AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Betohen oficerët e rinj, Balla: Objektivi kryesor, ta bëjmë Policinë institucionin më të besuar në vend

by SHT Media
13/04/2024
in Politikë
6
0
Betohen oficerët e rinj, Balla: Objektivi kryesor, ta bëjmë Policinë institucionin më të besuar në vend
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Brendshëm Taulant Balla u ka uruar suksese 96 studentëve të diplomuar në programin “Bachelor” nga Fakulteti i Sigurisë dhe Hetimit, si dhe 31 ekspertëve të Policisë për funksione të veçanta, gjatë një ceremonie të zhvilluar në Akademinë e Sigurisë. Në të morën pjesë edhe deputetë të Komisionit të Sigurisë, Drejtori i Përgjithshëm  i DPPSH, pedagogë, përfaqësues të misioneve të asistencës së vendeve partnere, familjarë të studentëve e të ftuar të tjerë.

Gjatë fjalës së përshëndetjes, Ministri theksoi se “synimi është ta vendosim Policinë e Shtetit në krye të institucioneve më të besueshme. Për mua objektivi është që Policinë e Shtetit të jetë institucioni më i besuar në vend.”

Më tej ai nënvizoi se “sondazhet publike tregojnë një rritje të mbështetjes te policia. Kjo vjen edhe për shkak të suksesit të disa prej operacioneve kombëtare të ndërmarra nga Policia e Shtetit, si “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”. Policia e Shtetit ka treguar dhe vazhdon të tregojë, me rezultate, me operacione konkrete, se është një partner i besueshëm, së pari për qytetarët e po ashtu për agjencitë ligjzbatuese vendase dhe të huaja.”

Duke folur rreth sfidave që mund të ndeshin punonjësit e rinj në radhët e Policisë së Shtetit, Ministri Balla theksoi fort ruajtjen e integritetit njerëzor e profesional dhe mposhtjen e tundimit për t’iu nënshtruar paligjshmërisë.

“Ata punonjës të Policisë së Shtetit që bëhen mburojë apo i ofrojnë mbështetje krimit dhe paligjshmërisë së çdo lloji, i kanë ditët dhe orët të numëruara. Ata nuk përfaqësojnë Policinë e Shtetit dhe do japin llogari pa shumë vonesë përpara drejtësisë. Është në interesin publik dhe të Policisë së Shtetit që rruga e këtyre elementëve të ndahet sa më parë, njëherë e përgjithmonë nga rruga e Policisë së Shtetit. Ne kemi nisur një proces të thellë të vetëpastrimit të policisë për të pasur qoftë në drejtim, por edhe në rolin bazë, jo vetëm punonjësit më profesionistë, por ata më më shumë integritet. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit komunikoi rezultatin e një operacioni tjetër të suksesshëm, ndoshta më i madhi në natyrën e vet zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri, ku falë punës hetimore të Policisë së Shtetit, jo vetëm që është goditur një grup i strukturuar kriminal me veprimtari brenda por edhe jashtë Shqipërisë, por si çdo rast, janë goditur edhe ata që nga brenda Policisë së Shtetit i shërbejnë krimit,” u shpreh Balla.

Ai më tej u vuri në dukje se “reformimi dhe vetëpastrimi i brendshëm, investimet në teknologji e infrastrukturë, angazhimi i qeverisë dhe Kryeministrit Rama, për të mbështetur rritjen e pagave në mënyrë të ndjeshme, duke filluar nga 1 korriku, janë hapa të rëndësishëm në synimin tonë për të pasur një shërbim policor për Shqipërinë, kampione të Ballkanit, edhe sa i përket sigurisë publike.”

Në fund të fjalës së tij, Ministri i Brendshëm u bëri një apel të oficerëve të rinj që të mos tradhtojnë gjakun e dëshmorëve të policisë dhe idealet e parimet drejtuese të organizatës.

