• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Emri/ Arti në zi: Ndërron jetë këngëtari i njohur grek

20/01/2024
in Botë
Emri/ Arti në zi: Ndërron jetë këngëtari i njohur grek

Këngëtari i njohur grek, Haris Kostopoulos u nda nga jeta në moshën 60-vjeçare, në orët e para të së shtunës, 20 janar.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, sipas të cilave, këngëtari është shtruar për disa kohë në një klinikë private, teksa po bënte një betejë të vështirë me kancerin.

Ka qenë familja e tij, e cila përmes një postimi në Facebook, ka ndarë lajmin pak orë pas vdekjes së tij.

“Me pikëllim të madh ju njoftojmë se babai dhe bashkëshorti ynë i dashur Haris dha frymën e fundit në orët e para të mëngjesit pas një beteje të gjatë me kancerin.

Se kur dhe ku do të bëhet varrimi do të informojmë së shpejti, në mënyrë që të gjithë t’i japim lamtumirën Hirës sonë. Kërkojmë mirëkuptim dhe respekt në këtë kohë zie. Ne dëshirojmë të shprehim falënderimet tona për mjekët dhe stafin infermieror në ‘Metropolitan’ për përpjekjet e tyre gjatë gjithë këtij rrugëtimi. Christos, Raphael, Vivi”, shkruhet në faqen zyrtare të këngëtarit.

Pak para se të vdiste, djali i tij, Kristo, ka bërë deklarata për gazetën On Time dhe ka thënë për gjendjen shëndetësore të të atit: “Ai po trajtohet në një spital privat. Ai është shtruar në spital për rreth një muaj e gjysmë dhe kjo është një kohë shumë e vështirë. E gjithë familja është pranë tij me dashurinë dhe mbështetjen tonë. Nëna ime, Vivi, nuk është larguar kurrë nga ai. Situatat janë të vështira. E dua shumë, ai më mbështet shumë. Ne jemi të njëjtët personazhe. Babai im pati një problem me shëndetin e tij kur ishte 24 vjeç dhe ka një lidhje të veçantë me Shën Rafaelin, prandaj vëllai im, i cili është 26 vjeç, quhet Raphael” .

Haris lindi në Aridaia më 16 mars 1964 dhe u rrit në një familje muzikore. Ai e filloi karrierën e tij si buzukist në moshën 11 vjeçare për qendra të ndryshme argëtimi në qytetet e ‘Maqedonisë’ si Edesa dhe Veria.

Ai ka shkruar tekste dhe muzikë për emra të mëdhenj të muzikës popullore greke, si Vassilis Karras, Makis Christodoulopoulos dhe Stamatis Gonidis.

Gjatë karrierës së tij, ai publikoi 23 disqe. Disa nga hitet e tij më të shquara përfshijnë: “Ti më harro mua”, “Ti je një perëndeshë”, “Çfarë mëkatesh kam bërë” dhe “Më gjej dikë me ndjenja”./m.j

Më të lexuarat

  • Aksion i ri kundër ‘kërpudhave’ të mashtrimit, goditen dy call center-a pranë Liqenit të Thatë!

    Aksion i ri kundër ‘kërpudhave’ të mashtrimit, goditen dy call center-a pranë Liqenit të Thatë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Planet ushtarake të Gjermanisë frikësojnë Europën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Alimehmeti: Në protestë ka drejtorë të Partisë Socialiste, duhet reflektim edhe te PD

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Salianji sfidon Berishën: Pse nuk flet për ‘kullën e ortakërisë’ me Ramën te Pallati i Kongreseve?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Lëvizje e re politike me karakter kombëtarist dhe nacionalist”, studentja zbulon fazën e dytë të protestës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja SHBA-Iran, çfarë ka përfituar secila palë?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Burri i Elisa Spiropalit shfaqet me ROLEX, ndërkohë shqiptarët protestojnë kundër korrupsionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK shpartallon perandorinë kriminale të Isa Aliut, si u investuan milionat e kokainës në resorte dhe vila luksoze

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tonelata drogë nga Amerika e Jugut në Europë, kush është Eldi Dizdari që u godit nga SPAK

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pritet arrestimi nga SPAK / Shkarkohet Arlinda Pogaj, drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, ndau qindra milionë euro me klientët e burrit dhe figura të krimit. Ka mbushur një shtëpi me para në Elbasan?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!