AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

“Serbia kërkon dalje në det”, Eurasia Review Journal: Synon pushtimin e Malit të Zi

by SHT Media
25/03/2024
in Botë
6
0
S’mbështeti deklaratën për vdekjen e Navalny, BE: Serbia do të ketë pasoja për mospërshtatje me politikën tonë të jashtme
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Serbia kërkon zgjerim territorial e sidomos dalje në det dhe objektiv kryesor ka Malin e Zi – shkruan në “Eurasia Review Journal” eksperti i Octopus, DR. Gurakuç Kuçi.

Analiza e tij e titulluar “Rreziqet dhe rikonfigurimet gjeopolitike: Serbia dhe sfida e stabilitetit të Malit të Zi” tregon se “partitë e orientimit pro-rus dhe pro-serb”, të cilat kanë qenë të pranishme në disa nga kombinimet në qeverinë e Malit të Zi që nga viti 2020, “duke bashkëpunuar edhe me Kishën serbe ndjekin në mënyrë të prerë përpjekjen e Beogradit për të ndryshuar struktura etnike në këtë vend”.

“Mali i Zi, një ent i vogël, por me një vendndodhje unike dhe të rëndësishme, me dalje në detin Adriatik, është vendosur në qendër të një loje të madhe gjeopolitike ndërkombëtare”, thuhet në shkrim. Ndihma ruse për Serbinë në këto përpjekje rrit presionin përmes luftës hibride, duke përdorur metoda të ndryshme për të arritur qëllimet e saj. Nëse lufta hibride midis Rusisë dhe Serbisë nuk përfundon, pesë do të jenë sipas analistit opsionet e mundshme për Podgoricën:

-I pari modeli “Maqedonia e Veriut”. Serbët në Mal të Zi, si dhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, do të kenë të drejta më të mëdha për gjuhën e tyre dhe më e rëndësishmja: përfaqësim më të madh dhe të garantuar në të gjitha nivelet dhe në të gjitha strukturat qeveritare.

Së dyti, modeli “Bosnja dhe Hercegovina” që parashikon federalizimin e Malit të Zi, duke përfshirë kalimin nga sistemi unitar në atë federal, si dhe krijimin e autonomisë serbe.

I treti variant Kosova që parashikon krijimin e një komuniteti për komunat me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive.

I katërti është skenari i referendumit, që tenton ta rikthejë Malin e Zi nën udhëheqjen e Serbisë  qoftë si komunitet ose përmes bashkimit të plotë.

Dhe i fundit është opsioni “Rrethanat gjeopolitike”, sipas të cilit Serbia mund të presë dhe të ngadalësojë të gjitha proceset në Ballkanin Perëndimor derisa gjeopolitika dhe marrëdhëniet e pushtetit të ndryshojnë, ndoshta në favor të Rusisë dhe Kinës. Në atë rast, rezultati mund të jetë që Serbia të pushtojë Malin e Zi, me ose pa luftë.   “Lufta hibride dhe përpjekjet për ndikim po nxisin tensionet në rajon, duke krijuar një atmosferë të pasigurt dhe sfiduese, veçanërisht për Malin e Zi dhe të gjithë Ballkanin Perëndimor.” Ky realitet i krijuar nga Rusia dhe Serbia mund të ndryshohet vetëm me angazhimin e fuqishëm të bashkësisë ndërkombëtare, me theks të veçantë në NATO, SHBA dhe Bashkimin Europian”, vazhdon shkrimi.

/f.s

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Vuçiç njofton dorëheqjen më 27 shtator, hyn në fushatë për zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit

14/09/2026

Pompa e shtrenjtë shqiptare, nafta deri 45% mbi rajonin, shkak taksat

14/09/2026

Lagarde ngre alarmin për varësinë teknologjike: Europa duhet të zhvillojë AI-në e saj

14/09/2026

Ilir Meta del nga kafazi i qelqtë, Apeli pranon kërkesën që gjyqin ta ndjekë pranë avokatit

14/09/2026

Kontrollet e reja kufitare të hyrje-daljeve, nëntë vende të BE-së shtyjnë zbatimin e plotë të masave, si do të funksionojë

14/09/2026

“Gjyqësori po i hedh benzinë zjarrit”/ Pagat e magjistratëve, avokati: Palë me opozitën që kërkon destabilitet

14/09/2026

Alarmi i rremë për bombë në një shkollë në Tiranë, Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

14/09/2026

Drama e shpopullimit / Shkolla që ka vetëm 1 nxënës në Neviçishtë të Korçës, mbyllet

14/09/2026

Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

14/09/2026

Nga salmonela te droga/ “AMG Food”, pronare e kontejnerit me mish pule ku u gjetën 41 kg kokainë!

14/09/2026

Republika e Prokurorëve nuk është vetëm një metaforë…

13/09/2026

Benet Beci ia dredh Ramës? Hyn e del i maskuar nga baza politike e Spiropalit në ish Bllok, qoka, afera, pastrim parash dhe dobësia për Pëllumb Gjokën

12/09/2026

Flet Ziza Pajaziti: Ja si hyra 2 herë në burg për takim me Haxhiun. E kam bashkëjetues, bëmë takim familjar

12/09/2026

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

12/09/2026

Rama nga Gjirokastra: Reforma Territoriale ndryshon drejtimin e qyteteve, ja si do të ndahen kuotat

12/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Vuçiç njofton dorëheqjen më 27 shtator, hyn në fushatë për zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit
  • Pompa e shtrenjtë shqiptare, nafta deri 45% mbi rajonin, shkak taksat
  • Lagarde ngre alarmin për varësinë teknologjike: Europa duhet të zhvillojë AI-në e saj

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.