AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Berisha në SPAK/ Minxhozi: Prokuroria e Posaçme po ekonomizon lëvizjet. Zheji: Shteti, më i vogël se…!

by SHT Media
23/01/2024
in Politikë
6
0
Berisha në SPAK/ Minxhozi: Prokuroria e Posaçme po ekonomizon lëvizjet. Zheji: Shteti, më i vogël se…!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pasi zvarriti vajtjen në organin e akuzës për gati tre muaj, Sali Berisha u shoqërua me polici në SPAK për t’u marrë në pyetje për privatizimin e ish klubit Partizani. Pas daljes, Berisha sulmoi Altin Dumanin, prokurorët dhe kryeministrin Edi Rama dhe tentoi të dilte entuziast para mbështetësve të paktë.

Duke komentuar faktin se Berisha u lejua të mbante një konferencë për gazetarët, analisti Artur Zheji theksoi në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla se shteti tregoi se është më i vogël se dimensionet personale të tij.

“Ai personifikon figurën e një njeriu, ku shteti është më i vogël se dimensionet e tij personale. Kam parë figura shumë të mëdha në Itali, të cilët kanë ulur kokën dhe janë shoqëruar në mënyrë që të kenë sa më pak kontakt me kamerat.

Nuk është aksioni i tij personal. Më duket si një marrëveshje e madhe që Berisha të hyjë dhe të dalë nga SPAK si Berisha, shteti të rrudhet. Akuzat të rrudhen së bashku me shtetin. Këtu ka diçka që nuk shkon, ose Berisha është vërtet i pafajshëm ose shteti është vërtet out.”, u shpreh Zheji.

Ndërkohë, analisti Skënder Minxhozi bëri një koment për SPAK, teksa tha se “ka çeduar rrugës nga procedura dhe nga ligji”.

“Berisha është ai mjeshtër politik dhe e ka faktuar këtë talent në 30 vjet dhe pozitën më delikate dhe më të mundimshme që mund të ketë. Është në gjendje që me një gjest të madh teatraliteti, u mundua të kthejë një paraqitje, e cila për Berishën është një gati poshtërim që t’i bindet një apeli të drejtësisë për të dëshmuar dhe për t’u hetuar. Me kodin e vet politik, ai reklamon një piedestal diku në anë që është një shkallë më lart se të gjithë të tjerët. Aty kanë hyrë dhjetëra zyrtarë, jo të nivelit të Berishës, por nuk kanë hyrë me këto daulle si Berisha. E dyta, që i përket SPAK që po mban një qëndrim që do ta quaja ekonomizimi i lëvizjeve.

Më duket se ka një peshore të padukshme, jo ajo peshorja negative, një këtej dhe një andej. Mendoj se ekonomizimi ka të bëjë më shumë me mos hapjen e shumë fronteve njëherësh. Berishën e kanë futur në arrest shtëpie, i kanë lejuar komunikimin me një turmë njerëzish poshtë pallatit. Nuk lejohej edhe kjo e sotmja, por nuk lejohet që për 21 janarin, Prokuroria Speciale t’ja çojë dosjen Prokurorisë së Përgjithshme. Nëse ka një dosje që ka të bëjë me personat në pushtet është 21 Janari dhe SPAK e çon atje. SPAK me atë tagër dhe me atë fuqi reale që ka sot nuk do t’i mbante dot të hapura me këto kauza. Ka çeduar rrugës nga procedura dhe nga ligji.“, tha Minxhozi./m.j

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

07/09/2026

Si paraqitet situata nga zjarret? Problematika në Shkodër, Dajt, Dibër, Lezhë e Berat

07/09/2026

Gjykatësi që ruante privatësinë si askush tjetër, tani në qendër të një skandali

07/09/2026

“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

07/09/2026

Fundi i luftës? Trump pritet të telefonojë Putinin dhe Zelenskyn pas bisedimeve për paqen

07/09/2026

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit

06/09/2026

Trump ndryshon pamjen, flokët e tij bëhen “brunë”! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

06/09/2026

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

06/09/2026

Petrit Vasili fsheh pasuri qindra mijëra euro te Kodra e Diellit dhe pallat në emrin e gruas së dytë, lidhja me kompaninë që i dha dhjetëra miliona euro kur ishte ministër Shëndetësie

06/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!
  • Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve
  • Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.