AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Më shumë punë nuk do të thotë gjithmonë më shumë para

by SHT Media
21/03/2024
in Botë
6
0
Më shumë punë nuk do të thotë gjithmonë më shumë para
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kur në Gjermani flitet për ndihmat sociale apo të ashtuquajturin Bürgergeld, shpesh shtrohet edhe pyetja nëse ia vlen të punosh apo jo? Deri tani kjo temë është trajtuar kryesisht nga populistët, të cilët akuzojnë qeverinë aktuale se e ka ngritur në një nivel tepër të lartë mbështetjen për të papunët.

Por tani edhe ekonomistët kanë arritur në një studim në përfundimin se ka vërtet situata në të cilat përfitimet e larta sociale e bëjnë punën shtesë jo tërheqëse.

Unioni Kristiandemokrat (CDU) ka deklaruar se nëse fiton zgjedhjet, do të modifikojë sistemin e ndihmave, veçanërisht duke ashpërsuar sanksionet kundër atyre që refuzojnë të pranojnë punët e ofruara. Por këtu ka një diskutim që është më i thellë se ndihmat sociale. Bëhet fjalë për pyetjen se cilat janë pasojat e kombinimit të përfitimeve të ndryshme sociale që reduktohen në rast se dikush që merr këto përfitime punon dhe rrit të ardhurat e veta.

Rregulla të paqarta

Përgjigjen për këtë pyetje e jep një studim i kryer nën udhëheqjen e Institutit Ifo nga Mynihu, në të cilin mori pjesë edhe ekonomisti nga Berlini Ronnie Schöb. Rezultati i studimit nuk ndryshon nga shumë studime të tjera më parë: ai që punon, ka më shumë se ai që nuk punon. Por ka edhe situata, në të cilat nëse dikush që punon më shumë nuk ka patjetër edhe të ardhura më të mira. “Më shumë punë nuk vlen gjithmonë dhe nuk do të thotë domosdoshmërisht më shumë para”.

Kjo mund të shihet, për shembull, në rastin e një kategorie të veçantë, kur dikush punon, por për shkak të sasisë së parave të fituara i duhen edhe ndihma shtesë ose mbështetje për strehim si dhe ndihmat shtesë për fëmijë. Këta janë zakonisht njerëz që bëjnë punë me pagë të ulët dhe nuk punojnë me kohë të plotë. Këtu ekzistojnë probleme edhe në koordinimin mes zyrave të ndryshme për ndihma, shpjegon Schöb.

Problemi më i madh – tatimet mbi rrogën tepër të larta

Problemi i madh janë pagesat për qira, por një problem tjetër i madh janë edhe kontributet tepër të larta që duhet paguar nga rroga, e që ka pasoja të rënda, shpjegon Schöb: “Pse dikush do të punonte më shumë nëse përfundon pa asnjë përfitim më shumë ose me vetëm pak para më shumë?” Ekziston edhe absurditeti që në rast të rritjes së pagave, njerëzit në disa grupe të të ardhurave, këshillohen madje që të punojnë më pak, sepse kontributet janë tepër të larta. Me më pak punë, fitimi është i njëjtë, ndërsa ke më shumë kohë të lirë.

Edhe punëdhënësit janë dëshmitarë të këtij fenomeni. “Punonjësit reagojnë me uljen e orarit të punës për shkak të kontributeve të larta. Ndonëse e kundërta do të ishte më e rëndësishme nga pikëpamja shoqërore”, thekson Pascal Kober, nga partia liberale (FDP).

Kober përmend si shembull një nënë të pamartuar e cila aktualisht fiton 1000 euro dhe po mendon të punojë 50 për qind më shumë. Por për shkak të kontributeve asaj do t’i mbështesin vetëm 84 euro më shumë. Kjo është katastrofike duke pasur parasysh mungesën e fuqisë punëtore dhe mungesën e specialistëve në Gjermani.

Ai dhe të tjerët kanë mirëkuptim ndaj atyre që thonë: “Unë punoj më shumë orë, pse të mos kem më shumë para në llogarinë time në fund të muajit?”

Reforma e domosdoshme

Ekonomistët sugjerojnë që përfitimet sociale të paguhen për një periudhë më të gjatë kohore, në mënyrë që të paktën 30 cent të mbeten nga çdo euro shtesë e fituar, për personat që kanë të drejtë të punojnë edhe pse marrin ndihma. “Në shikim të parë, kjo do të çonte vetëm në shpenzime më të larta sociale,” thotë Schöb nga Universiteti i Lirë i Berlinit. Por në fund, një reformë e tillë do t’i shkonte në favor edhe shtetit. “Nëse ne krijojmë stimuj që njerëzit të punojnë përsëri më shumë, kjo do të thotë se ata paguajnë kontribute më të larta për sigurimet shoqërore, paguajnë tatimin mbi të ardhurat dhe ulin shpenzimet për ata që duhet të garantojnë të ardhura minimale”.

Por Ministria e Punës heziton të zbatojë përfundimet e studimit. Ministria njoftoi se këto rezultate “janë duke u analizuar në ministri të ndryshme”. Politikani i FDP-së Kober këmbëngul që ato të zbatohen: “Parimi që ia vlen të punosh duhet të ketë mbështetje edhe në SPD.” Edhe kolegu i Koberit, Klose, mendon: “Duhet krijuar një situatë kur puna ia vlen, ndaj unë sigurisht që do ta mbështes këtë rrugë”./DW

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Vuçiç njofton dorëheqjen më 27 shtator, hyn në fushatë për zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit

14/09/2026

Pompa e shtrenjtë shqiptare, nafta deri 45% mbi rajonin, shkak taksat

14/09/2026

Lagarde ngre alarmin për varësinë teknologjike: Europa duhet të zhvillojë AI-në e saj

14/09/2026

Ilir Meta del nga kafazi i qelqtë, Apeli pranon kërkesën që gjyqin ta ndjekë pranë avokatit

14/09/2026

Kontrollet e reja kufitare të hyrje-daljeve, nëntë vende të BE-së shtyjnë zbatimin e plotë të masave, si do të funksionojë

14/09/2026

“Gjyqësori po i hedh benzinë zjarrit”/ Pagat e magjistratëve, avokati: Palë me opozitën që kërkon destabilitet

14/09/2026

Alarmi i rremë për bombë në një shkollë në Tiranë, Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

14/09/2026

Drama e shpopullimit / Shkolla që ka vetëm 1 nxënës në Neviçishtë të Korçës, mbyllet

14/09/2026

Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

14/09/2026

Nga salmonela te droga/ “AMG Food”, pronare e kontejnerit me mish pule ku u gjetën 41 kg kokainë!

14/09/2026

Republika e Prokurorëve nuk është vetëm një metaforë…

13/09/2026

Benet Beci ia dredh Ramës? Hyn e del i maskuar nga baza politike e Spiropalit në ish Bllok, qoka, afera, pastrim parash dhe dobësia për Pëllumb Gjokën

12/09/2026

Flet Ziza Pajaziti: Ja si hyra 2 herë në burg për takim me Haxhiun. E kam bashkëjetues, bëmë takim familjar

12/09/2026

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

12/09/2026

Rama nga Gjirokastra: Reforma Territoriale ndryshon drejtimin e qyteteve, ja si do të ndahen kuotat

12/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Vuçiç njofton dorëheqjen më 27 shtator, hyn në fushatë për zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit
  • Pompa e shtrenjtë shqiptare, nafta deri 45% mbi rajonin, shkak taksat
  • Lagarde ngre alarmin për varësinë teknologjike: Europa duhet të zhvillojë AI-në e saj

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.