• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Zelensky zbret në frontin e luftës, rruga për në Adviivka është e mbushur me ushtarë të vrarë

20/02/2024
in Botë
Zelensky zbret në frontin e luftës, rruga për në Adviivka është e mbushur me ushtarë të vrarë

Qielli dhe toka e Ukrainës nuk gjen qetësi. Shpërthime janë raportuar në qytetin e Zaporizhias, Kremençuk dhe Dnipro. Ka pasur dhe sulme të tjera, ndërsa në terren vijon përballja e armatosur mes ushtrive. Në orët e fundit janë rrëzuar 23 dronë të lëshuar nga Rusia në drejtim të 7 rajoneve. Por lufta ka kaluar edhe në anën tjetër.

Moska pretendon se rrëzoi dronë ukrainas në Briansk dhe Kaluga. Adviivka, që ra në duart e ushtrisë ruse pas rezistencës disamujore, mbetet zona më e nxehtë e luftimeve.

“Braktis 300 ushtarët e plagosur dhe digj gjithçka”, është urdhëruar një ushtar ukrainas në momentet e fundit të tërheqjes. Disa orë pas ngritjes së flamurit rus në Adviivka, historitë horror nisën të shfaqeshin. Rrugët që të çojnë në këtë qytet, zonë e cila është përfshirë në konflikt që nga vitit 2014, janë të mbushura me ushtarë ukrainas të vrarë në betejë.

Humbja ka detyruar presidentin Volodymyr Zelensky që të zbresë në sheshin e luftës, duke shkuar në një rajon verilindor, jo shumë larg Donjeckut dhe Luhanskut. Ai pranon se situata në terren është shumë e vështirë.

“Tani është një situatë jashtëzakonisht e vështirë në disa pjesë të vijës së frontit, pikërisht aty ku trupat ruse kanë përqendruar rezervat maksimale. Ata po përfitojnë nga vonesat në ndihmën për Ukrainën dhe kjo është një çështje shumë e ndjeshme. Ata përfitojnë nga mungesa e artilerisë. Kemi nevojë që të fortifikojmë vijën e parë të mbrojtjes ajrore dhe për një rreze më të gjatë të armëve tona”, tha Zelensky.

Pas kërkesave të vazhdueshme nga Kievi, administrata amerikane po punon për të dërguar në Ukrainë raketa të reja balistike, tepër të fuqishme, që operojnë me një rreze të gjatë. Këtë e raportojnë mediat në SHBA që citojnë zyrtarë të lartë të qeverisë Biden.

Ndërkohë, nga Suedia vjen paketa më e madhe e ndihmës për Ukrainën. 682 milionë dollarë do të dërgohen nga vendi nordik për të mundësuar fuqizimin ushtarak të Kievit, para të cilat do të përdoren për blerje armësh dhe për transferimin e pajisjeve të ndryshme luftuese.

/a.r

Më të lexuarat

  • Çupi sulmon Berishën: E ka luftuar integrimin me “thikë në dhëmbë”, është njeri i betuar kundër Perëndimit

    Çupi sulmon Berishën: E ka luftuar integrimin me “thikë në dhëmbë”, është njeri i betuar kundër Perëndimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kejvina Kthellës i marrin 8 mijë €, kursimet e punës. Prokuroria kap shoqen e modeles për “Mashtrim”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ia kisha deleguar atij autoritetin kontraktor”, Karçanaj: Daniel Shima ishte përgjegjës për prokurimet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mario Draghi paralajmëron fundin e epokës amerikane në Europë: Për herë të parë jemi vetëm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • PS-PD votojnë me 114 vota projekt-rezolutën për integrimin në BE

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Jam e papunë, dua të jetoj jetën time”, Kryemadhi merr mbështetjen e Shoqatës së Grave të Divorcuara

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Berisha padit Adriatik Doçin! Gazetari: I nderuar të vërtetoj se je i korruptuar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Salla i shmanget sërish Braçes, deputeti ‘shpërthen’ në akuza: Mungesa e tij fsheh paaftësi epike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • NATO aktivizon mbikëqyrjen ajrore në Ballkan, droni strategjik “Phoenix” mbi territorin shqiptar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Aksident fatal në Tiranë, 31-vjeçari me motor përplas për vdekje babanë e ministres Pirdeni

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!