• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Policia e ndaloi për goditjen e lojtarit, trajneri i Butrintit jep versionin e tij: Ai dhe i vëllai më dhunuan, të hapen kamerat

26/01/2024
in Kronikë
Policia e ndaloi për goditjen e lojtarit, trajneri i Butrintit jep versionin e tij: Ai dhe i vëllai më dhunuan, të hapen kamerat

Një futbollist 21-vjeçar i ekipit të Butrintit është rrahur nga trajnerët e tij.

Ngjarja ka ndodhur pas ndeshjes Butrinti-Memaliaj ku lojtari i ekipit sarandiot Albi Selimaj, nuk ishte pjesë e formacionit dhe për këtë arsye i ka kërkuar llogari trajnerit Neritan Novi.

Pas kësaj ka pasur përplasje fizike ku trajneri Novi dhe ndihmësi i tij, Dhiogjen Muço dyshohet se kanë goditur të riun i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë vetë Novi ka një tjetër version të ngjarjes. Sipas tij ka qenë Selimaj dhe i vëllai që e kanë dhunuar në hyrje të dhomave të zhveshjes.

“Ka mbaruar pjesa e parë në miqësoren Butrinti — Memaliaj. Në pushim të ndeshjes ka ardhur lojtari rezervë i ekipit të Sarandës dhe më ka kërkuar pse nuk futem të luaj. Ma kërkoi në mënyrë publike para të gjithë tifozëve, dhe i kërkova të sqarohemi në dhomat e zhveshjes. Në momentin që e kam pritur në hyrje, për t’u futur në dhomat e zhveshjes, ai lojtar bashkë me vëllain e tij që nuk e njihja, kanë ardhur dhe më kanë sulmuar të dy.

Dhe pas kësaj situate, janë futur shumë njerëz, se ka pasur shumë tifozë dhe unë jam futur në dhomat e zhveshjes dhe nuk kam parë më çfarë ka ndodhur dhe çfarë është bërë. Albi Selimaj bashkë me vëllain e tij më kanë goditur. Portali në Sarandë që e ka nxjerrë lajmin, që kam goditur lojtarin, e ka përgënjeshtruar. Në stadium ka kamera, nëse e kam goditur unë të hapen kamerat e stadiumit” – ka thënë Novi për Neësport.

Policia ka ndaluar dy trajnerët Novi e Muço, 52 e 46 vjeç përkatësisht.

Njoftimi

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së njoftimit se një futbollist ishte goditur me grushte, gjatë një ndeshjeje, menjëherë kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. S., 21 vjeç (futbollist) ishte goditur me grushte, gjatë një ndeshjeje futbolli, nga 2 trajnerët e ekipit të futbollit në të cilin ai ishte pjesë. Aktualisht 21-vjeçari ndodhet në spitalin e Sarandës, në kujdesin e mjekëve.

Në përfundim të veprimeve për këtë rast u bë ndalimi i shtetasve N. N., 52 vjeç (trajner i parë) dhe Dh. M., 45 vjeç (trajner altlet), për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit ose ndërmjetësit sportiv”, kryer në bashkëpunim.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.”/m.j

Më të lexuarat

  • Nga Bushati dhe Malaj, te Dade, Zela, Legisi dhe Meksi, “Garda e vjetër” ngrihet kundër Ramës!

    Nga Bushati dhe Malaj, te Dade, Zela, Legisi dhe Meksi, “Garda e vjetër” ngrihet kundër Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Nuk e duroj më!”, zbardhet sherri Meta-Kryemadhi në sallën e gjyqit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ministri i Mbrojtjes me 7 paga shteti/ Nufi bën miliona nga bordet, 30 mijë euro vetëm nga “Durrës Marina” dhe “Kayo”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbardhet deklarimi i ri pasuror i Ramës/ Bashkëshortja vijon të shtojë pasuritë e paluajtshme, blen pronë 200 mijë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Non grata” dhe bllokime pronash/ Çfarë përmban dekreti i plotë i Trump për të korruptuarit e Tiranës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Lexoi ultimatumin e protestuesve, kush është Dritan Goxhaj? Nga lufta e UÇK te kërkesa për ekstradim në Hagë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Horror në Hungari, policia po heton një rast kanibalizmi në një spital në Budapest

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trump ironizon Starmerin: Nuk kishim të bënim me Winston Churchill-in

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mafia që pushtoi Botën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Vala e të nxehtit përfshin edhe Britaninë: Skocia dhe Irlanda e Veriut shënojnë temperaturat më të larta të vitit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!