• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Jetë

Australia befason me ligjin e ri, dënim për shefat nëse telefonojnë punonjësit pas orarit zyrtar

09/02/2024
in Jetë
Australia befason me ligjin e ri, dënim për shefat nëse telefonojnë punonjësit pas orarit zyrtar

Australia pritet t`i japë dritën jeshile një ligji të ri i cili, ende pa i kaluar hallkat e aprovimit zyrtar, duket se e ka marrë pëlqimin e qytetarëve. Sipas nismës në fjalë, punonjësit do të kenë çdo të drejtë të injorojnë telefonatat dhe mesazhet e shefave e tyre jashtë orarit të punës. Madje këta të fundit, mund edhe të ndëshkohen për një veprim të tillë.

“Mendoj se është një ide e mrekullueshme. Të gjithë duhet të relaksohemi, të gjithë duhet të fikim telefonat dhe të mos shqetësohemi nga e-mailet dhe telefonatat jashtë orarit.  Ne nuk jemi makineri, jemi njerëz”, ishin disa prej reagimeve. “Ajo që po themi është se dikush që nuk paguhet 24 orë në ditë nuk duhet të penalizohet nëse nuk është “online” dhe i disponueshëm 24 orë në ditë”, u shpreh kryeministri australian Anthony Albanese.

Argumenti i qeverisë është se këto ndryshime do të mbrojnë të drejtat e punëtorëve dhe do të kontribuojnë në rivendosjen e një ekuilibri të shëndetshëm mes punës dhe jetës personale. Punonjësit që mendojnë se po kontaktohen në mënyrë të paarsyeshme, fillimisht duhet ta adresojnë çështjen tek punëdhënësi i tyre. Nëse çështja mbetet e pazgjidhur, ata mund të ankohen tek autoritetet australiane të cilët do të vendosin gjoba ndaj punëdhënësve që shkelin rregullat.

Vende të tjera si Franca apo edhe Kenia, kanë ligje të ngjashme që i mbrojnë punonjësit nga telefonatat e punëdhënësve pas orarit zyrtar. NUk munguan megjithatë edhe zërat kundër si ai Andrew McKellar, shefi i Dhomës Australiane i cili e quajti një ide të kotë e aspak praktike.

/f.s

Më të lexuarat

  • Aksion i befasishëm në burgun e Fushë-Krujës, çfarë u zbulua brenda qelive

    Aksion i befasishëm në burgun e Fushë-Krujës, çfarë u zbulua brenda qelive

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I gjetën armë zjarri me vete, arrestohet në Rinas Aurel Deliu, pjesë e grupit të Marklen Hakës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Kjo punë lahet me gjak”, pasi dhunoi fëmijët, mësuesja kërcënon nënën denoncuese!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Nuk shoh të ardhme artistike tek Miri”/Shëndrit Lumi: Me ikjen e Dr Florit, West Side Family nuk ka të njëjtën energji

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dëshmitë tronditëse për aksidentin në Durrës, gjyshja e viktimës telefonoi policinë disa minuta para

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Demokratja vë në vështirësi Berishën: Si ka mundësi që nuk ka kandidatë për kryetar të PD? Berisha: Përtojnë të garojnë, kanë edhe frikë nga humbja

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “E quante veten bisha e rrugës”, banori: Nikoll Radaçin e kapte policia dhe e lëshonte, shteti fajtor

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trump nënshkruan strategjinë e re kundër terrorizmit, fokus te kartelet dhe kërcënimet në Hemisferën Perëndimore

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas debatit në “Ferma VIP 3”, reagon për herë të parë Eduart Grishaj, tregon lidhjen me Olën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Përshkallëzim i ri në Ngushticën e Hormuzit, SHBA godet cisternën iraniane në Gjirin e Omanit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!