AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Vrasja në lokal/ Misteri që mbulon masakrën në Frosinone, nga çfarë kishte frikë Mikea Zaka?

by SHT Media
12/03/2024
in Kronikë
6
0
Masakra në Itali, vrasësi ishte ‘viktimë’: 4 shqiptarët shkuan në lokal për ta sulmuar, ai qëlloi menjëherë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mikea Zaka, 23 vjeçari shqiptar i arrestuar pas të shtënave në Frosinone që i kushtuan jetën bashkatdhetarit të tij Kasem Kasmi (27 vjeç), kishte frikë se mos rrëmbehej.

Ndërkohë që hetimet për motivin vazhdojnë, nga sherri për një grua deri te lufta mes bandave për trafikun e drogës, ende mbetet mistet reagimi i Zakës, sipas medieve italiane.

Ai kishte frikë se Kasmi dhe të tjerët donin ta rrëmbenin, shkruan Vizion Plus.tv.

Kjo mbase ishte aryseja pse Zaka filloi të qëllonte në një lokal të mbushur me njerëz, duke rrezikuar të shkaktonte të masakër. Dhe ka një detaj tjetër.

Viktima, vëllai dhe dy miqtë e tij mbërritën me një Lancia Ypsilon të bardhë dhe e parkuan atë midis hyrjes së një rruge të vogël dhe gjysmës së një karrexhate në Via Aldo Moro. Mbi të gjitha e lanë hapur. Pse?

Arsyeja e vetme e besueshme është se ata donin ta linin gati për një arratisje. Ideja që Kasmi dhe të tjerët kishin hyrë në lokal për të rrahur Zakën është e pabesueshme. Pse ta bënin atë në një lokal plot me njerëz? Mund ta kishin bërë në një rast tjetër pa tërhequr vëmendjen. Ideja, ndoshta, ishte ta kapnin dhe ta merrnin.

Debati shumë i shkurtër që ndodhi para të shtënave mund të ishte një kërcënim për ta ndjekur, ndoshta edhe një përpjekje për ta larguar me forcë. Pikërisht, një lloj rrëmbimi blic. Por Zaka nuk i dha kohë. Ata nuk dyshonin se ai ishte i armatosur dhe mbi të gjitha nuk mund të merrnin parasysh atë lloj reagimi, shkruan Vizion Plus.tv.

Zaka dyshohet se u ka thënë hetuesve: “Duhet të mbrohesha”. Por nga çfarë duhej të mbrohej në një lokal plot me njerëz? Hetuesit kanë mohuar hipotezën se Kasemi apo një grup tjetër i tij ka qenë i armatosur, atëherë pse qëlloi Zaka?

A ishte nën efektin e drogës apo alkoolit? Mbi këtë hipotezë të fundit, fakti që 23-vjeçari qëlloi në atë mënyrë gjen vetëm një përgjigje, sado e çmendur të duket, kishte frikë për jetën e tij. Po përse Kasemi dhe të tjerët ishin inatosur me të?

E dashura

Hetuesit identifikuan vajzën me të cilën Zaka kishte një lidhje romantike prej disa kohësh. Sipas asaj që i arrestuari deklaroi gjatë marrjes në pyetje, sherri nisi për të dashurën e tij.

Vajza ende nuk është intervistuar nga hetuesit , por ata do ta bëjnë këtë në orët në vijim. Vetëm ajo mund t’i ndihmojë hetuesit për të sqaruar këtë aspekt dhe për të verifikuar nëse është e vërtetë që Zaka është rrahur disa herë sepse nuk duhej të takohej me vajzën.

Është e qartë se ka pasur disa precedentë që nuk e kanë lënë Zakën të qetë. A donin ta merrnin të shtunën mbrëma për t’i dhënë mësimin e fundit? Por duhet sqaruar edhe lidhja që vajza (e dashura e Zakës) kishte me grupin e Kasmit.

Hetuesit nuk e besojnë se sherri nisi për një grua, por besojnë se të shtënat ishin epilogu i një lufte bandash, ndoshta për trafik droge./m.j

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Rama-Berisha ‘luftë’ në politikë, ortakëri në biznes; “delfini” i Shkëlzenit merr 90 mijë m² tokë për 1 euro në Lalëz

12/09/2026

Kim rrëfen jetën në Shqipëri: Këngët popullore e ndihmuan të mësonte shqipen

12/09/2026

Çanta e shkollës nuk shkakton skoliozë, por mund të lodhë shpinën! 5 këshilla nga fizioterapistët

11/09/2026

Beteja për Kryeministrin/ Zgjedhjet e 25 tetorit, Vuçiç: Largohem si President brenda shtatorit

11/09/2026

Rama ‘lan duart’ me Agasin, shet koordinatorin e krimit pas arrestimit: S’kam autorizuar askënd të flasë në emrin tim

11/09/2026

Çifti i njohur i TikTok-ut pjesë e “Big Brother VIP Albania 6”?!

11/09/2026

Nga roje në zhvatës pronash, kush është gjyqtari Ramiz Lala që urdhëroi sot Ramën të zhbllokojë rritjen e pagave për GJKKO

11/09/2026

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

11/09/2026

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

11/09/2026

“Unë jam trajneri, zgjedh kush do luajë”, Rama tregon si i zgjedh ministrat

11/09/2026

Braçe shpërthen ndaj gjyqtarëve: Kallëzimi i Malajt në SPAK është vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

11/09/2026

Haga, midis maktheve dhe paranojave

11/09/2026

“Pasqyrë Albania” përballë testit të Braçes: Nëse nuk funksionon, do ta thyej

11/09/2026

“Nuk do bëhem mbret”, Rama: Ja kur do të largohem nga posti i kryeministrit

11/09/2026

Një telash më shumë për Partinë Demokratike

10/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Rama-Berisha ‘luftë’ në politikë, ortakëri në biznes; “delfini” i Shkëlzenit merr 90 mijë m² tokë për 1 euro në Lalëz
  • Kim rrëfen jetën në Shqipëri: Këngët popullore e ndihmuan të mësonte shqipen
  • Çanta e shkollës nuk shkakton skoliozë, por mund të lodhë shpinën! 5 këshilla nga fizioterapistët

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.