AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Berisha ka një lutje: Ftoj shqiptarët t’i presin biletën Ramës. Ngrihuni e kërkoni drejtësi për dinjitetin tuaj, mos prisni që Dumani…!

by SHT Media
26/01/2024
in Politikë
6
0
Berisha ka një lutje: Ftoj shqiptarët t’i presin biletën Ramës. Ngrihuni e kërkoni drejtësi për dinjitetin tuaj, mos prisni që Dumani…!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha u bëri thirrje shqiptarëve që të ngrihen dhe të rrëzojnë qeverinë dhe Edi Ramën. Në fjalën e tij nga “arresti i shtëpisë”, Berisha tha se qytetarët duhet të ngrihen për të kërkuar drejtësi për dinjitetin e tyre.  Ai u shpreh se qytetarët “nuk duhet të presin që Edi Ramën ta ndëshkojë SPAK”.

“Shqiptarë ngrihuni, të mos mbajmë trupin në Tiranë sepse nuk ka komb të qytetëruar që do pranonte një horr të tillë për kryeministër.

Rama i ka kohërat e numëruara, por ftoj shqiptarët ti presin biletën dhe të shikoni si do bjerë llumi që e mban në këmbë atë.

Për dinjitetin tuaj ngrihuni në këmbë dhe kërkoni drejtësi për dinjitetin tuaj. Mos prisni që Edi Ramën ta ndëshkojë Dumani, ai është një skllav i tij i mjerë”, tha Berisha ne fjalen e tij.

Berisha u ndal edhe tek aksioni opozitar, i cili ka nisur prej muajit tetor. Sipas tij deputetët e opozitës nuk duan që të bllokojnë parlamentin, por kjo është një ‘klithma e mosbindjes civile për të mbrojtur parimet e shenjta të pluralizmit’.

“43 deputetë nisën një betejë pa kthim në parlament, një betejë për mbrojtjen e të drejtave tuaja kushtetuese. Një betejë për mbrojtjen e pluralizmit parlamentar. Kjo betejë nisi në mënyrën më të pazakonte. Me mjetet e mosbindjes civile të përpara deri në atë kohë, grumbuj karrigesh, tymuese dhe zhurmuese për ti thënë parlamentit monist se mbi ne nuk kalon dot kurrë.

Kurse ju shihnit lakenjtë e qeverisë në studiot televizive që shfaqeshin të turpëruar me këto akte të opozitës dhe jo me monizmin e shëmtuar të Edi Ramës.

Deputetet nuk donin të bllokonin parlamentin , por ato ishin thirrja e fuqishme, klithma e mosbindjes civile për të mbrojtur parimet e shenjta të pluralizmit, për të mbrojtur ju dhe të drejtat tuaja”, tha ish kryeministri.

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar para mbështetësve se në rrugën e “Shpresës”, siç e etiketon ai rrugicën ku ndodhet banesa e tij, po përballet mbrojtja e interesit kombëtar të shqiptarëve, Edi Ramën.

Ai u shpreh se pa votë të lirë nuk mund të ketë dinjitet njerëzor apo kombëtar, ndërsa i quajti simpatizantët e tij luftëtarë e misionarë të të ardhmes së vendit.

“Në ‘rrugën e Shpresës’ në betejën tuaj janë burimet më kryesore të inkurajimit, të trimërimit, të shqiptarëve, të ndriçimit të mendjes dhe zemrave të tyre.

Në një kohë të shkurtër me qëndresën tuaj, guximin tuaj, ju u shndërruat në burimin më kryesor të shpresës së shqiptarëve, sepse ju po zhvilloni një betejë pa kthim, një betejë të drejtë.

Këtu në rrugën e shpresës përballet përpjekja e madhe e juaja për mbrojtjen e lirisë dhe pluralizmit me monizmin e shëmtuar, me armikun e egër të lirive dhe dinjitetit njerëzor.

Këtu në këtë rrugë përballet mbrojtja e interesit kombëtar të shqiptarëve, me armikun e egër të qenies së shqiptarëve, interesit të tyre kombëtar, me Edi Ramën, regjimin e tij që po përzënë shqiptarët çdo javë, muaj si një pushtim i egër nga vendi i tyre.

Këtu në këtë rrugë, në rrugën e Shpresës përballen çdo natë antikorrupsioni i njerëzve të ndershëm, që jetojnë me djersën e tyre, i njerëzve të guximshëm që vërsulen kundër hajdutëve të qeverisë me në krye Edi Ramën.
Përballet antikorrupsioni me korrupsionin më gjigant që sot ka Europa.

Përballet antikorrupsioni me me hajninë, vjedhjen më të madhe që u bëhet qytetarëve në Europë, qytetarëve shqiptarë nga Edi Rama.

Sot në rrugën e shpresës ju zhvilloni një betoj para së gjithash për dinjitetin tuaj, të shqiptarëve.
Pa votë të lirë nuk ka dinjitet njerëzor, nuk ka dinjitet kombëtar.

Me kauzën tuaj të drejtë, me idealet fisnike që mbroni, me vizionin kthjellët që keni, ju jeni luftëtarë, misionarë të të ardhshmes së Shqipërisë, të Shqipërisë së fitores, të Shqipërisë së shpresave të rinjve shqiptarë, ëndrrave të tyre të bukura”, u shpreh ai./m.j

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

07/09/2026

Si paraqitet situata nga zjarret? Problematika në Shkodër, Dajt, Dibër, Lezhë e Berat

07/09/2026

Gjykatësi që ruante privatësinë si askush tjetër, tani në qendër të një skandali

07/09/2026

“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

07/09/2026

Fundi i luftës? Trump pritet të telefonojë Putinin dhe Zelenskyn pas bisedimeve për paqen

07/09/2026

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit

06/09/2026

Trump ndryshon pamjen, flokët e tij bëhen “brunë”! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

06/09/2026

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

06/09/2026

Petrit Vasili fsheh pasuri qindra mijëra euro te Kodra e Diellit dhe pallat në emrin e gruas së dytë, lidhja me kompaninë që i dha dhjetëra miliona euro kur ishte ministër Shëndetësie

06/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!
  • Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve
  • Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.