AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

21 Janari/ Për herë të parë vendimi i plotë i Strasburgut: Shteti të hetojë, identifikojë e ndëshkojë zinxhirin komandues! Çështja gati për SPAK

by SHT Media
21/01/2024
in Kronikë
6
0
21 Janari/ Për herë të parë vendimi i plotë i Strasburgut: Shteti të hetojë, identifikojë e ndëshkojë zinxhirin komandues! Çështja gati për SPAK
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria përkujton sot Aleks Nikën, Ziver Veizin, Hekuran Dedën dhe Faik Myrtajn! 4 të vrarët para godinës së kryeministrisë së drejtuar atëherë nga Sali Berisha më 21 janar 2011. Kur kanë kaluar 13 vite, familjet e 4 protestuesve të opozitës së atëhershme, – Partisë Socialiste, sot në pushtet – ende nuk gjejnë paqe. Sytë e thirrjet i drejtojnë te SPAK. Që urdhëruesit e zbatuesit të marrin dënimin e merituar.

Shqiptarja.com publikon sot për herë të parë vendimin e plotë në shqip të Gjykatës Europiane e të Drejtave të Njeriut, të 14 nëntorit 2023, për Aleks Nikën, që kërkon të rihapet çështja dhe t’i hapë rrugë hetimit të munguar, dhe ndërhyrjeve për zinxhirin e komandimit dhe jo vetëm.

Gjykata arriti në përfundimin se autoritetet kombëtare nuk arritën të ndiqnin seriozisht dhe në mënyrën adekuate disa linja kyçe të hetimit në lidhje me natyrën e çdo urdhri të dhënë nga personat në zinxhirin komandues gjatë ngjarjeve, duke përfshirë por jo vetëm në lidhje me përdorimin vdekjeprurës të armëve të zjarrit dhe mundësinë që demonstruesit të kishin qenë drejtpërdrejt në shënjestër të personelit të armatosur”, shkruhet në faqen 19 të vendimit.

Aleks Nika ndodhej në krahun tjetër të bulevardit, kur një plumb e qëlloi për vdekje në kokë. Në vendimin 32 faqesh, ndër të tjera gjykata i jep një përgjigje dhe pretendimit të Gardës se kanë qëlluar vetëm në ajër për paralajmërim.

“….Është e vështirë të imagjinohet që të shtënat në ajër në një kënd të kujdesshëm mund të kenë goditur në kokë viktimën që qëndronte në nivelin e rrugës, madje edhe si rezultat i një rikosheti…. ”, shkruhet ndër të tjera në faqen 28 të vendimit.

“Është e paqartë pse ekspertiza nuk është kryer në kohën e duhur dhe në trupin e vetë viktimës dhe jo bazuar të raporte të mëparshme”, vijohet më tej.

Strasburgu evidenton deklaratat e ish kryeministrit Berisha pak pas protestës se “viktimat ishin qëlluar në distancë të afërt dhe me lloje armësh të ndryshme nga ato në përdorim nga Garda dhe policia”. Sulmet e ashpra deri me fjalor ofendues të tij ndaj Prokurores së Përgjithshme të asaj kohe Ina Rama dhe ngritja e komisionit hetimor parlamentar paralelisht me hetimin penal duke patur “një ndikim negativ në efektivitetin e hetimit, në veçanti për shkak të potencialit për t’i dekurajuar dëshmitarët për të bashkëpunuar me hetimin”.

Gjykata evidenton se hetimi nuk ka qenë efektiv që të mund të çojë në identifikimin dhe ndëshkimin e atyre që janë përgjegjës për ngjarjet e pretenduara dhe në përcaktimin e të vërtetës prandaj

“… Rruga tjetër e korrigjimit të nevojshëm përbëhet nga detyrimi i shtetit për të kryer një hetim efektiv që mund të çojë në identifikimin dhe ndëshkimin e personave përgjegjës,  shkruhet në faqen 21 të vendimit.

Kanë kaluar 13 vjet, e Rajmonda, bashkëshortja e Aleksit dhe dy vajzat e tij, Amelia e Nertila, të cilat atëherë ishte vetëm 2 vjeçe e 5 muajshe, e sot 15 dhe 13 vjeçe, duan të dinë: Kush dha urdhrin dhe kush qëlloi plumbin që i mori jetën babait të tyre, Aleksit?

Sytë i kanë tek SPAK.

(Kliko këtu për të lexuar vendimin e plotë në shqip të Strasburgut për 21 janarin)

(Kliko këtu për të lexuar vendimin e plotë në anglisht të Strasburgut për 21 janarin)

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

07/09/2026

Si paraqitet situata nga zjarret? Problematika në Shkodër, Dajt, Dibër, Lezhë e Berat

07/09/2026

Gjykatësi që ruante privatësinë si askush tjetër, tani në qendër të një skandali

07/09/2026

“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

07/09/2026

Fundi i luftës? Trump pritet të telefonojë Putinin dhe Zelenskyn pas bisedimeve për paqen

07/09/2026

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit

06/09/2026

Trump ndryshon pamjen, flokët e tij bëhen “brunë”! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

06/09/2026

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

06/09/2026

Petrit Vasili fsheh pasuri qindra mijëra euro te Kodra e Diellit dhe pallat në emrin e gruas së dytë, lidhja me kompaninë që i dha dhjetëra miliona euro kur ishte ministër Shëndetësie

06/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!
  • Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve
  • Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.