• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

EMRAT/ Përplasja me armë e bandës shqiptare në Athinë, arrestohet vrasësi i “LIONS”, kush është 28-vjeçari nga Fieri, zbardhen detajet

09/04/2024
in Kronikë
EMRAT/ Përplasja me armë e bandës shqiptare në Athinë, arrestohet vrasësi i “LIONS”, kush është 28-vjeçari nga Fieri, zbardhen detajet

Grupi kriminal shqiptar “LIONS” me qendër në Athinë, prej disa kohësh është kthyer në epiqendër të dhjetra krimeve të ndodhura në shtetin fqinj, duke lënë pas edhe persona të vrarë. Grupi kriminal i përbërë nga shtetas shqiptarë, të cilët operojnë rreth klubit të njohur “Bellavita” në kryeqytetin grek, dyshohet se ka lidhje me njerëz të fuqishëm të botës së krimit brenda burgjeve greke, të akuzuar madje deri edhe për trafik kokaine nga Amerika Latine.

Në epiqendër të veprimtarisë së tyre dyshohet se është kontrolli i shpërndarjes së drogës, ruajtja e lokaleve të natës kundrejt pagesës si dhe vepra të tjera me qëllime përfitimi. Në këtë kuadër ky grup kriminal dyshohet se ka krijuar lidhje shumë të forta edhe me njerëz të policisë e organeve të drejtësisë greke pasi edhe pse janë akuzuar për krime të rënda, kanë arritur të fitojnë lirinë duke u bërë objekt edhe i shkrimeve në mediat greke.

22424eaf 309d 48e3 B965 5a3463476ee8

I tillë është edhe rasti i shqiptarit Dhimitri Çiço, një 28 vjeçar rom nga fshati Rom i Fierit. Në organet greke të drejtësisë dhe në media ai njihet si Nektarios Karakalios, një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i konsideruar si një ndër personat që nuk stepen të hapin zjarr në kuadër të veprimtarisë së “LIONS”. Ditën e djeshme ai është arrestuar sërish nga policia greke i dyshuar si autor i një vrasjeje, edhe pse në harkun kohor të të paktën 13 muajve të fundit është arrestuar disa herë për vrasje, tentativa vrasjeje e vepra të tjera më të lehta, por është liruar.

Dhimitri Çiço alias Nektarios Karakalios është arrestuar nga policia greke si i dyshuar për vrasjen e shtetasit afgan Bahman Rasuli, 35 vjec, ngjarje e ndodhur në 8 mars 2024 në Athinë. Sipas policisë greke, ngjarja ka ndodhur pas një përplasjeje mes një grupi prej 7 shqiptarësh me 6 afganë. Çiço ka hapur zjarr ndaj afganëve fillimisht duke mos lënduar askënd dhe sapo këta te fundit i janë sulur grupit të shqiptarve, 28 vjecari shqiptar ka shtënë sërish duke vrarë Bahman Rasulin. Pas hetimit rreth 1 mujor të ngjarjes, policia greke ka arritur të identifikojë të 7 shqiptarët e përfshirë në ngjarje në role të ndryshme. Konkretisht ata janë Bledi Alushi, 19 vjeç nga fshati Rom i Fierit, Akil Topi, 36 vjec nga Elbasani, Spiro Alushi, 23 vjec, Thanas Alushi, 25 vjec, Skerdi Dragoti, 24 vjec dhe Anxhelo Cenkaj, 18 vjec. Të gjithë të dyshuarit janë arrestuar përvec shtetasit Akil Topi i cili vazhdon të jetë person në kërkim.

Precedentët e të dyshuarve

7 shqiptarët e dyshuar si pjesmarrës në përplasjen me afganët nuk janë emra të panjohur për policinë.

 

 

  1. Dhimitri Çiço alias Nektarios Karakalios rezulton i arrestuar më parë se në bashkëpunim me anëtarët e grupit “LIONS” kanë vrarë në 21.02.2023 në Athinë, 40 vjecarin nga Delvina, Pëllumb Islami. Në 8 shkurt të këtij viti është arrestuar për tentativë vrasje ndaj bashkëshortes, pjesëmarrje në tentativë vrasje ndaj 6 personave në dy ngjarje të ndryshme dhe për goditjen me armë ndaj lokalit të një shqiptari. Gjithashtu ka precedentë për “armëmbajtje”, “vjedhje” e shumë vepra të tjera.
  2. Bledi Alushi, është arrestuar në 8 shkurt bashke me Çiçon për pjesëmarrje në tentativë vrasje ndaj 6 personave në dy ngjarje të ndryshme dhe për goditjen me armë ndaj lokalit të një shqiptari. Gjithashtu ka precedentë për “organizatë kriminale, “armëmbajtje”, “grabitje”, “plagosje e rëndë”, “shpërthim eksplozivi në tentativë”, “zjarrvënie në tentëtivë” e shumë vepra të tjera.
  1. Spiro Alushi ka precedentë për “grabitje”, “kanosje”, “plagosje e lehtë” e vepra të tjera.
  1. Thanas Alushi ka precedentë për “plagosje të lehtë” e vepra të tjera.
  2. Anxhelo Cenkaj ka precedentë për “grup kriminal për shpërndarje lëndësh narkotike” e vepra të tjera
  1. Akil Topi ka precedentë për “grup kriminal për shpërndarje lëndësh narkotike”, “grabitje”, “rrëmbim të mituri” e vepra të tjera.
  1. Skerdi Draguti ka precedent të lehtë./m.j

Më të lexuarat

  • Lubonja shpjegon rënien e protestës: Vapë e madhe, tmerr, thuhet që do vijë edhe vapa franceze, kurse diaspora e ka mendjen kush do bëjë qeverinë e re

    Lubonja shpjegon rënien e protestës: Vapë e madhe, tmerr, thuhet që do vijë edhe vapa franceze, kurse diaspora e ka mendjen kush do bëjë qeverinë e re

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Më quajnë tradhtar e sigurims”, Spaho shpërthen ndaj demokratëve: Rama nuk ikën se duan flamingot!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Frika nga lufta ‘paralizon’ Hormuzin, anijet braktisin korridorin më të rëndësishëm të naftës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Nuk jam antiamerikane”, Meloni trazon Italinë: Presidenti i ri mund të mos jetë nga e majta

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U largua nga PS, iu bashkua protestuesve/ Balla thirrje “Neomalsores”: Dorëzo mandatin, i përket socialistëve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Spiropali “thumbon” Ramën”?! Hedh tezën e “shqiptarit të ri”: Ka mision fitoren e lirisë mbi nënshtrimin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • E dinte se Skënderbeu ishte markë rrobash, Dea Mishel përjashtohet nga qeveria teknike e Shqipërisë së re, ‘digjet’ edhe Rizarta Hoxha

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 8 vepra penale në 8 vite, Rama nxjerr “CV” e Edviol Kulluri, një prej firmëtarëve të protestës: Sorrat dhe korbat kanë marrë përfundimisht peng flamingot

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas Gjokutajt, Meta dyshon edhe tek Cakrani, e largon si avokat. Dyshime për komplot edhe tek Monika, refuzon ushqimin nga shtëpia nga frika e helmimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Qan” për hallet e qytetarëve, pasuria e ‘çmendur’ e Agron Shehajt me vlerë dhjetëra milionë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!