• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Sulmi më dronë dhe raketa ndaj Izraelit, reagon Biden: Nuk do të luftojmë kundër Iranit

14/04/2024
in Botë
Lufta në Gaza| Shtëpia e Bardhë: Biden bisedë telefonike me kryeministrin izraelit

Irani ka filluar sulmin mbi shtetin e Izraelit duke hedhur qindra dronë shpërthyes dhe raketa. Sulmi i drejtpërdrejtë mbi territorin e Izraelit ishte paralajmëruar nga Irani disa ditë më parë, si një hakmarrje ndaj goditjes së konsullatës Iraniane në Damask, në të cilën mbeti i vrarë edhe një gjeneral i rëndësishëm i Gardës Revolucionare të Iranit. Sirenat e luftës u dëgjuan në të gjithë Izraelin duke krijuar frikë te banorët vendas.

Autoritetet thanë se një vajzë 7-vjeçare është plagosur rëndë. Forcat izraelite dhe ato aleate arritën të rrëzonin “shumicën dërrmuese” të qindra dronëve dhe raketave të lëshuara nga Irani. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi pas sulmit se Izraeli arriti të neutralizonte raketat e Iranit.

Sakaq, presidenti i SHBA Joe Biden, foli me telefon me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, por burime për CNN bëjnë me dije se Biden ka paralajmëruar Netanyahun për të mos kryer asnjë kundërpërgjigje ndaj Iranit. Biden i ka bërë të ditur Netanyahut se SHBA nuk do të marrë pjesë në asnjë operacion sulmues kundër Iranit.

Udhëheqësit e BE-së dënuan sulmin hakmarrës nga Irani ndaj Izraelit, mes frikës në rritje për një përshkallëzim të madh në konfliktin në Lindjen e Mesme. Hapësira ajrore izraelite u rihap në orën 7:30 me orën lokale të së dielës. Kjo u bë e ditur nga Autoriteti i Aeroportit të Izraelit, duke shpjeguar se orari i fluturimeve në aeroportin Ben-Gurion do të ndryshojë shpesh herë.

Nga ana e tij, Irani e ka quajtur misionin e përmbushur duke e cilësuar një çështje të përfunduar. Misioni i Iranit në Kombet e Bashkuara tha se sulmi ndaj Izraelit “mund të konsiderohet i realizuar”. Iranianët u mblodhën në kryeqytetin e Teheranit për të mbështetur sulmet ndaj Izraelit. Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një takim urgjent lidhur me sulmin e paprecedentë të Iranit ndaj Izraelit, tha presidenti i këtij institucioni.

/a.r

Më të lexuarat

  • ‘Jam hedhur një herë nga pallati’/ Influencerja akuzon 3 deputete të PS se po e nxisin të hidhet sërish për shkak të mbështetjes së protestës

    ‘Jam hedhur një herë nga pallati’/ Influencerja akuzon 3 deputete të PS se po e nxisin të hidhet sërish për shkak të mbështetjes së protestës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bomba e Evi Kokalarit/ Tregon me emra njerëzit e Iranit në protestë: Nga Kanadaja, deri tek lidhjet në Tiranë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • VIDEO/ Plas sherri në Parlamentin e Gjeorgjisë, deputetët rrihen me grushte

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Vuçiç i dorëzuar, paralajmëron dorëheqjen pas valës së protestave: Këto janë ditët e fundit si president

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Janë të dy kokëfortë”, motra e Mateos tregon se si ai përjetoi e ndarjen nga Brikena

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge….

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ikballe Huduti non grata”! Ministri Lamallari zbulon detaje pse u mor vendimi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Përdori dokumente flase për të fituar tendera, gjykata i heq pas 8 ditësh përjashtimin firmës REJ të familjes Kapri!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ben Tigri tjetër intervistë nga kazinoja e Zvicrës me Çim Pekën, do ‘trondisin’ Edi Ramën nga ruleta

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “PD dhe Berisha më kanë mua borxh”, Spaho i përgjigjet analistit: Nuk bëhem raja për parti, dinjitetin e vë mbi ideologjinë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!