• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Në burg për inceneratorin e Tiranës. Koka, Tusha e të tjerët kërkojnë lirinë në Gjykatën e Lartë

01/05/2024
in Kronikë
Ankimi i Lefter Kokës në Kushtetuese për procedurat e vendimit të Gjykatës së Lartë në 2023-in, ja kur pritet të mbahet seanca

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-zyrtarët e tjerë të arrestuar me kërkesë të SPAK për llogari të hetimit të inceneratorit të Tiranës kërkojnë lirinë në Gjykatën e Lartë.

Pasi dështuan në Apel në ditët e fundit të vitit të shkuar, ata kanë trokitur në shkallën e tretë, ku kërkojnë ndryshim të masës së sigurisë “arrest në burg”.

Rekursi i tyre është regjistruar në Gjykatën e Lartë, ku pritet të shqyrtohet më 9 maj nga një Kolegj Penal me relator gjyqtarin Ilir Panda.

Për hetimin e SPAK mbi inceneratorin e Tiranës Gjykata e Posaçme ka lëshuar 15 masa sigurie. Gjashtë prej tyre, mes të cilëve edhe Lefter Koka e Alqi Bllako, që vuajnë aktualisht dënime me burg për aferat e tjera të inceneratorëve, Taulant Tushe, ish-drejtori i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, Bledar Karoli, ish-përgjegjës i prokurimeve në Ministrinë e Mjedisit e Namin Simixhiu, anëtar i dhënies së koncesionit, po hetohen në “arrest në burg” për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

E njëjta masë sigurisë është dhënë në mungesë edhe për biznesmenët e inceneratorëve Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, të cilët akuzohen për “korrupsion” e “mashtrim” e “pastrim parash”. Ndërsa të dyshuarit e tjerë të deritanishëm të çështjes po hetohen në “arrest në shtëpi”.

Veprimi më i fundit hetimor i SPAK për aferën e inceneratorit të Tiranës ishte marrja në pyetje e kryebashkiakut të kryeqytetit, Erion Veliaj. I thirrur nga prokurori i çështjes Dritan Prençi, Veliaj dha shpjegime për 7 orë para dy agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit./m.j

Më të lexuarat

  • Sara nxjerr foton, dhuratat unike që mori nga Eriku për ditëlindje

    Sara nxjerr foton, dhuratat unike që mori nga Eriku për ditëlindje

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Mos na e shisni si rinovim!”, Shehi-Berishës për kryesinë e re: Protestuesit duan të ndryshojnë ligjin e 2008-ës që votove me Ramën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arrestohet Roland Sula, personi që goditi gazetarin Ilir Demalia

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gaz Paja: Si u bëra investitor strategjik

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U shfaq si protestues, deputetja socialiste për Paulin Lulin: PS të dha çdo mundësi, ku e gjen legjitimitetin të bërtasësh në bulevard, ‘Rama ik’?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si ra Donald Trump në grackën e “sheikëve” të Ballkanit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protestuesve u soset durimi, kërcënojnë Ramën me fatin e Enver Hoxhës: Dorëzohu ose rrëzohu!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Qeveria i jep “Osmanit” 88.5 hektarë falas në Vlorë për Zonë Ekonomike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Publikohet lista e kandidateve gra për Këshillin Kombëtar të PD-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kurthi i Moskës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!