AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Vrasja me thikë në zemër e Aurelio Dervishit në Tiranë, Apeli lë në burg 4 të miturit

by SHT Media
30/04/2024
in Kronikë
6
0
Vrasja me thikë në zemër e Aurelio Dervishit në Tiranë, Apeli lë në burg 4 të miturit
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Apelit ka lënë në burg 4 të arrestuarit për vrasjen e Aurelio Dervishit në Tiranë. Ky i fundit u vra te rrethrrotullimi i Shkozës pas një sherri mes 2 grupe të rinjsh mbrëmjen e 31 marsit, rreth orës 21:50.

Aurelio Dervishi, i cili nga përplasja fizike me thika, ka mbetur fillimisht i plagosur rëndë, ndërroi jetë rrugës për në spital. Sipas policisë të rinjtë ishin me dy makina, të paktën nga tre të rinj në të dyja grupet. Aurelio Dervishi ishte pasagjer në njërin prej mjeteve.

Pas një konflikti të çastit mes tyre, ata kanë zbritur nga mjetet dhe janë përleshur me thika mes tyre. Njeri nga 4 agresorët nxori thikën dhe godet direkt në zemrën e Aureljos, i cili humbi jetën rrugës për në spital.

Autorët me shpejtësi u larguan nga vendi i ngjarjes, përmes Unazës Lindore të Tiranës, në drejtim të Farkës. Ata u kapën mëngjesin e 1 prillit, në zonë e Farkës.

“Referuar interesimit të medias, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Policia gjyqësore, ka referuar se më datë 31.03.2024, rreth orës 21:45, pranë pastiçeri “Tito”, afër maternitetit “Koço Glozheni” në Tiranë, ka ndodhur një konflikt midis dy grupe të rinjsh. Si pasojë e këtij konflikti fizik midis tyre, ka ndërruar jetë shtetasi me iniciale A. D, i cili është qëlluar me mjet prerëse.

 Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale F. Sh, si dhe ndaj të miturve në konflikt me ligjin shtetasve me iniciale Sh. H, B. Sh dhe I. I, të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes së kryer në bashkëpunim”, të parashikuar nga nenet 76-25 të Kodi Penal.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin nr. 869 Regj.Them, datë 04.04.2024, ka vendosur:

1. Pranimin e kërkesave.

2. Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë, ndaj të miturit në konflikt me ligjin Sh. H.

3. Caktimin si masë sigurimi personal ndaj të miturit në konflikt me ligjin Sh. H atë të “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale.

4. Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë, ndaj të miturit në konflikt me ligjin B. Sh.

5. Caktimin si masë sigurimi personal ndaj të miturit në konflikt me ligjin B. Sh atë të “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale.

6. Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë, ndaj të riut në konflikt me ligjin F. Sh.

7. Caktimin si masë sigurimi personal ndaj të riut në konflikt me ligjin F. Sh atë ti “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale.

8. Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë, ndaj të miturit në konflikt me ligjin I. I.

9. Caktimin si masë sigurimi personal ndaj të riut në konflikt me ligjin I. I atë ti “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimeve të bëra:

– Nga personi nën hetimi i mitur në konflikt me ligjin  me iniciale B. Sh, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, zëvendësimin e masës së sigurimi personal me një masë tjetër sigurimi më të butë, si ajo e “arrestit në shtëpi” ose “detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

– Nga personi nën hetim  i mitur në konflikt me ligjin me iniciale I. I, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, caktimin e një masë sigurimi më të butë, si ajo e “detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ose “vendosja e të miturit në mbikëqyrje”.

– Nga personi nën hetimi me iniciale F. Sh, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, zëvendësimin e masës së sigurimi personal me një masë tjetër sigurimi më të butë, si ajo e “arrestit në shtëpi” ose “detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

– Nga personi nën hetimi i mitur në konflikt me ligjin  me iniciale B. Sh, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, në lidhje me masën e  sigurimi  duke caktuar si masë sigurimi atë të “arrestit në shtëpi” ose “detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Në përfundim të gjykimit, më datë 29.04.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Alma Ahmeti, vendosi:

Miratimin e vendimit Nr. 869 akti, datë 04.04.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

/a.r

 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine
  • Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.