AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Balla nga Prrenjasi: Kërkoj bashkëpunim për ndalimin e personave që shesin drogë pranë shkollave

by SHT Media
08/04/2024
in Kronikë
6
0
Balla nga Prrenjasi: Kërkoj bashkëpunim për ndalimin e personave që shesin drogë pranë shkollave
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla zhvilloi një takim në gjimnazin “Halit Bërzeshta” në Prrenjas, ku foli për disa nga problematikat më shqetësuese për të rinjtë e sotëm siç janë përdorimi i lëndëve narkotike, bullizmi online dhe siguria në ambientet shkollore.

Ministri Balla nënvizoi se ideja e paketës së sigurisë në shkolla kishte nisur nga ky qark dhe se sot mund të krenohemi me rezultatet e arritura. Ai kërkoi bashkëpunimin e të gjithë të rinjve, që bashkë me mësuesit, strukturat policore dhe ato vendore, të identifikojnë dhe ndalojnë personat që shesin drogë pranë ambienteve shkollore apo tjetër.

Në lidhje me çështjet e sigurisë në këtë gjimnaz, Balla tha: Kjo është një shkollë që ka një dalje drejtpërdrejt në një rrugë kombëtare. Nganjëherë kemi pasur edhe raste aksidentesh automobilistike, që lidhen me përfshirjen e të rinjve apo banorëve të kësaj zone.

Sa i përket luftës kundër shitjes dhe përdorimit të lëndëve narkotike, Balla theksoi se: Ajo që është bërë më e njohur në kuadër të paketës së sigurisë në shkolla, është lufta kundër fenomenit të përdorimit të lëndëve narkotike, kryesisht të hashashit, por jo vetëm. Aktualisht kemi një sfidë tjetër që janë drogat sintetike. Thirrja ime për të rinjtë e Përrenjasit, por edhe për të rinjtë e të gjithë vendit, është që droga është një kurth për shëndetin tënd, është kurth financiar për familjen tënde; droga të shkëput nga mësimi, të prish me shokët e shoqet, dëmton shëndetin tënd dhe atë financiar të familjeve tuaja. Kërkoj mirëkuptimin dhe bashkëveprimin tuaj, të gjithë faktorët bashkë, policia, oficeri i sigurisë, mësuesit, në mënyrë që të kemi sa më shumë informacion për t’i identifikuar, gjetur e vendosur para drejtësisë ata që duan të bëjnë biznes me shëndetin tuaj, duke dëmtuar financiarisht familjet tuaja.

Duke folur për rezultatet e arritura Ministri tha se “Edhe në Përrenjas dhe në gjithë zonën që mbulon DVP Elbasan kemi pasur rezultate të mira, madje një prej koncepteve të idesë së paketës së sigurisë në shkolla filloi në Elbasan, si një hap i parë.”

Problematika tjetër që trajtoi Ministri Balla, ishte bullizmi, qoftë në kontaktet e përditshme mes të rinjve, qoftë në rrjete sociale. Por ai kërkoi që viktimat e mundshme të sulmeve të mos ndihen vetëm por të reagojnë, pasi ata do të gjejnë mbështetje te strukturat policore, stafi arsimor etj.

“Bullizmi tashmë zhvillohet jo vetëm në kontakt të përditshëm, por edhe përmes rrjeteve sociale. Mjaft prej të rinjve e kanë shqetësim që dikush i hap një faqe false në TikTok dhe prej aty nis të publikojë të dhëna intime apo problematika të tjera, apo fillon të sulmojë dikë tjetër. Por për të gjitha këto problematika, mos mendoni se jeni vetëm, asnjëherë, por duhet ta raportoni atë qoftë përmes “report” që mund t’i bëni direkt asaj faqeje, por edhe te komisariati i policisë apo zyra të tjera, ose përmes oficerit të sigurisë në shkolla,” – theksoi Ministri Balla.

Ai kërkoi nga të rinjtë që krahas mësimit të merren me sport, apo të zhvillojnë dhuntitë artistike, pasi në këtë mënyrë mund të mbajnë larg fenomenet negative si droga etj. Ai shprehu bindjen e tij se “Unë e di që të rinjtë e Përrenjasit do të zgjedhin sportin, arsimin, artin dhe jo këto fenomene. Shkolla “Halit Bërzeshta” është një shkollë me emër të rëndësishëm në formësimin e brezave të ndryshëm që kanë një kontribut jo vetëm për Përrenjasin, por unë do të thoja, për gjithë Shqipërinë. Më vjen mirë të them që shkolla ka ditur ta ruajë këtë emër të mirë, dhe na takon neve ta rrisim sa më shumë mbështetjen për këtë shkollë.”

Balla falënderoi edhe institucionet e tjera të përfshira në zbatimin e paketës së sigurisë.

“Dua të falënderoj përfaqësuesit e AKU që kanë bërë kontrolle të vazhdueshme për dhënien fund të një halli që lindte shpesh, të ndalimit të shitjes të produkteve të skaduara pranë shkollave. Dua të apeloj që alkooli nën 18 vjeç është i ndaluar,” nënvizoi ndër të tjera Ministri.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026

Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

18/09/2026

Protesta kundër vendimit të Hagës! Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

18/09/2026

“Berishën e ka marrë malli për mua”, Sula: Ja çfarë bisedoj në orët e vona me Edi Ramën

18/09/2026

Izraeli drejt zgjedhjeve, sondazhi i fundit sjell lajme të këqija për Benjamin Netanyahun! Ish-shefi i Ushtrisë del përpara në garën për kryeministër

18/09/2026

“S’ka nevojë për një gjykatë në Holandë që të marrë vendime për Kosovën”, Grenell kritikon vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

18/09/2026

“U përndoqa dhe u fyeva”/ Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: 730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim

17/09/2026

Nga torturat te vrasja e 96 personave/ Pse i dënoi Haga katër ish-krerët e UÇK-së

17/09/2026

Sa kushtoi vizita në SHBA? Berisha e pranon hapur, viza u sigurua falë milionave

17/09/2026

Doktor Mziu dyqan rrobash te Rruga e Kosovarëve dhe biznes shit-blerje pronash, dërgesa parash të dyshimta nga Anglia dhe Greqia, vilë me ‘punë krahu’

17/09/2026

Çoi padashje një video pornografike në një bisedë me shoqet, si u zbulua abuzimi i 12-vjeçares në Tiranë. Hetuesit u tronditën nga pamjet

17/09/2026

Korreshi ironizon Qeverinë: Ne nga fshati jemi akoma te parmenda, ju po na çoni te inteligjenca artificiale! Patronazhistët dinë nëse i kemi prerë thonjtë apo jo

17/09/2026

Konflikti me Iranin, Trump: SHBA-ja ka mbrojtur vendet e Gjirit

17/09/2026

SPAK nis hetimet për ngërçin me pagat e magjistratëve, agjentët e BKH ‘zbarkojnë’ te Ministria e Financave

17/09/2026

Ngjarje e rëndë në Tiranë, tezja dhe djali i hallës përfshijnë 12-vjeçaren në marrëdhënie seksuale

17/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • 25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin
  • Apeli i Speciales/ Avokati i Jakup Krasniqit: Do të kërkojmë që procedura të zhvillohet me urgjencë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.