• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Rama: Shqipëria në një pozicion ndërkombëtar që nuk e kemi pasur kurrë! PS ka përgjegjësinë ta konsolidojë…!

08/03/2024
in Politikë
Rama: Shqipëria në një pozicion ndërkombëtar që nuk e kemi pasur kurrë! PS ka përgjegjësinë ta konsolidojë…!

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Berat ku pas inspektimit të disa prej projekteve të cilat do t’i japin shtysë më të madhe zhvillimit të qytetit, mori pjesë në procesin e dorëzimit të kartave për anëtarësimet e reja në PS.

Fillimisht Rama përmendi disa prej projekteve të cilat sipas tij po transformojnë qytetin e Beratit duke dhënë gjithmonë e më shumë rezultat. Ai tha se numri i turistëve që vizitojnë Beratin po rritet nga viti në vit.

“Ishim me kryetarin tek kantieri i Tregut të Gjelbër të Beratit, që do të ketë 120 vende për prodhimet e fermerëve dhe ndërkohë po aty, diskutuam për vazhdimin e punës me një pikë moderne grumbullimi e përpunimi të vajit të ullirit e përpunimit të ullirit.

Duhet të garantohet zinxhiri i vlerës e për këtë, në këtë rast, duhet të krijohen kushtet optimale që vaji të grumbullohet, të përpunohet e që pastaj fuqia shitëse e prodhuesve të rritet”- tha Rama sa i takon projekteve që po zbatohen.

Sa i takon procesit të anëtarësimit në BE, Rama u shpreh se Shqipëria duhet të përmbushë disa detyra të clat kërkojnë lidership dhe mbështetje nga pjesa më e madhe e popullit.

“Bashkimi Europian thotë duhet të bësh këtë, këtë, këtë e ti nuk mund të thuash “jo, dua të bëj këto të treja, por këto dy të tjerat nuk dua t’i bëj”, sepse  ndryshe nuk anëtarësohesh. E këto detyra janë të vështira dhe faza e bisedimeve nuk është një fazë që përfshin thjesht dhe vetëm detyrat e qeverisë sepse në Bashkimin Europian nuk do hyjë qeveria, do hyjë Shqipëria, e qeveria përfaqëson vetëm një pjesë të aktorëve që përbëjnë sistemin e Shqipërisë.

Është qeveria, është Parlamenti, është gjyqësori, por edhe këto të treja bashkë nuk janë e gjitha sepse është sektori publik, por është edhe sektori privat dhe procesi i anëtarësimit ka detyrime të rënda edhe për sektorin privat, për bizneset, për cilësinë, për teknologjinë, për certifikimet, standardet, garancitë. Të gjitha këto kërkojnë lidership, të gjitha këto kërkojnë fuqi e të gjitha këto kërkojnë mbështetje, si shprehje e vetëdijes së shumicës dërrmuese të popullit që po, këto gjëra duhen bërë!”- u shpreh kryeministri.

Duke përmendur edhe pozicionin ndërkombëtar të vendit, që më parë nuk e kemi patur kurrë, Rama tha se tashmë duhet punuar për ta konsoliduar, duke theksuar se përgjegjësinë për ta bërë diçka të tillë e ka PS.

“Ne sot kemi një pozicion ndërkombëtar që nuk e kemi patur kurrë.  Edhe ky pozicion ndërkombëtar duhet konsoliduar!  Nuk duhet të jetë çështje thjesht e një momenti suksesi të një qeverie në Shqipëri, por duhet të jetë profili i Shqipërisë, profil i konsoliduar i Shqipërisë.  Për këto e arsye e mund të numëroj pafund, ne kemi një përgjegjësi shumë të madhe. Kur them ne, them ne socialistët. Ne, Partia Socialiste. Ne jemi këtu për të bërë ç’mos që të bëjmë gjithçka që e sotmja të bëhet më e mirë, por mbi të gjitha të bëjmë të pamundurën që e nesërmja të jetë e garantuar”- tha Rama./m.j

Më të lexuarat

  • “Ermali ishte bërë si Guruja”, Moza komenton opinionistët, çfrë tha për Einxhel dhe Arminën

    “Ermali ishte bërë si Guruja”, Moza komenton opinionistët, çfrë tha për Einxhel dhe Arminën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ministri Malaj i nxori listën e kompanive, shpërthen Shehaj: S’ju vjen turp, merreni me familjen time; përjashtohet nga seanca!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Déjà vu’, Trump anulon sërish bombardimet në Iran: Është arritur marrëveshja me Teheranin, së shpejti do ta firmosim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Heqja e non gratës së Berishës, zbardhen mesazhet në WhatsApp të grupit të PD (FOTO)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Hapet perdja e Kupës së Botës, nis në Meksikë beteja për trofeun më të madh të futbollit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë është “waiver”-i që përmendi DASH për Berishën? Raporti amerikan shuan dilemat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • EMRI/ Kush është finalisti i dytë i Ferma Vip 3

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kokalari nxjerr blof Berishën, zbulon arsyen pse kreu i PD do të vizitojë SHBA-në: Mos mashtro, mbetesh “Non Grata”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas Berishës, edhe Meta infiltron nga burgu sekretaren në protestë, ‘drithërohet’ Rama

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • PD: Berishës iu hoq non grata nga SHBA! Ambasada amerikane nuk komenton: Pyesni DASH!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!