• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Opinion

I plagosuri i vërtetë është shteti shqiptar

27/04/2024
in Opinion
Seanca për Veriun e Kosovën, sherri për kullat e veriorëve në Tiranë

Nga Mero Baze

Shtypi ka publikuar me pesë muaj vonesë një ngjarje e cila ngre pikëpyetje të forta për integritetin e zyrtarëve të lartë të shtetit shqiptar. Burri i ministres Delina Ibrahimi është konfrontuar fizikisht me drejtorin e një Agjencie në varësi të gruas së tij, pasi e ka thirrur t’i shkojë tek biznesi i vet për t’u “sqaruar”.

Nuk po i hyj shumë detajeve të mjetit prerës, as të mbylljes së çështjes nga drejtësia, por ajo që mbetet hapur është integriteti i atyre që qeverisin.

Nuk do kisha reaguar po të mos lexoja arsyetimin e Delina Ibrahimit, e cila e trajton çështjen sikur ish- zyrtari i saj i paska shkuar tek biznesi i burrit per sherr dhe lë të kuptojë që nuk e ka thirrur burri i vet.

Në fakt e ka thirrur burri i vet, dhe një burrë ministreje që thërret zyrtarët e saj në takime informale, janë një problem i madh për qeverinë dhe qeverisjen.

Së dyti, ajo që është dhe më e rëndë në deklarimin e saj, është fakti që ajo thotë se nuk e ka hequr nga drejtor, as ajo, as pasardhësi i saj për disa muaj.

Tani nëse ky drejtori i Agjencisë së Trajtimit të Kredive, ka shkuar vet tek biznesi i burrit të ministres dhe janë përleshur fizikisht, atëherë minimalisht duhej shkarkuar nga detyra atë ditë dhe të çohej para drejtësisë.

Fakti që e kanë marrë me të mirë derisa kanë mbyllur çështjen dhe pastaj e kanë hedhur në rrugë, është dëshmi e plotë e faktit që burri i ministres është përgjegjës në atë konflikt dhe pavarësisht shkallës së lëndimit fizik, ai ka cenuar rëndë integritetin e administratës shqiptare.

Ato që zonja Ibrahimi i përmend si argumente pro saj, në fakt janë kundër saj. Në momentin që ka ndodhur konflikti ajo duhet t’ia kishte raportuar atë qeverisë dhe duhet të sillej si ministre, dhe jo si gruaja e njërit që bën sherr rrugëve. Ose shkarkonte zyrtarin në varësi, ose merrte përgjegjësinë për aktin e burrit të saj.

Kjo historia që nuk e paska hequr nga puna, është shumë e rëndë.

Akoma dhe më e rëndë fakti që burri i saj thërret ish- zyrtarët në takime për t’u “sqaruar” si i forti i lagjes. Shkëlzen Berisha ka pas zyrë private në pushtet, ku thërriste njerëzit e shtetit dhe u jepte detyra. Tani është e tepërt të kemi burra ministresh që të japin dhe dru, ose poste.

Të tjerat nuk kanë ka rëndësi, nëse e ka qëlluar me thikë, nëse nuk e ka zënë thika, apo janë rrahur me grushte.

Nuk di sa është lënduar viktima e burrit të ministres apo vet burri i ministres nga ai banalitet, por shteti është dukshëm i plagosur.

Më të lexuarat

  • Atentat në Sarandë, ekzekutohet me plumb në kokë pronari i një karburanti (EMRI)

    Atentat në Sarandë, ekzekutohet me plumb në kokë pronari i një karburanti (EMRI)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Lufta në Lindjen e Mesme, SHBA dhe Irani po shkojnë drejt një marrëveshjeje afatshkurtër për t’i dhënë fund luftimeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Do kishte kushtuar shumë më shumë”/ Andi Shehi zbulon shifrën marramendëse që i kushtoi dasma

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Protesta e PD, policia nis që sot planin e masave, rrugët ku nuk do lejohet kalimi dhe parkimi i makinave

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Fund varfërisë ekstreme”, Berisha me pensionistët: Do vendosim minimumin jetik 200 $

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • EMRAT/ Vrasja mafioze e Jorgos Moskouris, arrestohen katër persona, mes tyre dy shqiptarë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Mbrojti nderin”/ Adioni i “Ferma VIP” reagon sërish në rrjete sociale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sarkozy nuk do të mbajë më “byzylykun elektronik”, gjykata i zbut masën e dënimit ish-presidentit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SHBA dhe Irani përballë negociatave vendimtare! A ka rrezik për rikthim të konfliktit?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë paralajmëron qytetarët: Kujdes nga SMS-të mashtruese për “gjoba” dhe pagesa false

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!