• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Kush ka ushtritë më të forta në botë? Fuqizohen forcat e Shqipërisë dhe Serbisë, ku renditet Kosova

21/01/2024
in Kronikë
Kush ka ushtritë më të forta në botë? Fuqizohen forcat e Shqipërisë dhe Serbisë, ku renditet Kosova

Platforma “Global Fire Power”, e cila për çdo vit bënë vlerësimin e fuqisë ushtarake për 145 shtete të botës, ushtrinë e Kosovës e ka rankuar një vend më poshtë për vitin 2024, krahasuar me vitin paraprak. Ndërkohë shtete të Rajonit, si Shqipëria, Serbia dhe Kroacia kanë fuqizuar ushtritë e tyre duke shënuar ngritje në rankimin e kësaj platforme online.

Ushtria e Kosovës po fuqizohet me armë të reja e të sofistikuara, me më shumë buxhet e më shumë ushtarë që po i shtohen rreshtit me armë në dorë. Kjo ka ndikuar që në rankimin e përvjetshëm të “GlobalFirePower” Kosova të bie për një pozitë më poshtë për nga fuqia ushtarake. Në vitin 2024 nga 145 shtete në ranglistë, Kosova renditet e 135-ta, një vend më poshtë së në vitin 2023, kur ishte e 134-ta.

Sipas kësaj matje në përgjithësi buxheti për mbrojtje i Republikës së Kosovës kap vlerën 399 milionë dollarë për vitin 2024. Në personel ushtarak sipas të dhënave janë të gatshëm 7500 persona, përfshirë edhe rezervistët. Kosova sipas këtij indeksi nuk posedon asnjë mjet luftarak fluturuese, asnjë tank, por ka në inventar 922 automjete ushtarake transportuese e të blinduara. Në këtë vlerësim mungojnë dronët “Bajraktar” të blerë së fundmi nga Turqia, anti-tankët Javelin dhe mjete të tjera ushtarake.

Shqipëria për të dytin vit me radhë ka përmirësim për nga fuqia ushtarake. Në vitin e kaluar ishte ranguar e 91 duke u ngritur për 24 vende në krahasim me vitin 2022. Ndërkohë për vitin 2024 ajo është ngritur për një pozitë më lartë e 90-ta fuqi ushtarake. Buxheti që Shqipëria shpenzon për mbrojtje sipas “GlobalFirePoWer” kap vlerën 386 milionë dollarë.

Sipas të dhënave, Shqipëria ka 2335 ushtarë aktivë, dhe 660 pjesëtarë në forcat ajrore dhe 1000 në forcën detare. Ndërkaq posedon 19 mjete fluturuese, të gjithë janë helikopterë. Shto këtu faktin që gjatë javës së kaluar në tokën shqiptare arritën edhe dy helikopterë prej kontigjentit të helikopterëve amerikanë UH-60 Black Hawk. Liderë për nga fuqia ushtarake në Ballkanin Perëndimor mbetet Serbia, shtet që trashëgoi shumicën e armatimit pas shkatërrimit të Jugosllavisë.

Krahasuar me vitin e kaluar Serbia është ngritur për dy vende më lartë, duke u renditur e 56-ta, me 1.5 miliardë dollarë për mbrojtje, me mbi 13 mijë ushtarë aktivë dhe tre mijë trupa pjesë e forcave ajrore. Serbia posedon 122 mjete ajrore, ndër to 44 helikopterë, 11 aeroplanë luftarakë, 17 aeroplanë sulmues, dhe 2 për bartje të peshave. Shteti fqinj me të cilin vazhdojnë të dialogojmë tash e mbi një dekadë po ashtu posedon 262 tanke, 3954 automjete ushtarake, dhe 82 raketahedhës ose bateri për lëshimin e raketave. Shteti përbri saj me të cilin Serbia e humbi luftën në në vitet 91-95 është e vetmja që i bënë ballë për nga fuqia ushtarake.

/a.d

Më të lexuarat

  • Zvicra kalon ligjin e ri kundër antisemitizmit, gjobë dhe ndjekje penale për personat që shfaqin në publik simbole naziste

    Zvicra kalon ligjin e ri kundër antisemitizmit, gjobë dhe ndjekje penale për personat që shfaqin në publik simbole naziste

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nora Malaj për protestën: E shoh si lëvizje sociale, janë ngritur ata që e kanë votuar edhe ata qe nuk e kanë votuar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Miratohet VKM-ja! SHBA i jep Shqipërisë 302 milionë dollarë kredi për blerjen e pajisjeve ushtarake amerikane (VENDIMI)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga tabelat dygjuhëshe te korsitë e veçanta, Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Lëkundje tërmeti në Gjirokastër, sa ishte magnituda

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tronditëse, foshnja rrëmbehet nga karroca dhe gjendet e pajetë pas 24 orësh

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A mund të prodhohet një parti nga protestat? Bajraktari: Mijëra vota të gatshme për alternativa

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga ‘Ndrangheta te kartelët e Amerikës Latine, si mafia shqiptare depërtoi në rrjetin global të kokainës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Shkencëtarët thyejnë një tjetër kufi: Kompjuteri i bindet mendimeve të njeriut

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!