“Ju ftoj të mos i tradhtoni kurrë idealet dhe parimet që udhëheqin dhe, edhe nëse mjedisi përreth mund t’ju tundojë për të bërë të kundërtën. Ju ftoj të mos i tradhtoni kurrë dëshmorët e Policisë së Shtetit dhe gjakun e tyre dhe t’ju them se forca nuk vjen nga aftësitë fizike por ajo vjen nga vullneti i pamposhtur. Uroj që të udhëhiqeni përherë nga parimet e ligjshmërisë, integritetit, të respektit për uniformën, për qytetarët, në detyrën tuaj. Të ndërgjegjshëm mbi ndikimin dhe rëndësinë që veprimet tuaja si punonjës të Policisë së Shtetit do të ketë mbi dhe për jetën e atyre që u shërbeni dhe për imazhin e organizatës,” theksoi ndër të tjera Ministri Balla.

Drejtori i Përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku në fjalën e tij siguroi oficerët e rinj për mjedisin e ngrohtë shoqëror e profesional në gjirin e Policisë së Shtetit “shpreh kënaqësinë për nivelit në rritje të interesit të të rinjve tanë për t’iu bashkuar familjes sonë, dhe në frymën e ligjit të ri të Policisë së Shtetit që pritet të miratohet se shpejti do të jenë të mirëpritur në gjirin tonë, ku do të gjejnë gjithë ngrohtësinë shoqërore dhe profesionale që organizata jonë ofron për çdo koleg të ri!”

Oficerëve të rinj të diplomuar nga programi “Bachelor”, u jepet menjëherë grada nënkomisar dhe pasi të marrin emërimet e reja, pritet të kontribuojnë cilësisht në parandalimin dhe luftën kundër krimit.

Specialistët e fushave të veçanta si kimi, biologji, IT, – 31 gjithsej, –  do të shërbejnë në funksione specifike dhe shumë rë rëndësishme për rendin dhe sigurinë.

Në fund të ceremonisë, u shqiptua formula e betimit për të gjithë të rinjtë që tashmë janë pjesë integrale e Policisë së Shtetit, e cila është akti formal i përkushtimit ndaj uniformës, ligjit dhe në shërbim të qytetarëve.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

18/09/2026

Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

18/09/2026

“Berishën e ka marrë malli për mua”, Sula: Ja çfarë bisedoj në orët e vona me Edi Ramën

18/09/2026

Izraeli drejt zgjedhjeve, sondazhi i fundit sjell lajme të këqija për Benjamin Netanyahun! Ish-shefi i Ushtrisë del përpara në garën për kryeministër

18/09/2026

“S’ka nevojë për një gjykatë në Holandë që të marrë vendime për Kosovën”, Grenell kritikon vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

18/09/2026

“U përndoqa dhe u fyeva”/ Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: 730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim

17/09/2026

Nga torturat te vrasja e 96 personave/ Pse i dënoi Haga katër ish-krerët e UÇK-së

17/09/2026

Sa kushtoi vizita në SHBA? Berisha e pranon hapur, viza u sigurua falë milionave

17/09/2026

Doktor Mziu dyqan rrobash te Rruga e Kosovarëve dhe biznes shit-blerje pronash, dërgesa parash të dyshimta nga Anglia dhe Greqia, vilë me ‘punë krahu’

17/09/2026

Çoi padashje një video pornografike në një bisedë me shoqet, si u zbulua abuzimi i 12-vjeçares në Tiranë. Hetuesit u tronditën nga pamjet

17/09/2026

Korreshi ironizon Qeverinë: Ne nga fshati jemi akoma te parmenda, ju po na çoni te inteligjenca artificiale! Patronazhistët dinë nëse i kemi prerë thonjtë apo jo

17/09/2026

Konflikti me Iranin, Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit

17/09/2026

SPAK nis hetimet për ngërçin me pagat e magjistratëve, agjentët e BKH ‘zbarkojnë’ te Ministria e Financave

17/09/2026

Ngjarje e rëndë në Tiranë, tezja dhe djali i hallës përfshijnë 12-vjeçaren në marrëdhënie seksuale

17/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • 25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin
  • Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.