• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Mitsotakis këmbëngul në lirimin e Belerit: Ende shpresoj që kjo çështje mund të zgjidhet. Ka ndikuar jo për mirë në marrëdhëniet greko-shqiptare

17/03/2024
in Politikë
Mitsotakis këmbëngul në lirimin e Belerit: Ende shpresoj që kjo çështje mund të zgjidhet. Ka ndikuar jo për mirë në marrëdhëniet greko-shqiptare

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ende shpreson në reflektimin e autoriteteve shqiptare për ta lejuar kryebashkiakun e zgjedhur të Himares të betohet. Në intervistën për tv SKAI Mitsotakis tha se mënyra se si Shqipëria e trajtoi këtë çështje ka ndikuar negativisht në marrëdhëniet greko-shqiptare.

Kyriakos Mitsotakis: Ne kemi folur në vijimësi për çështjen Beleri. Ne kemi shprehur rezervat tona të forta, jo vetëm për faktin se Fredi Belerit nuk i është dhënë mundësia që të betohet gjatë kohës që ishte në paraburgim. Ende nuk ka vendim përfundimtar, ka vetëm një vendim të gjykatës së shkallës së parë. Ne do të vazhdojmë të ngulmojmë për një proces të drejtë gjyqësor. Më vjen keq ta them, është e ditur se mënyra se si Shqipëria e trajtoi këtë çështje ka ndikuar jo për mirë në marrëdhëniet greko-shqiptare.

Yannis Dsounos: Negativisht?

Kyriakos Mitsotakis: Po, negativisht. Nuk është diçka që ne e donim. Dhe unë ende shpresoj, që kjo çështje mund të zgjidhet.

Greqia ende mban në fuqi veton brenda BE-së për mos lejimin e nisjes së shqyrtimit të kapitujve të anëtarësimit me Shqipërinë.

Televizioni grek SKAI, ka publikuar edhe faktin se emri i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, burgimi i të cilit i solli në pikën e thyerjes marrëdhëniet me Shqipërinë mund të jetë kandidat i Mitsotakis për eurodeputet në zgjedhjet europiane të qershorit.

Mbështetësit e këtij skenari besojnë se një kandidim i mundshëm i Belerit do t’i japë pikë të rëndësishme në elektorat qeverisë greke, duke ushqyer ndjenjën e shumicës së madhe të qytetarëve grekë që e konsiderojnë si të padrejtë burgosjen e tij.

Pikë referimi për çdo zhvillim do të jetë vendimi i të martës se javës së ardhshme i Apelit Gjykatës së Posaçme pasi shkalla e parë dha dënimin ndaj Belerit me dy vite burg.

Më të lexuarat

  • Dea Mishel i reagon ashpër Grida Dumës: U denigrova në emisionin tënd, të ka hidhëruar refuzimi që ia bëra ftesës tënde

    Dea Mishel i reagon ashpër Grida Dumës: U denigrova në emisionin tënd, të ka hidhëruar refuzimi që ia bëra ftesës tënde

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK konfirmon takimin e famshëm të Arubës, morën pjesë mafiozë dhe zyrtarë të lartë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Operacioni i SPAK, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berishës iu hoq “non-grata”, por ai mbetet sërish “babi i Zenit”!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Do jemi si Dubai”, Rama: Shqiptarët s’mund të përdoren si mish për top për ata që s’duan Trump

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trafik droge/ SPAK arreston Orest Sotën, shpall në kërkim Artur Shehun, mafiozin e Zvërnecit, 20 masa sigurie për grup kriminal dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Influenceret e ‘flamingove’ që nuk paguajnë taksa. Mashtrim dhe pastrim parash. A do veprojnë tatimet, krimi ekonomik dhe Prokuroria?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm: Shpirti i PS-së nuk është në antimitingun e Ramës, por në sheshin e rinisë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Mustafa Nano: Isha i stresuar dhe i thash Ramës më bëj ambasador, i takon sojit tim, pasi u emërova ika se po humbisja kohë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ermali ishte bërë si Guruja”, Moza komenton opinionistët, çfrë tha për Einxhel dhe Arminën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!