AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Reagimi/ SHBA dhe BE kritikojnë vendimin e Listës Serbe për bojkotimin e referendumit në veri

by SHT Media
08/04/2024
in Botë
6
0
Reagimi/ SHBA dhe BE kritikojnë vendimin e Listës Serbe për bojkotimin e referendumit në veri
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kritikuan të hënën vendimin e Listës Serbe – subjekti kryesor i serbëve të Kosovës, për të mos marrë pjesë në votimin për largimin nga detyra të kryetarëve shqiptarë në katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Ambasada amerikane në Prishtinë, tha në një përgjigje për Zërin e Amerikës, se është e rëndësishme që qytetarët e Kosovës të kenë mundësinë të ushtrojnë të drejtën e tyre për të shkarkuar kryetarët në përputhje me ligjin në Kosovë.

“Ne vlerësojmë përpjekjet e zyrtarëve të Kosovës për të lejuar të gjithë qytetarët e vendit të marrin pjesë në këtë proces demokratik. Të gjithë qytetarët e regjistruar në veri të Kosovën kanë mundësi pjesëmarrjeje. Na vjen keq për deklaratën e Listës Serbe që do të tërhiqen nga pjesëmarrja në votimin për largimin e kryetarëve aktualë”, thuhet në përgjigje, në të cilën theksohet se “pjesëmarrja demokratike siguron që udhëheqësit të jenë përfaqësues të popullsisë që i shërbejnë dhe votimi është e drejtë thelbësore e shoqërive demokratike”.

“Presim që qeveria e Kosovës të trajtojë me ndjeshmëri shqetësimet e qytetarëve në veri në këtë proces. Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara mbetet i qartë dhe i pandryshuar – mbështesim një demokraci gjithëpërfshirëse dhe shumë etnike të Kosovës dhe zgjedhjet e lira, të drejta dhe të ligjshme që e mbështesin këtë demokraci”, thuhet në përgjigje.

Një zëdhënës i Bashkimit Evropian, i tha Zërit të Amerikës se blloku shpreh keqardhjen me vendimin e Listës Serbe, ndërsa rikujton se është kritike që zgjedhjet lokale gjithëpërfshirëse, në të cilat serbët e Kosovës marrin pjesë pa parakushte, të mbahen në katër komunat në veri të Kosovës.

“Ne i kemi përcjellur shqetësimet e shprehura nga serbët e Kosovës në lidhje me procesin që mundëson zgjedhje të reja lokale. Megjithatë, ne i bëjmë thirrje Listës Serbe që të rishqyrtojë vendimin për të mos marrë pjesë, pasi demokracia ka të bëjë me pjesëmarrjen, dhe i bëjmë thirrje elektoratit serb të Kosovës që të shfrytëzojë të drejtat e veta dhe të shprehë opinionin politik në kutinë e votimit”, thuhet në përgjigje.

Aty thuhet se “zgjedhjet e reja për kryetar komune do të siguronin një qeverisje vendore plotësisht përfaqësuese në veri dhe do të ndihmonin në shtensionimin e situatës” ndërsa nënvizohet se “vota për largimin e kryetarëve aktual është një hap në këtë drejtim”.

“Që kur serbët u larguan nga institucionet e Kosovës në veri të vendit në nëntor të vitit 2022, BE-ja me partnerët është angazhuar me Kosovën dhe Serbinë për të mundësuar kthimin e tyre në institucione. Është e domosdoshme që të kthehemi në një situatë ku serbët e Kosovës marrin pjesë aktive në qeverisjen lokale, policinë dhe gjyqësorin në veri të Kosovës”, thuhet në përgjigje.

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, akuzoi të dielën kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se po bën përpjekje të vazhdueshme që ky votim të dështojë, ndërsa theksoi se një ndër arsyet e mospjesëmarrjes në të është edhe fryrja e listave të votuesve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, konfirmoi të hënën dorëheqjet e katër anëtarëve të Komisioneve Komunale për komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç, të cilët ishin emëruar më parë si përfaqësues të Listës Serbe.

Në një përgjigje të këtij institucioni thuhet se pas këtyre dorëheqjeve në Komisionet Komunale të Zgjedhjeve mbesin edhe 23 anëtarë nga subjektet politike, të cilët sipas ligjit do të administrojnë procesin e votimit, nën mbikëqyrjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Aktualisht Mitrovica e Veriut, Zubin Potoku, Leposaviçi dhe Zveçani, udhëhiqen nga kryetarët shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit të vitit të kaluar, të cilat u bojkotuan nga partitë politike serbe.

Dërgimi i kryetarëve në zyrat e tyre në fund të muajit maj të vitit të kaluar u kundërshtua ashpër nga grupe qytetarësh serbë të cilët u përplasen me policinë e Kosovës dhe forcat paqeruajtëse të NATO-s.

Vendimi që me 21 prill të mbahen votimet për largimin nga detyra të kryetarëve në katër komunat në veri të Kosovës pasoi nënshkrimin e një peticion gjatë muajit janar nga mbi 20 për qind e votuesve me të drejtë vote në secilën komunë.

Për largimin e kryetarit të një komune duhet të votojnë 50 për qind plus një e votuesve me të drejtë vote. Nëse dështon, një peticion tjetër nuk mund të organizohet përpara se të kenë kaluar 12 muaj./voa

 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

18/09/2026

Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

18/09/2026

“Berishën e ka marrë malli për mua”, Sula: Ja çfarë bisedoj në orët e vona me Edi Ramën

18/09/2026

Izraeli drejt zgjedhjeve, sondazhi i fundit sjell lajme të këqija për Benjamin Netanyahun! Ish-shefi i Ushtrisë del përpara në garën për kryeministër

18/09/2026

“S’ka nevojë për një gjykatë në Holandë që të marrë vendime për Kosovën”, Grenell kritikon vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

18/09/2026

“U përndoqa dhe u fyeva”/ Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: 730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim

17/09/2026

Nga torturat te vrasja e 96 personave/ Pse i dënoi Haga katër ish-krerët e UÇK-së

17/09/2026

Sa kushtoi vizita në SHBA? Berisha e pranon hapur, viza u sigurua falë milionave

17/09/2026

Doktor Mziu dyqan rrobash te Rruga e Kosovarëve dhe biznes shit-blerje pronash, dërgesa parash të dyshimta nga Anglia dhe Greqia, vilë me ‘punë krahu’

17/09/2026

Çoi padashje një video pornografike në një bisedë me shoqet, si u zbulua abuzimi i 12-vjeçares në Tiranë. Hetuesit u tronditën nga pamjet

17/09/2026

Korreshi ironizon Qeverinë: Ne nga fshati jemi akoma te parmenda, ju po na çoni te inteligjenca artificiale! Patronazhistët dinë nëse i kemi prerë thonjtë apo jo

17/09/2026

Konflikti me Iranin, Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit

17/09/2026

SPAK nis hetimet për ngërçin me pagat e magjistratëve, agjentët e BKH ‘zbarkojnë’ te Ministria e Financave

17/09/2026

Ngjarje e rëndë në Tiranë, tezja dhe djali i hallës përfshijnë 12-vjeçaren në marrëdhënie seksuale

17/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • 25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin
  • Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.