• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Kievi gati për kundërsulm, Zelensky shigjeton Scholz, kërkon me çdo kusht raketat ‘Taurus’

10/04/2024
in Botë
Kievi gati për kundërsulm, Zelensky shigjeton Scholz, kërkon me çdo kusht raketat ‘Taurus’

Kancelari gjerman Olaf Scholz mund të mos i japë dritën jeshile dorëzimit të raketave Taurus në Ukrainë, por kjo nuk e ka ndalur liderin e Kievit, Volodymyr Zelensky që të insistojë për t’i kërkuar ndihmë “lokomotivës” së Eurozonës.

Madje në një intervistë për Bild, ku kritikon ashpër aleatët perëndimorë, Zelensky shpjegon edhe arsyet pse gjermanët refuzojnë të dorëzojnë raketat.

“Partnerët tanë në Perëndim kanë disa armë që na duhen sot për të mbijetuar. Dhe thjesht nuk e kuptoj pse nuk i marrim ato”, tha Zelensky, duke shpjeguar arsyetimin e tij: “Ne kemi një plan për një kundërsulm të ri dhe për këtë na duhen sisteme të avancuara të armëve nga partnerët e huaj, përfshirë Shtetet e Bashkuara.”

Zelensky madje guxon të vërë edhe baste për ndihmën financiare amerikane, ndërsa nuk e fsheh shpresën se Gjermania do t’i dorëzojë përfundimisht raketat Taurus, duke theksuar se kancelari Olaf Soltz dhe Bundestagu do të ndryshojnë mendje.

“Me sa kuptoj unë, kancelari Scholz beson se Gjermania nuk është një fuqi bërthamore dhe se raketat Taurus janë sistemi më i fuqishëm i armëve në vendin e tij. Prandaj, mendoj se refuzimi i Gjermanisë për dërgesat e raketave Taurus ka të bëjë edhe me kërcënimet bërthamore të të fortit të Kremlinit, Vladimir Putin. Rusia ka më shumë armë dhe më shumë njerëz. Por Perëndimi i bashkuar ka sisteme moderne të armëve. Kjo do të lejonte që Rusia të mposhtet dhe Ukraina të fitojë”, tha lideri ukrainas.

Ai gjithashtu pranoi në intervistën e tij për Bild se po pret shumë shpejt në Kiev, ish-Presidentin amerikan Donald Trump, i cili ka bërë presion për paqe në këmbim të territoreve, në raste se fiton në zgjedhjet e nëntorit.

Ish-presidenti amerikan ka pranuar ftesën e Zelenskit, por ende nuk është caktuar një datë për vizitën e tij në Ukrainë.

“Pa ndihmën e Perëndimit, Ukraina do të rrezikonte të humbiste luftën me Rusinë”, përsëriti edhe një herë Zelensky.

Ai gjithashtu e bëri të qartë se edhe nëse vendi i tij mposhtet në këtë luftë, do të dëshironte të qëndronte në atdheun e tij: “Nuk mund të largohem nga vendi im. Në asnjë rast”.

/a.r

Më të lexuarat

  • ‘Jam hedhur një herë nga pallati’/ Influencerja akuzon 3 deputete të PS se po e nxisin të hidhet sërish për shkak të mbështetjes së protestës

    ‘Jam hedhur një herë nga pallati’/ Influencerja akuzon 3 deputete të PS se po e nxisin të hidhet sërish për shkak të mbështetjes së protestës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bomba e Evi Kokalarit/ Tregon me emra njerëzit e Iranit në protestë: Nga Kanadaja, deri tek lidhjet në Tiranë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • VIDEO/ Plas sherri në Parlamentin e Gjeorgjisë, deputetët rrihen me grushte

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Vuçiç i dorëzuar, paralajmëron dorëheqjen pas valës së protestave: Këto janë ditët e fundit si president

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Janë të dy kokëfortë”, motra e Mateos tregon se si ai përjetoi e ndarjen nga Brikena

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge….

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ikballe Huduti non grata”! Ministri Lamallari zbulon detaje pse u mor vendimi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Përdori dokumente flase për të fituar tendera, gjykata i heq pas 8 ditësh përjashtimin firmës REJ të familjes Kapri!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ben Tigri tjetër intervistë nga kazinoja e Zvicrës me Çim Pekën, do ‘trondisin’ Edi Ramën nga ruleta

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “PD dhe Berisha më kanë mua borxh”, Spaho i përgjigjet analistit: Nuk bëhem raja për parti, dinjitetin e vë mbi ideologjinë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!