AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Izraelitët kundër kryeministrit! Netanjahu: Me mua në pushtet nuk do të ketë kurrë Palestinë

by SHT Media
22/01/2024
in Botë
6
0
Izraelitët kundër kryeministrit! Netanjahu: Me mua në pushtet nuk do të ketë kurrë Palestinë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Izraeli nuk do të lejojë krijimin e një shteti të Palestinës. Këtë e konfirmoi vetë kryeministri Benjamin Netanjahu, duke pretenduar se kjo do të përbënte një sfidë ekzistenciale për shtetin hebre.

“Gaza duhet të çmilitarizohet dhe të vihet nën kontrollin e plotë të Izraelit. Nuk do të bëj kompromise me sigurinë. Këmbëngulja ime është ajo që ka penguar, me kalimin e viteve, krijimin e një shteti palestinez që do të përbënte një rrezik ekzistencial për Izraelin. Për sa kohë të jem kryeministër, do të vazhdoj të insistoj fuqishëm për këtë”, tha Benjamin Netanjahu, Kryeministër i Izraelit.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur Netanjahu pritet që të përballet me një mocion votëbesimi në Knesset, parlamentin izraelit. Ai akuzohet nga disa deputetë se ka dështuar në lirimin e pengjeve të marrë nga Hamas në Gaza, më 7 tetor. Lidhur me këtë, qindra protestues u mblodhën jashtë godinës së parlamentit për të protestuar.

“Dorëhiqu!” ishte thirrja e tyre në kor, drejtuar kryeministrit. Gjithashtu, familjarët e pengjeve kanë vendosur tenda jashtë rezidencës së kryeministrit dhe do të qëndrojnë aty deri në lirimin e të dashurve të tyre. Kundër Netanjahut ka reaguar dhe shefi i diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell. “Është e papranueshme të kundërshtosh zgjidhjen me dy shtete. Çfarë zgjidhjeje po ofron Izraeli? Vrasja e të gjithë palestinezëve?”, tha Borrell.

Ndërkohë, Belgjika në emër të presidencës së Bashkimit Europian, njoftoi se po kërkon një armëpushim të menjëhershëm në Gaza dhe fundin e dhunës në Bregun Perëndimor. Brukseli po shpreson që të mbajë një konferencë paqeje sa më shpejt. Ndërkohë, bilanci i viktimave në Gaza ka shkuar mbi 25 mijë e 200.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

07/09/2026

Si paraqitet situata nga zjarret? Problematika në Shkodër, Dajt, Dibër, Lezhë e Berat

07/09/2026

Gjykatësi që ruante privatësinë si askush tjetër, tani në qendër të një skandali

07/09/2026

“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

07/09/2026

Fundi i luftës? Trump pritet të telefonojë Putinin dhe Zelenskyn pas bisedimeve për paqen

07/09/2026

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit

06/09/2026

Trump ndryshon pamjen, flokët e tij bëhen “brunë”! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

06/09/2026

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

06/09/2026

Petrit Vasili fsheh pasuri qindra mijëra euro te Kodra e Diellit dhe pallat në emrin e gruas së dytë, lidhja me kompaninë që i dha dhjetëra miliona euro kur ishte ministër Shëndetësie

06/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!
  • Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve
  • Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.