• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Izraeli përdor për herë të parë “Kupolën e Hekurt” të deteve

09/04/2024
in Botë
Izraeli përdor për herë të parë “Kupolën e Hekurt” të deteve

Ushtria izraelite njoftoi në orët e para të mëngjesit se kishte përdorur, për herë të parë, sistemin e ri të mbrojtjes ajrore “C-Dome”. Versioni detar i mburojës antiraketore “Iron Dome”, u vu në punë për të goditur një objekt ajror “të dyshimtë” që kishte shkelur hapësirën ajrore.

Të hënën mbrëma, ushtria izraelite foli për një alarm në sektorin e Eilat, një qytet në skajin jugor, i cili kishte qenë në shkurt objektivi i raketave balistike të rebelëve jemenas Houthi, aleatët e lëvizjes islamike palestineze Hamas.

“Pasi u dëgjuan sirenat në rajonin Eilat për shkak të ndërhyrjes së një sistemi ajror armik, forcat detare zbuluan një objektiv të dyshimtë ajror që kalonte mbi territorin izraelit. Objektivi u kap me sukses nga sistemi i mbrojtjes detare C-Dome”, tha IDF.

E pyetur për këtë nga AFP, ushtria izraelite nuk specifikoi nëse sistemi ajror “i dyshimtë” ishte një dron apo një raketë, megjithatë konfirmoi se ishte “përdorimi i parë operacional i C-Dome”.

Ky sistem i mbrojtjes raketore është versioni detar i sistemit Iron Dome, i cili është përdorur për më shumë se një dekadë veçanërisht për të kapur raketat e Hamasit dhe Xhihadit Islamik Palestinez të lëshuara nga Rripi i Gazës.

C-Dome është instaluar në korvetat izraelite të klasit Saar-6, të ndërtuara në Gjermani dhe tashmë u testua plotësisht. Ushtria izraelite ka investuar në këtë teknologji vitet e fundit për të mbrojtur veçanërisht fushat e mëdha të gazit në Mesdhe.

Izraeli vitet e fundit ka filluar të shfrytëzojë fushat në det të hapur Tamar dhe Leviathan me shpresën për të fituar pavarësinë e energjisë dhe fillimin e eksporteve të gazit në Lindjen e Mesme dhe Evropë.

/a.r

 

 

⚡ Israel deploys C-Dome defence system for first time

It was against a “suspicious” target that entered the country’s airspace near the southern city of Eilat

C-Dome is a naval version of the Iron Dome air defence system used to shield against rocket and missile attacks. pic.twitter.com/EAt33fluQp

— The Macro Story (@themacrostory) April 9, 2024

Më të lexuarat

  • Sulmet në Hormuz ndezin sërish ‘gjakrat’, Trump kërcënon Iranin: Keni shkelur marrëveshjen!

    Sulmet në Hormuz ndezin sërish ‘gjakrat’, Trump kërcënon Iranin: Keni shkelur marrëveshjen!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shteti në gjunjë para “SORI-AL”, Andis Salla justifikon kompaninë që helmoi 4 herë studentët e policisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mafia “Orbán” i kushtoi Hungarisë 20-25 miliardë euro, si po tenton ta çmontojë Magyar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 300 lekë për të ‘shuar’ revoltën/ Manovra e Ramës, indekson pensionet dhe josh me kredi të buta administratën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arsyet që protesta nuk ka nxjerrë lidershipin e saj

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Irani në protestën e Tiranës, Meçe: Strukturat e ligjit po bëjnë detyrën! Protestën e drejton Berisha dhe dy aleatët e tij të ngushtë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kulla brenda PS! Vëllai i Gramos Sakos dhe ortaku i vëllait të ministrit Ermal Nufi marrin leje për 27 katësh

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Vëllai i Termet Peçit, Vojo, oficeri i antikrimit që rrethoi 10 mijë m² plazh publik me tel me gjëmba në Porto Palermo

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si e privatizoi Berisha protestën e flamingove me sfond iranian, lidhjet me Teheranin dhe Al-Qaida-n

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Baçi: Berishës i ka ikur sheshi. PD nuk e mbështeti protestën për 8 ditë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!