AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Alarmi i ekspertit të sigurisë: Në Shqipëri 600 xhami nga 880 janë jashtë kontrollit të KMSH, janë shfrytëzuar nga struktura iraniane

by SHT Media
22/02/2024
in Kronikë
6
0
Alarmi i ekspertit të sigurisë: Në Shqipëri 600 xhami nga 880 janë jashtë kontrollit të KMSH, janë shfrytëzuar nga struktura iraniane
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Instituti britanik Royal United Services [RUSI], ka bërë të ditur përmes një raporti se Rusia po kërkon të destabilizojë vendet e Evropës.

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi thotë se dyshimet janë serioze se Rusia përmes Iranit ka arritur të depërtojë tek institucionet fetare për të ushtruar aktivitetin e tyre për shkak se çdo qytetar e ka një lidhje shpirtërore me udhëheqësit fetarë.

Dhe, në Ballkan, ku kryesisht janë myslinanë, kanë depërtuar thellë në institucionet fetare për t’i përdorur fillimisht për propagandë dhe më pas për aktivitete të tjera operative.

Ai thotë se në Shqipëri nga 880 xhami,600 janë jashtë kontrollit të KMSH-së.

“Ne kishim ngritur me kohë shqetësimin se në Shqipëri ishin 600 xhami që janë jashtë kontrollit të Komitetit Mysliman Shqiptar. Dhe po ashtu ishin në dorën e fatit të njerëzve apo grupeve, strukturave apo shërbimeve sekrete që përdorin asetet e Komitetit Mysliman,” tha ai për Report TV.

Eksperti shpreh shqetësimin se këto xhami jashtë kontrollit të KMSH, mund të jenë në shërbim apo strukturave të caktuara të cilat mund t’i përdorin edhe për sulme. Një gjë e tillë u pa edhe në Bansjkë, pasi strukturat serbe shfrytëzuan një kishë për akt terrorist.

“Në Shqipëri janë rreth 600 xhami që janë jashtë kontrollit të Komitetit Mysliman Shqiptar. Është e vërtetë që është një shifër e lartë. Ne e kemi konsumuar edhe më parë këtë shqetësim, por që realisht janë njerëz që janë në mëshirën e fatit dhe të njëjtët persona që janë të sistemuar në këto xhami mund të jenë plotësisht në shërbim të personave apo grupeve të cilët mund t’i përdorin më pas si ata  si burim për të vepruar apo aspekte të tjera.

Prandaj vazhdojmë të themi se institucionet fetare janë shumë të rëndësishme referuar shtrirjes së tyre horizontale. Ju e dini që çdo fshat, qytet ka xhami dhe po ashtu kisha dhe vende të tjera dhe janë potencialisht janë më të mundshme që të përdoren. Ne e shohim se si u shfrytëzua një kishë atje në Banjska për një akt terrorist. Prandaj strukturat sekrete përdorin gjithmonë këtë lloj mekanizmi për të arritur deri tek aktivitetet operative,” shtoi eksperti.

Eksperti e mbyll duke thënë se në Shqipëri strukturat iraniane kanë shfrytëzuar komunitetin fetar. Kjo ka ardhur dhe si pasojë se shumë imamë kanë pagë të ulët dhe detyrohen të gjejnë burime të tjera.

“Strukturat iraniane kanë shfrytëzuar komunikimin fetar, sidomos në Shqipëri në mënyrë të veçantë duke marrë në konsideratë faktin që shumë imam kanë një pagë vetëm me 50 mijë lek apo 50 euro dhe që nuk kanë gjetur burime të tjera dhe që i kanë shfrytëzuar për të ushtruar aktivitetet e tyre, që ndoshta janë lajthitur edhe vetë imamët apo të punësuarit në xhami,” tha ai për gazetarin Nertil Agalliu./m.j

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona. Detajet e para

08/09/2026

“Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde

08/09/2026

“Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”

08/09/2026

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

08/09/2026

Tre ditë më parë iu dogj punishtja, sot flakët i shkrumbojnë banesën, çifti i moshuar në Fier mbetet në qiell të hapur

08/09/2026

Françeska Murati flet për herë të parë për ndarjen nga bashkëshorti, tregon të vërtetën e fotos ‘virale’ me burrin misterioz në plazh

08/09/2026

“Jam shumë e dashuruar, ai është një bekim”/ Selin Bollati zbulon dhuratën më të shtrenjtë nga Gimbo, tregon detajet nga bashkëjetesa pas BBVIP 5

08/09/2026

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

08/09/2026

Erdogan: Po tentojnë të rrethojnë Turqinë, nuk do të qëndrojmë spektatorë!

08/09/2026

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mbeten të plagosur dy persona. Detajet e para
  • “Kur drejtësia bëhet me porosi”, Mamica jep leksionin e radhës, por me dy standarde
  • “Trajtimi i Mlladiçit në Serbi: Ironi e madhe, po, çudi jo!”

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.