AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“Nga Suedia në Bagdad…”/ Hoxha: Kush është 19-vjeçari shqiptar që ekzekutoi mafiozin më të madh në Irak

by SHT Media
20/01/2024
in Kronikë
6
0
“Nga Suedia në Bagdad…”/ Hoxha: Kush është 19-vjeçari shqiptar që ekzekutoi mafiozin më të madh në Irak
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari i kronikës Artan Hoxha ishte i ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania, ku foli në lidhje me vrasjen e mafiozit të njohur irakien, Mustafa Aljiburi, i njohur me nofkën “Benzema”.

Hoxha dhe se ekzekutori është një 19-vjeçar me origjinë shqiptare i rritur në Suedi, i identifikuar si Xhuliano Prenga, me origjinë nga Gjegjani i Pukës.

Gazetari zbuloi se 19-vjeçari shkoi me avion në Bagdad më datë 7 janar dhe më datë 8 ekzekutoi me breshëri plumbash “Benzeman”, brenda makinës së tij, ku ai lëvizte i shoqëruar me eskort.

Pas ngjarjes i riu shqiptar mundi të largohej me motorin që lëvizte, por u kap rastësisht nga një patrull e policisë. Ai u arrestua dhe rrezikon dënimin me vdekje.

Ndërkohë që Benzema ishte një ndër mafiozët më të mëdhenj në Lindjen e mesme dhe Suedi, ku kontrollonte trafikun e kokainës.

“Jemi shpërndarë kaq shumë sa duket çudi e madhe se si një komb kaq i vogël të ketë një shpërndarje gjeografike kaq të madhe, Ngjarja e fundit është një skenar hollivudian, mua m’u duk e jashtëzakonshme. E para si mund ta realizoj një 19-vjeçar, të niset nga një qyteti i vogël në veri të Stockholmit, të shkojë ditën e diel më datë 7 në Bagdat dhe të hënën më datë 8 të eliminoj një nga personazhet më të njohur të botës së krimit, i cili lëviz dhe me eskortë.

Ai shkon e godet me 14 predha një një hapësirë diku tek 10 cm me 10, si tabelë. Mustafa Aljiburi është një nga tre drejtuesit e organizatës të njohur si “Dhelprat e Kurdistanit”. Personi që u vra është me shtetësi suedeze dhe për t’I shpëtuar ekstradimit mori kombësi turke, më pas kombësi irakiene, ndërkohë që ka patur dhe kombësinë iraniane.

Organizata që drejton ka 6 mijë anëtarë, një organizatë shumë e dhunshme. Përveç narkotrafikut dhe klandestinëve që bëjnë në Lindjen e Mesme ata morën trafikun e kokainës në Skandinavi. Goditën të gjitha grupet e tjera dhe morën në dorë shpërndarjen me pakicë, se me atë me shumicë e kanë dhe organizatat e tjera përfshirë dhe shqiptarët”, tha gazetari.

Hoxha theksoi se Xhuliano Prenga rrezikon të vritet në burgun e Bagdadit dhe nuk po i jepet një proces i drejtë gjyqësor për shkak se ai ka pasaportë suedeze dhe ambasada e këtij shteti në Irak është djegur për shkak të zhvillimeve me kuranin.

“Ka një problem tani, ai ka vetëm pasaportën sudeze dhe ambasada suedeze në Irak është djegur për shkak të zhvillimeve me kuranin. Së dyti Iraku ka dënimin me vdekje dhe ai rrezikon seriozisht dënimin me vdekje sepse nuk ka asnjë ndihmë ligjore. Ai nuk ka as pasaportën shqiptare pasi deri në moshën 8-vjeç ka jetuar në Shqipëri dhe ai nuk e ka marrë pasaportën. Gjëja që kërkojnë familjarët e tij minimalisht tani është që atij t’i jepet një gjykim i drejtë, pasi frika është që ta elimnojnë dhe në burg”, tha Hoxha./m.j

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

07/09/2026

Si paraqitet situata nga zjarret? Problematika në Shkodër, Dajt, Dibër, Lezhë e Berat

07/09/2026

Gjykatësi që ruante privatësinë si askush tjetër, tani në qendër të një skandali

07/09/2026

“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

07/09/2026

Fundi i luftës? Trump pritet të telefonojë Putinin dhe Zelenskyn pas bisedimeve për paqen

07/09/2026

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit

06/09/2026

Trump ndryshon pamjen, flokët e tij bëhen “brunë”! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

06/09/2026

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

06/09/2026

Petrit Vasili fsheh pasuri qindra mijëra euro te Kodra e Diellit dhe pallat në emrin e gruas së dytë, lidhja me kompaninë që i dha dhjetëra miliona euro kur ishte ministër Shëndetësie

06/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!
  • Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve
  • Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.