• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Gjyqtarja Arnisa Këlliçi u kërcënua me jetë/ Gazetarja tregon detajet nga pistat e hetimit

22/01/2024
in Kronikë
Gjyqtarja Arnisa Këlliçi u kërcënua me jetë/ Gazetarja tregon detajet nga pistat e hetimit

Gjyqtarja e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, Arnisa Këlliçi, ka marrë një letër kërcënimi me jetë, për të dhe familjen e saj, gjë që e nxitur atë të kërkojë mbrojtje të posaçme nga KLGJ.

Ka qenë vetë gjyqtarja ajo e cila ka bërë më dije këtë ngjarje, në një letër drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Për këtë çështje ka folur sot në Breaking në Top News, gazetarja Anila Hoxha. Gazetarja ka dhënë detaje në lidhje me disa nga pistat ku po hetohet nga Policia e Shtetit.

“Deri në orët e vona të fundjavës policia ka këqyrur edhe kamerat e sigurisë me shpresën se do të gjente një person që ka shkruar letrën me dorë të kërcënimit të gjyqtares. Policia ka vendosur mbrojtje të parakohshme.

Në Gjykatën e Tiranës çdo person që hyn kontrollohet. Aty ka një detektor që kontrollon, ka dy oficerë policie dhe një punonjës civil. Pra nuk është e vështirë të identifikohen personat që kanë hyrë dhe aq më tepër që korridoret kanë kamera”, tha Anila Hoxha.

Për sa i përket pistave aj u shpreh se “nuk besoj se ka të bëjë me ndonjë çështje konkrete, sepse Gjykata e Tiranës nuk shqyrton çështje të forta dhe shumë të njohura, nuk shqyrton çështje që kanë rrezikshmëri për jetën. Të paktën gjykatësja nuk ka një çështje të tillë. Letra do të çohet për akt-ekspertizë daktilografike në Policinë e Shteti duke shpresuar se mund të identifikohet autori.

Hapi tjetër do të jetë marrja e një dëshmie të kancelarit si dhe gjyqtarja do të thërritet sërish për pyetje. Por ka dyshime që mund të jetë jo vetëm për shkak të detyrës, por edhe një konflikti që ka ndodhur në gjykatën penale të qytetit.

Pak ditë më parë gjyqtarja është përfshirë në një shaka mes kolegeve (kjo nuk është pistë kryesore), të cilëve u ka thënë se ka të dhëna se dikush nga ata është përgjuar (Në formë e shakasë). Pas shakasë ka pasur reagime të ashpra mes tyre. Konflikti ka perceptuar dhe pas kësaj shakaje ka pasur një situatë të ngrirë mes kolegeve”, tha gazetarja.

/f.s

Më të lexuarat

  • Lexoi ultimatumin e protestuesve, kush është Dritan Goxhaj? Nga lufta e UÇK te kërkesa për ekstradim në Hagë

    Lexoi ultimatumin e protestuesve, kush është Dritan Goxhaj? Nga lufta e UÇK te kërkesa për ekstradim në Hagë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Horror në Hungari, policia po heton një rast kanibalizmi në një spital në Budapest

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trump ironizon Starmerin: Nuk kishim të bënim me Winston Churchill-in

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mafia që pushtoi Botën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Vala e të nxehtit përfshin edhe Britaninë: Skocia dhe Irlanda e Veriut shënojnë temperaturat më të larta të vitit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Vjen PD-ja, bëhesh me PD-në. Vjen PS-ja, kthehesh andej”, debat i ashpër Mziu-Sejdarasi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kush është protestuesja Eva Pango që akuzohet për heqjen e flamurit izraelit, mohon përfshirjen, policia vijon hetimet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Përplasje për Aeroportin e Vlorës, administratori i VIA-s i përgjigjet Pacollit: Nuk ka nevojë për forcë për të punuar, ka nevojë për kontratë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ka ndërhyrë Irani në protestë? Visho Ajazi: Duhen informuar shërbimet e inteligjencës, përndryshe mbeten thashetheme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Oktapodi” i tenderave të IT-së fut duart në OSHEE, kunati i Ermal Beqirit përlan 810 mijë euro me një dorë për një shërbim filtiv

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!