AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“Një grup kriminal në Lezhë e strehoi”/ Të pathënat e atentatit ndaj Gentjan Bejtjes. Flet babai: U qëllua sapo…!

by SHT Media
20/03/2024
in Kronikë
6
0
Vrasja e Gentjan Bejtjes, dy të arrestuarit heshtin para policisë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Emisioni “Në Shënjestër” në News 24, trajtoi mbrëmjen e sotme atentatin me armë zjarri ndaj Gentian Bejtjas, i cili u ekzekutua me breshëri plumbash të premten e shkuar.

Pjesë nga dokumentari:

Ai kishte kohë që rrinte i fshehur. Zërat thoshin se një bandë kriminale në veri të vendit, e kishte strehuar prej muajsh në gjirin e saj, në një bazë sekrete. Aty nga ku dilte rrallë, apo i shoqëruar nga njerëz të besueshëm. Kështu kishte qenë jeta për të që nga atentati i dytë në radhë që i ishte bërë, në fillim të vitit 2022, ku edhe mbeti i plagosur, nga ku kuptoi se ata që po kërkonin ta hiqnin qafe, nuk ishin mjaftuar vetëm me sulmin e parë të ndodhur ndaj tij 6 vite më herët, ku i vendosën një sasi eksplozivi në kofanon e makinës. Por po kërkonin me çdo kusht eleminimin e tij.

Ashtu sikurse tentuan pa sukses, edhe në pritën e tretë, në muajin korrik të vitit 2023. Ku edhe pse nuk e vranë, arritën të godasin familjen e tij të ngushtë, duke i lënë të vrarë në derën e banesës, kunatin dhe lënduar, dy fëmijët e vegjël në makinë. Por duket se privimi në një bazë të fshehur, po i rrinte ngushtë së fundmi Gentjan Bejtjas, dhe për këtë arsye ai vendosi të kthehet pranë familjes, në fshatin Larushkë. Aty, ku këtë herë qitësit nuk gabuan më, dhe e lanë të vrarë, pasditen e 15 Marsit, në ambientet e brendshme të banesës së tij. Vetëm pak minuta pasi ishte kthyer aty, pas shumë kohësh mungesë. Por përse Gentjan Bejtja, dikur një ish-punonjës burgu, ishte një objektiv kaq i lakmuar për armiqtë e tij?

Çfarë dinte ai për ngjarjet e shumta kriminale që kishin ndodhur në zonën e tij, por edhe përreth. dhe cila ishte përfshirja në disa prej tyre, që çoi edhe në mbylljen njëherë e mirë të gojës së tij? Është e vështirë në mos për të thënë e pamundur, që Gentjan Bejtja, të mos kishte dijeni për shumë nga ngjarjet e rënda që kanë ndodhur në Shqipëri, sidomos pas vitit 2013. Por po kaq e vështirë është të flasësh me siguri deri ku shkonte përfshirja e tij në këto ngjarje. Edhe pse fundi i ortakërisë së asaj që deri dje njihej si Banda e Niklës, dhe mëritë që pasuan midis krerëve të grupit, mund të kenë çuar edhe në atentatet e mëhershme ndaj tij, por edhe të fundit, ku mbeti i vrarë në oborrin e vilës së tij trekatëshe në fshatin Larushk të Fushë-Krujës.

“Më datë 15 Mars 2024, në fshatin Larushk, Krujë, është vrarë me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar, shtetasi Gentjan Bejtja. Në vazhdim të veprimeve hetimore, në fshatin Hasan është gjetur një automjet tip “Land Rover”, i bardhë, i djegur, brenda të cilit janë gjetur po të djegura, katër armë zjarri”, sqaronte policia.

Por për të mbetur fillimisht te atentati i fundit që i mori jetën Gentjan Bejtjes, është me interes për t’u parë edhe njëherë mënyra se si qitësit vepruan, dhe nëse kjo pritë meriton apo jo të quhet e sofistikuar. Dhe nëse babai i dy fëmijëve u nxor këtë herë në pritë dhe kush e tradhtoi? Ata të cilët po e mbanin të strehuar në një strofkull, dhe që nuk u duhej më, apo tradhtia erdhi nga brenda fshatit, aty ku ai kishte përplasjet me ata që dikur ishin miqtë, dhe me kalimin e kohës u kthyen në armiqtë e tij.

