj në Shqipëri të ish-kreut të SHISH, përgjimet e komunikimit në telefon mes Vlora Hysenit dhe Agasit
  • Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.