AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Analiza e REL: Dialogu Kosovë-Serbi “i vdekur” deri pas zgjedhjeve në BE dhe SHBA

by SHT Media
21/03/2024
in Botë
6
0
Analiza e REL: Dialogu Kosovë-Serbi “i vdekur” deri pas zgjedhjeve në BE dhe SHBA
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Si Marrëveshja bazike për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, ashtu edhe bisedimet e nivelit të lartë mes dy vendeve, janë “të vdekura”, sipas analistëve Lulzim Peci dhe Dushan Janjiq.

Udhëheqësit e dy vendeve, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq, zhvilluan takime në Bruksel – në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve – për herë të fundit në tetor të vitit të kaluar.

Këtë javë u bë një vit prej se ata u pajtuan për udhërrëfyesin e zbatimit të Marrëveshjes bazike, të arritur në shkurt të vitit 2023.

Përkundër dakordimit, ata shprehin kundërshtime qoftë për mënyrën e zbatimit, qoftë për disa pika të marrëveshjes, e cila, mes tjerash, kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore, respektim reciprok të sovranitetit dhe tërësisë territoriale, por jo edhe njohje të ndërsjellë.

Nga BE-ja, që ndërmjetëson dialogun, thanë të mërkurën se do të duhet një takim i nivelit të lartë mes udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë për të diskutuar për zbatimin e marrëveshjes, por nuk saktësuan se kur mund të ndodhë një i tillë.

Paraprakisht, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se përkundër mbështetjes së gjerë ndërkombëtare për marrëveshjen, Kosova dhe Serbia “kanë bërë shumë pak përparim”.

Për Lulzim Pecin, nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave, marrëveshja “është e vdekur klinikisht”.

Kjo, siç thotë ai, për shkak të qëndrimeve të kundërta të palëve dhe mungesës së vullnetit të tyre për të ecur përpara me zbatimin e saj.

Për më tepër, shton Peci, palët kanë krijuar situata të tilla që marrëveshjen e nxjerrin si të pavlefshme.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai kujton vendosjen e kryetarëve shqiptarë në zyrat e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, pranverën e kaluar – ngjarje kjo që i ka rritur lart tensionet në atë zonë.

Peci përmend edhe sulmin vdekjeprurës të grupeve të armatosura serbe në Banjskë të Kosovës, më 24 shtator.

Për këtë sulm, Kosova e fajësoi Beogradin zyrtar, por ai e mohoi çdo përgjegjësi.

“Tash jemi në një pikë, e cila, përveçse është nyje, ka mundësi që të përcillet me konflikte sporadike në terren. Këtu qëndron rreziku më i madh në moszbatimin e kësaj marrëveshjeje”, thotë Peci.

Dushan Janjiq, nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd, u bën jehonë këtyre deklaratave.

“Dialogu ka vdekur” dhe “nuk dihet se si do të përfundojë kjo situatë me nder”, thotë ai.

“Së dyti, Brukseli dhe zyra atje janë shndërruar në kuti postare. Politikanët, negociatorët kryesorë nuk po shkojnë atje, por po i dërgojnë zëvendësuesit e tyre dhe po bëjnë kinse bisedime”, shton ai.

Janjiq, po ashtu, kujton se Bashkimi Evropian është në prag të zgjedhjeve për institucionet e tij dhe thotë se, deri në përfundimin e këtij procesi, roli i tij ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi do të jetë i zbehtë.

Sipas tij, “nuk duhet befasuar” nëse situata aktuale “shndërrohet në konflikt të armatosur”./rel

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Vuçiç njofton dorëheqjen më 27 shtator, hyn në fushatë për zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit

14/09/2026

Pompa e shtrenjtë shqiptare, nafta deri 45% mbi rajonin, shkak taksat

14/09/2026

Lagarde ngre alarmin për varësinë teknologjike: Europa duhet të zhvillojë AI-në e saj

14/09/2026

Ilir Meta del nga kafazi i qelqtë, Apeli pranon kërkesën që gjyqin ta ndjekë pranë avokatit

14/09/2026

Kontrollet e reja kufitare të hyrje-daljeve, nëntë vende të BE-së shtyjnë zbatimin e plotë të masave, si do të funksionojë

14/09/2026

“Gjyqësori po i hedh benzinë zjarrit”/ Pagat e magjistratëve, avokati: Palë me opozitën që kërkon destabilitet

14/09/2026

Alarmi i rremë për bombë në një shkollë në Tiranë, Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

14/09/2026

Drama e shpopullimit / Shkolla që ka vetëm 1 nxënës në Neviçishtë të Korçës, mbyllet

14/09/2026

Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

14/09/2026

Nga salmonela te droga/ “AMG Food”, pronare e kontejnerit me mish pule ku u gjetën 41 kg kokainë!

14/09/2026

Republika e Prokurorëve nuk është vetëm një metaforë…

13/09/2026

Benet Beci ia dredh Ramës? Hyn e del i maskuar nga baza politike e Spiropalit në ish Bllok, qoka, afera, pastrim parash dhe dobësia për Pëllumb Gjokën

12/09/2026

Flet Ziza Pajaziti: Ja si hyra 2 herë në burg për takim me Haxhiun. E kam bashkëjetues, bëmë takim familjar

12/09/2026

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

12/09/2026

Rama nga Gjirokastra: Reforma Territoriale ndryshon drejtimin e qyteteve, ja si do të ndahen kuotat

12/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Vuçiç njofton dorëheqjen më 27 shtator, hyn në fushatë për zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit
  • Pompa e shtrenjtë shqiptare, nafta deri 45% mbi rajonin, shkak taksat
  • Lagarde ngre alarmin për varësinë teknologjike: Europa duhet të zhvillojë AI-në e saj

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.