Sipas të dhënave të siguruara nga emisioni ‘Në Shënjestër’, pas atentatit të tretë që atij u bë më datë 4 korrik 2023, ku mbeti i vrarë në derën e vilës së tij në fshatin Larushk, kunati Ramazan Sino, dhe u plagos, djali i tij 13 vjeçar, Gentjan Bejtja që mendohet se kishte zbritur nga makina vetëm pak minuta para se të qëllohej, kishte vendosur të mos kthehej për disa kohë në banesë. Por kohët e fundit, ai kishte lënë arratinë dhe ishte kthyer të jetonte në fshatin e tij, por këtë herë jo në banesën e tij, por në atë të prindërve, ku po strehohej së bashku me dy djemtë dhe bashkëshorten. Ai thuhet po kështu se kishte një javë që ishte zhvendosur në banesën e prindërve, vetëm pak metra larg të tijës. Sipas dëshmisë së dhënë nga babai i tij, Gentjani kishte bërë këtë zgjedhje, me qëllim që të ruhej nga një sulm i radhës.

“Ditën e ngjarjes, Gentjani ndodhej në banesën tonë, ku është marrë me punë të ndryshme. Ai kishte një javë që ishte kthyer në fshat, dhe jetonte bashkë me fëmijët dhe bashkëshorten në banesën tonë. Rreth pasdites, ai doli nga banesa dhe u drejtua drejt të vetës, që është pranë nesh. Por vetëm pak minuta pasi doli ne dëgjuam krisma të shumta armësh dhe vrapuam të shikonim se çfarë kishte ndodhur. Më tej babai i Gentjan Bejtjas tregoi se me të shkuar në banesën e djalit të tij, ai e gjeti atë në grahmat e fundit, ose gati të pajetë. Edhe pse u përpoqën t’i japin ndihmën e parë, kjo ndihmë rezultoi e kotë. “Sapo mbërritëm në banesën e Gentjanit, pamë që trupi i tij ishte në serën që ndodhet në krah të shtëpisë. E nxorëm deri në oborr, dhe u përpoqëm t’i japim ndihmë, por ishte e kotë. Pasi djali kishte ndërruar jetë”, shprehet babai.

Në pyetje lidhur mbi ngjarjen u mor edhe bashkëshortja e Gentjan Bejtjas. Por, në kushtet e tronditjes së fortë psikike, ajo nuk mundi të japë asnjë detaj me rëndësi për grupin hetues. Që ka vendosur ta marrë edhe njëherë në pyetje, sapo gjendja e saj psikologjike të jetë më e qëndrueshme./m.j

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Vuçiç njofton dorëheqjen më 27 shtator, hyn në fushatë për zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit

14/09/2026

Pompa e shtrenjtë shqiptare, nafta deri 45% mbi rajonin, shkak taksat

14/09/2026

Lagarde ngre alarmin për varësinë teknologjike: Europa duhet të zhvillojë AI-në e saj

14/09/2026

Ilir Meta del nga kafazi i qelqtë, Apeli pranon kërkesën që gjyqin ta ndjekë pranë avokatit

14/09/2026

Kontrollet e reja kufitare të hyrje-daljeve, nëntë vende të BE-së shtyjnë zbatimin e plotë të masave, si do të funksionojë

14/09/2026

“Gjyqësori po i hedh benzinë zjarrit”/ Pagat e magjistratëve, avokati: Palë me opozitën që kërkon destabilitet

14/09/2026

Alarmi i rremë për bombë në një shkollë në Tiranë, Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

14/09/2026

Drama e shpopullimit / Shkolla që ka vetëm 1 nxënës në Neviçishtë të Korçës, mbyllet

14/09/2026

Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

14/09/2026

Nga salmonela te droga/ “AMG Food”, pronare e kontejnerit me mish pule ku u gjetën 41 kg kokainë!

14/09/2026

Republika e Prokurorëve nuk është vetëm një metaforë…

13/09/2026

Benet Beci ia dredh Ramës? Hyn e del i maskuar nga baza politike e Spiropalit në ish Bllok, qoka, afera, pastrim parash dhe dobësia për Pëllumb Gjokën

12/09/2026

Flet Ziza Pajaziti: Ja si hyra 2 herë në burg për takim me Haxhiun. E kam bashkëjetues, bëmë takim familjar

12/09/2026

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

12/09/2026

Rama nga Gjirokastra: Reforma Territoriale ndryshon drejtimin e qyteteve, ja si do të ndahen kuotat

12/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Vuçiç njofton dorëheqjen më 27 shtator, hyn në fushatë për zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit
  • Pompa e shtrenjtë shqiptare, nafta deri 45% mbi rajonin, shkak taksat
  • Lagarde ngre alarmin për varësinë teknologjike: Europa duhet të zhvillojë AI-në e saj

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.