AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Aferë në Pallatin Mbretëror/ Kush është aristokratja që dyshohet se princi William ka tradhtuar Kate Middleton?

by SHT Media
15/03/2024
in Botë
6
0
Aferë në Pallatin Mbretëror/ Kush është aristokratja që dyshohet se princi William ka tradhtuar Kate Middleton?
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndoshta keni parë nëpër rrjetet sociale një teori se princi William ka një lidhje paralele me Rose Hanbury, një mikeshë e pallatit mbretëror. Në prill të vitit 2019 qarkulluan zërat se William dhe Rose kishin krijuar një lidhje sekrete dhe asokohe, edhe Kate, publikisht, dukej e largët nga bashkëshorti i saj.

Rishtazi, “zhdukja” e Kate është lidhur pikërisht me këtë “lidhje” dhe thashethemi është rikthyer në vëmendje.

Rose u shfaq në kurorëzimin e mbretit Charles dhe edhe pse ka pasur miqësi me Kate, ato as nuk folën bashkë. Pallati mbretëror kurrë nuk i adresoi pretendimet dhe shkrimtari mbretëror, Omid Scobie, e ka përmendur shkarazi në librin e tij “Endgame: Inside the Royal Family and the Monarchy’s Fight for Survival”, por tha për ET se nuk u besonte këtyre thashethemeve.

“Pallati mbretëror kurrë nuk foli për këtë, ndaj me shumë mundësi, thashethemi do vazhdojë të qarkullojë”, shkroi Omid.

Emri i Rose ka nisur sërish të jetë prezent, sidomos pas monologut të Stephen Colbert në “The Late Shoë”, ku ai u shpreh: “Ndërkohë që po flisnim për këtë dje, mbretëria po përballet me zhdukjen e Kate Middleton. Tani interneti po e lidh zhdukjen e saj me tradhtinë që mund të ketë bërë burri i saj dhe mbreti i ardhshëm i Mbretërisë së Bashkuar”, tha Colbert, duke shtuar:

“Mendojmë se të gjithë e dimë se kush është kjo grua: Rose Hanbury. Ka pasur thashetheme se ata janë të lidhur që prej vitit 2019. Sipas mediave, Kate është përballur me William për këtë çështje dhe ai thjesht ka qeshur dhe ka thënë që asgjë s’është e vërtetë. “Haha” është gjithnjë një përgjigje e mirë kur gruaja të akuzon për tradhti”, tha Colbert.

Më pas, Colbert tregoi se Rose është martuar me një prej miqve të ngushtë të William, David Rocksavage, por kush është Rose Hanbury, gruaja që ka ngritur kaq shumë thashetheme?

Rose është 39 vjeç dhe ka qenë modele. Emri i saj i plotë është Sarah Rose Cholmondeley dhe ka tre fëmijë me bashkëshortin, David. Alexander Hugh George, Lord Olivier Timothy dhe Iris Marina Aline.

Rose ka punuar më parë pranë Michael Andreë Gove, anëtar i parlamentit dhe tanimë Sekretari i Shtetit për Komunikimin. Sipas The Indipendent, Rose menaxhon pronat e të shoqit. Çifti u takua në vitin 2003 në Itali dhe u fejuan 6 vite më vonë. Më pas, në vitin 2009, ata kurorëzuan dashurinë në një dasmë private.

Rose ka një lidhje të gjatë me mbretërinë dhe thuhet se gjyshja e saj, Lady Elizabeth Lambart, ka qenë një prej shoqërueset e mbretëreshës Elizabeth, kur ajo u martua me princin Philip në vitin 1947.

Sa i përket tradhtisë së supozuar, nuk ka mjaftueshëm prova, veç thashetheme, por dukshëm, interneti nuk e ka në plan të ndalet.

/f.s

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Republika e Prokurorëve nuk është vetëm një metaforë…

13/09/2026

Benet Beci ia dredh Ramës? Hyn e del i maskuar nga baza politike e Spiropalit në ish Bllok, qoka, afera, pastrim parash dhe dobësia për Pëllumb Gjokën

12/09/2026

Flet Ziza Pajaziti: Ja si hyra 2 herë në burg për takim me Haxhiun. E kam bashkëjetues, bëmë takim familjar

12/09/2026

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

12/09/2026

Rama nga Gjirokastra: Reforma Territoriale ndryshon drejtimin e qyteteve, ja si do të ndahen kuotat

12/09/2026

5 shenjat e horoskopit që kanë karakterin më të fortë

12/09/2026

Pjesë e grupit të trafikimit të kokainës nga Kolumbia, shqiptari i arrestuar në Greqi është Lulzim Caka! Në vendin tonë kërkohet për vrasje

12/09/2026

Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

12/09/2026

Rama zbarkon në Vlorë për reformën territoriale, Çuçi zbulon çfarë u diskutua: Sot nuk morëm vendime

12/09/2026

Rama-Berisha ‘luftë’ në politikë, ortakëri në biznes; “delfini” i Shkëlzenit merr 90 mijë m² tokë për 1 euro në Lalëz

12/09/2026

Kim rrëfen jetën në Shqipëri: Këngët popullore e ndihmuan të mësonte shqipen

12/09/2026

Çanta e shkollës nuk shkakton skoliozë, por mund të lodhë shpinën! 5 këshilla nga fizioterapistët

11/09/2026

Beteja për Kryeministrin/ Zgjedhjet e 25 tetorit, Vuçiç: Largohem si President brenda shtatorit

11/09/2026

Rama ‘lan duart’ me Agasin, shet koordinatorin e krimit pas arrestimit: S’kam autorizuar askënd të flasë në emrin tim

11/09/2026

Çifti i njohur i TikTok-ut pjesë e “Big Brother VIP Albania 6”?!

11/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Republika e Prokurorëve nuk është vetëm një metaforë…
  • Benet Beci ia dredh Ramës? Hyn e del i maskuar nga baza politike e Spiropalit në ish Bllok, qoka, afera, pastrim parash dhe dobësia për Pëllumb Gjokën
  • Flet Ziza Pajaziti: Ja si hyra 2 herë në burg për takim me Haxhiun. E kam bashkëjetues, bëmë takim familjar

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.