• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Jetë

“Kam ngelur vetëm” Aurela Gaçe rrëfen fjalët e fundit të Jorgo Papingjit

23/03/2024
in Jetë
“Kam ngelur vetëm” Aurela Gaçe rrëfen fjalët e fundit të Jorgo Papingjit

Poeti dhe mjeshtri i madh Jorgo Papingji ndërroi jetë në moshën 81-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme, mbi katër mijë tekste këngësh dhe bashkëpunime të panumërta me një plejadë artistësh, që i kthyen në melodi poezitë e tij të mirëfillta.

Në emisionin “Jetë shqiptare” në RTSH, këngëtarja Aurela Gaçe ndau fjalë ngushëllimi për Papingjin, si edhe histori personale me të. Në vitin 2011, Gaçe rrëmbeu çmimin e parë në Festivalin e Këngës në RTSH me këngën “Jetoj”, shkruar nga i ndjeri Papingji.

“‘E sa kam dëshirë të pres, kur ke se kë të presësh, ke një ëndërr ke një shpresë.’ Vetëm me këtë varg, që Jorgo Papingji ka shkruar me muzikë të Adrian Hilës, i ka thënë të gjitha. Unë kam pasur fatin që Jorgoja më ka besuar qysh në fillimet e mia të këndoj vargje me peshë dhe t’i jem shumë mirënjohëse.

Ku po shkon kjo botë, nuk e di asnjeri/nuk e di as unë, nuk e di as ti.’ Këto nuk janë thjesht tekste, janë himne që Jorgo i ka shkruar siç është ndier në atë moment me shpirtin e trazuar të poetit dhe sot e kësaj e dite mbeten hite. Jorgoja ka shkruar rreth katër mijë këngë, imagjinojeni! Vetëm për mua mund të ketë shkruar 20. Po për të tjerë sa ka lënë?

Të flasësh për Jorgon nuk është aq e thjeshtë, sepse duhet të jesh në një moment pak më të qetë. Më trishtoi shumë. Me Jorgon flisja gjithmonë. Shkoja e takoja, mundohesha t’i merrja ndonjë gjë tjetër, se thosha ‘sa të kem mundësi t’ia marr atë pjalmin që vetëm ai di ta shprehë’. Edhe kur nuk kishim gjë për të punuar bashkë e merrja në telefon, kur kisha ndonjë koncert e ftoja dhe vinte, ashtu siç ishte i pamundur, sepse ka qenë vërtet sëmurë këto kohë. Vetëm për t’i shprehur mirënjohjen, vetëm për t’i shprehur dashurinë, sepse është shumë e rëndësishme t’ia shprehësh dikujt dashurinë sa është këtu fizikisht. Për këtë ndihem mirë që të paktën nuk e kam lënë në harresë.

E merrja shpesh në telefon edhe për të biseduar kot. Më ankohej, thoshte ‘kam ngelur vetëm tani’, megjithëse ai kishte shumë shokë e miq. Veprat e tij flasin vetë dhe nuk është nevoja të them se si ishte Jorgoja. Unë jam me fat ashtu si çdo artist që ka arritur të këndojë vargjet e tij, të interpretojë, çdo kompozitor që ka mundur të ketë Jorgon në krah. Fat i madh që muzika jonë ka pasur një penë si e Jorgos, sepse këngët kanë tingëlluar edhe më bukur nga pena e tij gjeniale. Ndihem pak në faj që nuk ndodhem aty për t’i dhënë lamtumirën e fundit, siç ai meriton me prezencën tonë, por unë e di që ai e ka marrë dashurinë nga unë sa ishte fizikisht këtu,” u shpreh Aurela Gaçe.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!