AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Charles Michel: Evropa duhet të përgatitet për luftë

by SHT Media
19/03/2024
in Botë
6
0
Charles Michel: Evropa duhet të përgatitet për luftë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i KE-së dënoi mungesën prej dekadash të financimit dhe investimeve në ushtritë evropiane

“Nëse Evropa dëshiron paqe, ajo duhet të kalojë në një mënyrë “ekonomie lufte” dhe të forcojë ndjeshëm aftësitë e mbrojtjes përballë kërcënimit të paraqitur nga Rusia.” Kështu deklaroi Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel i cili gjithashtu u shpreh se mbështetja e SHBA-së nuk mund të merret më si e mirëqenë dhe vendet e BE-së duhet të marrin përgjegjësinë për sigurinë e tyre.

Në një shkrim të botuar në disa gazeta evropiane, Michel tha se kontinenti europian po përballet me sfidën më të madhe të sigurisë që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Nëse nuk marrim përgjigjen e duhur të BE-së dhe nuk i japim Ukrainës mbështetjen e mjaftueshme për të ndalur Rusinë, ne jemi të radhës. Prandaj, ne duhet të jemi të gatshëm për mbrojtje dhe të kalojmë në një ekonomi lufte. Rusia është një kërcënim serioz ushtarak për kontinentin tonë evropian dhe sigurinë globale.”

Michel dënoi mungesën prej dekadash të financimit dhe investimeve në ushtritë evropiane dhe pavarësisht se kapaciteti i prodhimit ushtarak u rrit me 50% që nga fillimi i agresionit rus në shkallë të plotë.

“Ndërsa ne forcojmë kapacitetin tonë të mbrojtjes, ne duhet të sigurojmë që Ukraina të marrë atë që i nevojitet në fushën e betejës. Ne duhet të përdorim buxhetin evropian për të blerë pajisje ushtarake për Ukrainën dhe le të përdorim fitimet nga asetet e Rusisë për të blerë armë për Ukrainën.”

Ndërkaq ministrat e jashtëm të BE-së ranë dakord të ndajnë 5 miliardë euro shtesë për Ukrainën në vitin 2024 brenda kornizës së Fondit Evropian të Paqes. Ky fond është një mjet kyç për mbështetjen e aftësive mbrojtëse të Ukrainës që nga viti 2022, por kohët e fundit ka rënë ndjeshëm pasi shtetet anëtare nuk ranë dakord për ta rimbushur atë dhe për të zhbllokuar para të tjera për Ukrainën.

Nga ana tjetër Senatori amerikan Lindsey Graham vizitoi Kievin diskutoi ndihmën thelbësore për ushtrinë e Ukrainës, por u shpreh se nevojat e popullit amerikan janë më me përparësi.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Republika e Prokurorëve nuk është vetëm një metaforë…

13/09/2026

Benet Beci ia dredh Ramës? Hyn e del i maskuar nga baza politike e Spiropalit në ish Bllok, qoka, afera, pastrim parash dhe dobësia për Pëllumb Gjokën

12/09/2026

Flet Ziza Pajaziti: Ja si hyra 2 herë në burg për takim me Haxhiun. E kam bashkëjetues, bëmë takim familjar

12/09/2026

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

12/09/2026

Rama nga Gjirokastra: Reforma Territoriale ndryshon drejtimin e qyteteve, ja si do të ndahen kuotat

12/09/2026

5 shenjat e horoskopit që kanë karakterin më të fortë

12/09/2026

Pjesë e grupit të trafikimit të kokainës nga Kolumbia, shqiptari i arrestuar në Greqi është Lulzim Caka! Në vendin tonë kërkohet për vrasje

12/09/2026

Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

12/09/2026

Rama zbarkon në Vlorë për reformën territoriale, Çuçi zbulon çfarë u diskutua: Sot nuk morëm vendime

12/09/2026

Rama-Berisha ‘luftë’ në politikë, ortakëri në biznes; “delfini” i Shkëlzenit merr 90 mijë m² tokë për 1 euro në Lalëz

12/09/2026

Kim rrëfen jetën në Shqipëri: Këngët popullore e ndihmuan të mësonte shqipen

12/09/2026

Çanta e shkollës nuk shkakton skoliozë, por mund të lodhë shpinën! 5 këshilla nga fizioterapistët

11/09/2026

Beteja për Kryeministrin/ Zgjedhjet e 25 tetorit, Vuçiç: Largohem si President brenda shtatorit

11/09/2026

Rama ‘lan duart’ me Agasin, shet koordinatorin e krimit pas arrestimit: S’kam autorizuar askënd të flasë në emrin tim

11/09/2026

Çifti i njohur i TikTok-ut pjesë e “Big Brother VIP Albania 6”?!

11/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Republika e Prokurorëve nuk është vetëm një metaforë…
  • Benet Beci ia dredh Ramës? Hyn e del i maskuar nga baza politike e Spiropalit në ish Bllok, qoka, afera, pastrim parash dhe dobësia për Pëllumb Gjokën
  • Flet Ziza Pajaziti: Ja si hyra 2 herë në burg për takim me Haxhiun. E kam bashkëjetues, bëmë takim familjar

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.