AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Akuzohet se ndërhyri në sistemin TIMS, Ervin Muça paraqitet në gjykatë: Deklarohem i pafajshëm

by SHT Media
12/04/2024
in Kronikë
6
0
Akuzohet se ndërhyri në sistemin TIMS, Ervin Muça paraqitet në gjykatë: Deklarohem i pafajshëm
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i pezulluar nga puna i Departamentit për Teknologjinë dhe Informacionin në Policinë e Shtetit, Ervin Muça ka thënë se akuzat ndaj tij për ndërhyrje në sistemin TIMS janë spekulime mediatike. Teksa është paraqitur në ambientet e gjykatës, Muça është pyetur nga gazetarët në lidhje me rastin, për të cilën ka thënë se është i pafajshëm.

Pyetje: Për çfarë qëllimi i keni përdorur të dhënat e TIMS?

Ervin Muça: E gjitha kjo është një spekulim mediatik, gjykata do ta vërtetojë këtë, deklarohem i pafajshëm. Kam bërë thjesht detyrën. Nuk ka lidhje kodi i punonjëses. Janë të gjitha të bëra sipas procedurës.

Kujtojmë se më 9 Prill, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar arrest shtëpie dhe pezullimin nga detyra për Ervin Muçën. Në një njoftim për mediat, prokuroria tha se Muça akuzohet se ka eksportuar bazën e të dhënave të sistemit TIMS në Policinë e Shtetit. Ndaj tij është ngritur akuza “Hyrje e paautorizuar kompjuterike”.

Muça akuzohet nga prokuroria se më 2 Gusht të vitit të shkuar ka ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar në bazën e të dhënave që ndodhet në godinën e Drejtorisë së Teknologjisë dhe Informacionit, në orët e vona të natës, duke përdorur kodin PIN personal të një punonjësi tjetër jo prezent.

Pikërisht gjatë këtyre verifikimeve, prokuroria e Tiranës thotë se zbuloi se Muça në 2007, “në Itali është raportuar si përgjegjës për veprat penale të dokumenteve false kryer nga persona privatë dhe përdorimin e një akti të rremë”. Po ashtu, ai rezulton se përveç detyrës si Drejtor IT, punonte edhe si këshilltar i jashtëm i Drejtores së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, në kundërshtim me ligjin për Policinë e Shtetit.

Nga veprimet procedurale të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, rezulton se ka dyshime të arsyeshme, se në bazën e të dhënave të Policisë së Shtetit është ndërhyrë në mënyrë të paautorizuar nga Drejtori i Departamentit të Teknologjisë Informacionit dhe shtetas të tjerë.

Kërkesa e prokurorisë u pranua nga Gjykata e Tiranës dhe vendimi i arrestit në shtëpi ndaj Muçës u ekzekutua nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Po gjatë orëve të mbrëmjes, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ai u pezullua menjëherë nga detyra.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

18/09/2026

Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

18/09/2026

“Berishën e ka marrë malli për mua”, Sula: Ja çfarë bisedoj në orët e vona me Edi Ramën

18/09/2026

Izraeli drejt zgjedhjeve, sondazhi i fundit sjell lajme të këqija për Benjamin Netanyahun! Ish-shefi i Ushtrisë del përpara në garën për kryeministër

18/09/2026

“S’ka nevojë për një gjykatë në Holandë që të marrë vendime për Kosovën”, Grenell kritikon vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

18/09/2026

“U përndoqa dhe u fyeva”/ Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: 730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim

17/09/2026

Nga torturat te vrasja e 96 personave/ Pse i dënoi Haga katër ish-krerët e UÇK-së

17/09/2026

Sa kushtoi vizita në SHBA? Berisha e pranon hapur, viza u sigurua falë milionave

17/09/2026

Doktor Mziu dyqan rrobash te Rruga e Kosovarëve dhe biznes shit-blerje pronash, dërgesa parash të dyshimta nga Anglia dhe Greqia, vilë me ‘punë krahu’

17/09/2026

Çoi padashje një video pornografike në një bisedë me shoqet, si u zbulua abuzimi i 12-vjeçares në Tiranë. Hetuesit u tronditën nga pamjet

17/09/2026

Korreshi ironizon Qeverinë: Ne nga fshati jemi akoma te parmenda, ju po na çoni te inteligjenca artificiale! Patronazhistët dinë nëse i kemi prerë thonjtë apo jo

17/09/2026

Konflikti me Iranin, Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit

17/09/2026

SPAK nis hetimet për ngërçin me pagat e magjistratëve, agjentët e BKH ‘zbarkojnë’ te Ministria e Financave

17/09/2026

Ngjarje e rëndë në Tiranë, tezja dhe djali i hallës përfshijnë 12-vjeçaren në marrëdhënie seksuale

17/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • 25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin
  • Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.