• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

FOTO/ Ish-prostituta e martuar me kontin britanik, pagoi të vëllanë 100,000 paundë për ta vrarë kur i kërkoi divorcin

24/04/2024
in Botë
FOTO/ Ish-prostituta e martuar me kontin britanik, pagoi të vëllanë 100,000 paundë për ta vrarë kur i kërkoi divorcin

E veja e kontit britanik ‘Earl of Shaftesbury’ e cila kishte paguar të vëllanë 100,000 për ta vrarë kur burri i kishte kërkuar divorcin, thotë tashmë e penduar se “vrasja ka shkatërruar dhe jetën e saj”.

Jamila Ben M’Barek, një ish-eskortë luksi që u njoh me burrin e saj Anthony Ashley-Cooper kur ai e pajtoi si prostitutë për një natë, i ka kërkuar ndjesë familjes së të ndjerit duke pranuar se ajo dhe i vëllai hartuan panin e vrasjes.

Duke folur në një dokumentar në rrjetin britanik Channel 5 pasi u lirua nga nëntë vite burg, ajo pohonte se burri i saj “ishte shumë bujar”.

Ndërkohë i vëllai Mohammed vijon të kryejë dënimin e tij me 25-vjet prapa hekurave.

Gjatë martesës së tyre dy-vjecare M’Barek jetonte një jetë luksi në pronat e mëdha të kontit në jug të Francës dhe mund të kishte trashëguar deri në 4 milionë paundë prej tij.

Por pas disa trazirave bashkëshortore burri iu rikthye zakonit të eskortave me telefon, dhe rrjedhimisht i kërkoi divorcin në 2004.

Por në nëntor të atij viti teksa konti dilte nga një bar Cannes në jug të Francës, u zhduk pa lënë asnjë gjurmë.

Trupi i tij i dekompozuar u gjet pesë muaj më vonë në një humnerë në periferi të qytetit dhe Jamila e Mohammed u arrestuan për vrasjen.

Dyshja u dënua secili me 25 vjet burg në 2007 për vrasjen e aristokratit 66-vjeçar, por dënimi i Jamila u reduktua në apel dhe pas nëntë vitesh burg ish-prostituta u lirua.

Ajo tashmë foli në një dokumentar ku shprehte pendesë për vrasjen por vijonte të mbronte se Mohammed kishte vrarë burrin e saj “për vetëmbrojtje”.

“Më vjen keq për familjen e tij sepse Anthony ishte një personi dashur e bujar, jam penduar për atë që ndodhi. Sigurisht që kjo shkatërroi dhe jetën time”, thotë ajo mes të tjerash.

Çifti ishin njohur në 2002 kur Anthony, i martuar dy herë më parë me Bianca de Paolis e Christina Montan me të cilën ka dy djem, rezervoi gruan e tij të ardhshme si ‘eskortë’ për mbrëmjen.

Në dokumenar Jamila tregon sesi romanca e stilit ‘Pretty Woman’ fillimisht lulëzoi por shpejt burri i saj iu rikthye zakoneve të vjetra të alkoolit, drogave dhe femrave të shumta.

Gruaja tregon sesi ata nisën të jetonin jetë të ndara në shtëpi por abuzimet e tij me alkoolin dolën jashtë kontrolli dhe më pas ajo duhet të kujdesej për të 24 orë në ditë.

Martesa po shkonte drejt fundit dhe në 2004 burri tha se kërkonte divorcin dhe gruaja e kishte paralajmëruar duke i thënë: “Do pendohesh për këtë”.

Pro në lidhje me vrasjen Jamila thotë se ishte një aksident kur Mohammed e vrau pasi ata ishin përfshirë në një përleshje me njëri-tjetrin.

Jamila ankohej gjithashtu se në gjyq nuk kishte drejtësi pasi zyrtarët nuk besonin versionin e vëllait të saj.

Prova kryesore e gjyqit ishte një regjistrim i policisë ku ajo i thoshte të vëllait se e kishte paguar 100,000 paundë para vrasjes.

Por Jamila refuzonte këtë duke thënë se regjistrimi ishte në arabisht dhe përkthimi i interpretuar nuk ishte i saktë. “Unë i kam dhënë vëllait tim më shumë se £100,000 gjatë viteve por jo për vrasjen e Anthony”, mbrohej gruaja.

Tashmë e lirë, Jamila mburret se mban titullin ‘Konteshë” në rrjetet sociale edhe pse familjarët e të ndjerit përpiqen t’i heqin të drjetën.

Vitin e kaluar ajo tha: ‘Nick (i biri i viktimës) po përpiqet të më heqë titullin por do ta çoj në gjyq dhe do të fitoj, unë jam konteshë, në i pëlqeftë atij apo jo”./DailyMail/

Më të lexuarat

  • ‘Jam hedhur një herë nga pallati’/ Influencerja akuzon 3 deputete të PS se po e nxisin të hidhet sërish për shkak të mbështetjes së protestës

    ‘Jam hedhur një herë nga pallati’/ Influencerja akuzon 3 deputete të PS se po e nxisin të hidhet sërish për shkak të mbështetjes së protestës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bomba e Evi Kokalarit/ Tregon me emra njerëzit e Iranit në protestë: Nga Kanadaja, deri tek lidhjet në Tiranë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • VIDEO/ Plas sherri në Parlamentin e Gjeorgjisë, deputetët rrihen me grushte

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Vuçiç i dorëzuar, paralajmëron dorëheqjen pas valës së protestave: Këto janë ditët e fundit si president

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Janë të dy kokëfortë”, motra e Mateos tregon se si ai përjetoi e ndarjen nga Brikena

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge….

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ikballe Huduti non grata”! Ministri Lamallari zbulon detaje pse u mor vendimi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Përdori dokumente flase për të fituar tendera, gjykata i heq pas 8 ditësh përjashtimin firmës REJ të familjes Kapri!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ben Tigri tjetër intervistë nga kazinoja e Zvicrës me Çim Pekën, do ‘trondisin’ Edi Ramën nga ruleta

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “PD dhe Berisha më kanë mua borxh”, Spaho i përgjigjet analistit: Nuk bëhem raja për parti, dinjitetin e vë mbi ideologjinë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!