• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

FRONTEX: 31% më pak emigrantë të parregullt në Ballkanin Perëndimor në vitin 2023

21/03/2024
in Botë
FRONTEX: 31% më pak emigrantë të parregullt në Ballkanin Perëndimor në vitin 2023

Agjencia Europiane e Ruajtjes së Kufijeve, FRONTEX publikoi të mërkurën raportin vjetor të 2023 lidhur me zhvillimet e emigracionit të parregullt në Europë dhe pritshmëritë për vitin 2024.

“Rruga e Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet edhe Shqipëria raportoi një rënie prej rreth 31%, me rreth 99.000 raste të evidentuara të emigrimit të parregullt, krahasuar me vitin 2022″, thotë raporti.

Sipas raportit “një pjesë e presionit emigrator nga kufijtë serbë u zhvendos në kufijtë e Bosnjë Hercegovinës e cila shënoi një rritje me 80% të kalimeve të parregullta të kufirit në 11 muajt e parë të 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022″.

Sipas FRONTEX-it emigrantët e raportuar si më të shumtit në numër në rrugën e Ballkanit Perëndimor, ishin kryesisht sirianë, turq dhe afganë.

Në përmbledhjen e FRONTEX-it thuhet se në vitin 2024 menaxhimi i kufijve evropianë do të vazhdojë të përballet me një sfidë të madhe karakterizuar nga mundësia për rritje të prurjeve emigratore dhe krimit ndërkufitar.

Rreziqet për vitin 2024, thotë FRONTEX mund të pritet të prekin kryesisht rrugët e Mesdheut Qendror dhe Lindor. Presioni i përforcuar i prurjeve emigratore në Mesdheun Lindor do të kishte efekt edhe në Ballkanin Perëndimor, thotë Frontex në raportin vjetor të 2023.

Shqipëria si pjesë e rrugës ballkanike dhe prurjet emigratore gjatë vitit 2023

Edhe Shqipëria si pjesë e rrugës Ballkanike të kalimit të emigrantëve pësoi një ulje të prurjeve emigratore që vijnë kryesisht nga Greqia në vitin 2023. Më pak se 9 mijë emigrantë të huaj të parregullt sipas të dhënave pararake u evidentuan në brendësi të territorit shqiptar, ku pjesa më e madhe e të cilëve kanë hyrë nga Greqia në pikën e Qafë Botës në Sarandë.

Shqipëria është pjesë e Rrugës së Ballkanit Perëndimor ku emigrantët e parregullt që hyjnë nga kufiri jugor dhe juglindor shqiptar me Greqinë kalojnë tranzit për të udhëtuar nga zonat veriore në drejtim të Malit të Zi apo Kosovës me destinacion final vendet e Bashkimit Europian.

Prurjet emigratore në Shqipëri u lidhën ngushtësisht gjatë vitit 2023 me situatën në kampet greke të emigrantëve, me ritmin e hyrjes së emigrantëve të parregullt në Greqi, kryesisht nga kufiri turk, por edhe me aktivitetin e rrjeteve rajonale apo kombëtare të kontrabandimit të emigrantëve.

Autoritetet shqiptare firmosën mesin vitit të shkuar një marrëveshje bashkëpunimi me FRONTEX që synon të sigurojë shkëmbimin e informacionit në lidhje me pretendimet për shkelje të të drejtave themelore në aktivitetet operacionale të FRONTEX në territorin e Shqipërisë.

FRONTEX nisi operacionin e përbashkët në Shqipëri, operacionin e parë të agjencisë në Ballkanin Perëndimor, në maj 2019. Aktualisht janë 162 oficerë evropianë të rojeve kufitare që punojnë së bashku me Policinë kufitare Shqiptare.

Sipas të dhënave nga Agjencia Europiane për Ruajtjen e Kufijve, FRONTEX, numri i kalimeve të parregullta në kufirin e jashtëm të Bashkimit Europian arriti në vitin 2023 në rreth 380 000, i nxitur nga një rritje e mbërritjeve përmes rajonit të Mesdheut.

Kjo shënon nivelin më të lartë që nga viti 2016 dhe përbën një rritje prej 17% krahasuar me kalimet e parregullta të vitit 2022, duke treguar një tendencë të vazhdueshme rritëse gjatë tre viteve të fundit.

Sirianët përbënin mbi 100 000 kalime të parregullta përgjatë vitit 2023, duke shënuar edhe numrin më të lartë midis të gjitha kombësive. Ata u pasuan nga guineasit dhe afganët. Këto tre kombësi kryesore përbënin mbi një të tretën e të gjitha kalimeve, sipas FRONTEX./Zëri i Amerikës

Më të lexuarat

  • Video/ Dea Mishel duke reklamuar betonizimin e bregdetit, në garë me Pilinçin për postin e zv/kryeministrit të ‘qeverisë së flamingove’

    Video/ Dea Mishel duke reklamuar betonizimin e bregdetit, në garë me Pilinçin për postin e zv/kryeministrit të ‘qeverisë së flamingove’

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I quajti protestuesit “hajvanë”, Lapaj shpërthen ndaj Ramës: O delenxhi burrë, pasi i vjedh edhe i ofendon!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si qeveria amerikane e Donald Trump e bëri Elon Musk trilionerin e parë në botë?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Netanyahu ‘i prish’ ditëlindjen Trumpit, sulmon Bejrutin dhe rrezikon marrëveshjen me Iranin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga Sazani në Zvërnec, Edi Rama: Ja e vërteta e këtyre investimeve!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dy gjyshe pjesë e aferës së AKSHI-t. Pse Bledar Maksuti nuk procedon ‘oktapodin’ Gerond Meçe? Si kalonin paratë nga ABS në xhepat e Daniel Shimës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • VIDEO/ I ngacmoi motrën, Mateo “merr zvarrë” gazetarin në mes të lokalit në Tiranë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Organizatori i protestës Arben Kola thirrje për rrethimin e SPAK-ut, shfaqen persona të maskuar, akte dhune dhe sulme seksuale ndaj vajzave e grave

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas protestave që shkundën Serbinë, Vuçiç paralajmëron dorëheqjen!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dosja “Black Eagle”, takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!