AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

LSDM & VMRO refuzojnë kushtin e BDI për presidentin

by SHT Media
16/04/2024
in Botë
6
0
LSDM & VMRO refuzojnë kushtin e BDI për presidentin
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partitë politike në Maqedoninë e Veriut tani që ndodhen në mesin e fushatës për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, kanë aktualizuar çështjen e zgjedhjes së kreut të shtetit përmes Parlamentit, pas përfundimit të mandatit të presidentit të ri që do të zgjidhet në raundin e dytë më 8 maj.

Debati është ndezur nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) që është pjesë e Qeverisë aktuale, e cila doli me ofertën drejtuar dy partive maqedonase, që nëse duan votat e kandidatit të saj për president, Bujar Osmani, në raundin e dytë të zgjedhjeve, të pranojnë kërkesën e këtij subjekti që presidenti në të ardhmen të zgjidhet nga Kuvendi.

Por, kjo kërkesë është refuzuar në mënyrë kategorike si nga Partia Social Demokrate (LSDM) e ish-kryeministrit Dimitar Kovaçevski, ashtu edhe nga VMRO DPMNE-ja e pretendentit për kryeministër të ri, Hristijan Mickovski.

Bazuar në të gjitha ciklet e deritanishme zgjedhore, në raundin e dytë çdoherë kanë kaluar kandidatët e dy partive maqedonase, LSDM dhe VMRO, por votat e partive shqiptare në vazhdimësi kanë përcaktuar fituesin. Kjo ndodhi edhe në zgjedhjet e fundit presidenciale që u mbajtën më 2019.

Atëbotë, në raundin e parë kandidatja e VMRO DPMNE-së kishte fituara më shumë vota se kandidati i LSDM-së, por në raundin e dytë, kandidati socialdemokrat, që tani është president, Stevo Pandarovski, u zgjodh në krye të shtetit pas mbështetjen që mori nga elektorati shqiptar.

BDI-ja konsideron se në raundit e dytë do të jetë përcaktues në zgjedhjen e presidentit, andej edhe doli me kushtin që votat e Bujar Osmanit do t’i ketë ajo parti që mbështet zgjedhjet e presidentit në Parlament. Kjo parti që drejtohet nga Ali Ahmeti, beson se në të ardhmen e afërt, presidenti i shtetit do të jetë një shqiptar, njëjtë sikur që tani është kryeministri shqiptar, apo sikur që ishte edhe kryetari i Kuvendit.

“Ne propozojmë zgjedhjen e presidentit në Kuvend me shumicë të Badenterit [më shumicën edhe të votave të deputetëve që nuk janë shumicë]. Ky do të jetë kushti për partitë tjera për koalicion në rrethin e dytë të zgjedhjeve, apo për votat tona nëse kandidati jonë Bujar Osmani nuk kalon në raundin e dytë. Ato [LSDM dhe VMRO DPMNE] nuk pranonin edhe kryeministrin shqiptar, por të dyja e pranuan më pas. Presim që edhe për presidentit të kemi bisedime”, ka deklaruar zëvendëskryeministri nga radhët e BDI-së, Artan Grubi, për televizionin Sitel.

Por, Lidhja Social Demokrate një kërkesë të tillë e ka quajtur “kthim pas në zhvillimin e demokracisë”.

“Proceset nuk duhet të kthehen pas. Përkundrazi, ne duhet të angazhohemi edhe më shumë për demokratizimin e shoqërisë. Presidenti po zgjidhet dhe do të zgjidhet në zgjedhje të drejtpërdrejta në të cilat qytetarët janë ata të cilët vendosin se në kë kanë besim dhe cilin do të zgjedhin president”, deklaroi zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski.

Kandidatja aktuale për presidente nga VMRO DPMNE-ja, Gordana Siljanovska-Davkova, tha se kushti i BDI-së i ngjan periudhës së “komunizmit”, kur, sipas saj, partia caktonte kush në cilin post do të zgjidhej. Ajo tha se legjitimiteti i presidentit duhet të “burojë” nga qytetarët.

“Unë jam kundër. Jam kundër pasi së pari një zgjidhje e tillë më rikthen në komunizëm, kur partia vendoste se kush në cilin vend do të ishte. Qytetarët kanë nevojë që vet të zgjedhin presidentin e shtetit, njëjtë sikur edhe kryetarët e komunave. Nëse presidenti zgjidhet në Kuvend, ne përballemi me rrezikun serioz që i gjithë pushteti të jetë i përqendruar në një vend. Legjitimiteti i presidentit duhet të vijë nga qytetarët dhe kjo është zgjidhja më e mirë për demokracinë”, tha ajo.

Edhe opozita e bashkuar shqiptare kërkon që presidenti të zgjidhet përmes Kuvendit. Ajo gjithashtu ka propozuar që krahas presidentit të zgjidhet edhe një nënpresident, i cili do t’i takonte njëri nga dy komuniteteve më të madhe, shqiptarëve apo maqedonasve, varësisht se kush do të caktohej në krye të shtetit.

Presidenti në Maqedoninë e Veriut ka kompetenca të kufizuara. Ai është komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura, dekreton mandatarin për formimin e Qeverisë, emëron dhe shkarkon me dekret ambasadorët, pranon letra kredencialet dhe letrat e revokimit të përfaqësuesve të huaj diplomatikë, propozon dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese si dhe dy anëtarë të Këshillit Gjyqësor, propozon Guvernatorin e Bankës Popullore, cakton disa drejtues në postet e sigurisë, ka të drejtën e faljes në përputhje me dispozitat ligjor si dhe kryen funksione të tjera të përcaktuara me Kushtetutën maqedonase./REL

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

18/09/2026

Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

18/09/2026

“Berishën e ka marrë malli për mua”, Sula: Ja çfarë bisedoj në orët e vona me Edi Ramën

18/09/2026

Izraeli drejt zgjedhjeve, sondazhi i fundit sjell lajme të këqija për Benjamin Netanyahun! Ish-shefi i Ushtrisë del përpara në garën për kryeministër

18/09/2026

“S’ka nevojë për një gjykatë në Holandë që të marrë vendime për Kosovën”, Grenell kritikon vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

18/09/2026

“U përndoqa dhe u fyeva”/ Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: 730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim

17/09/2026

Nga torturat te vrasja e 96 personave/ Pse i dënoi Haga katër ish-krerët e UÇK-së

17/09/2026

Sa kushtoi vizita në SHBA? Berisha e pranon hapur, viza u sigurua falë milionave

17/09/2026

Doktor Mziu dyqan rrobash te Rruga e Kosovarëve dhe biznes shit-blerje pronash, dërgesa parash të dyshimta nga Anglia dhe Greqia, vilë me ‘punë krahu’

17/09/2026

Çoi padashje një video pornografike në një bisedë me shoqet, si u zbulua abuzimi i 12-vjeçares në Tiranë. Hetuesit u tronditën nga pamjet

17/09/2026

Korreshi ironizon Qeverinë: Ne nga fshati jemi akoma te parmenda, ju po na çoni te inteligjenca artificiale! Patronazhistët dinë nëse i kemi prerë thonjtë apo jo

17/09/2026

Konflikti me Iranin, Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit

17/09/2026

SPAK nis hetimet për ngërçin me pagat e magjistratëve, agjentët e BKH ‘zbarkojnë’ te Ministria e Financave

17/09/2026

Ngjarje e rëndë në Tiranë, tezja dhe djali i hallës përfshijnë 12-vjeçaren në marrëdhënie seksuale

17/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • 25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin
  • Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.