• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Nis rikonstruksioni i spitalit të Gjirokastrës, Koçiu: Përfitojnë rreth 57 mijë qytetarë

20/01/2024
in Politikë
Nis rikonstruksioni i spitalit të Gjirokastrës, Koçiu: Përfitojnë rreth 57 mijë qytetarë

Puna për rikonstruksionin e Spitalit Rajonal të Gjirokastrës, një tjetër investim i ri në infrastrukturën spitalore me mbështetjen e buxhetit të shtetit do të nisë së shpejti.

Lajmi u dha nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu gjatë një vizite në ambientet e këtij spitali e shoqëruar edhe nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe kreu i bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi.

Rikonstruksioni i godinës së këtij spitali do të mundësojë transformimin e ambienteve për mjekët dhe infermierët si dhe do të rrisë shpejtësinë dhe cilësinë e shërbimit shëndetësor për rreth 57,000 qytetarë të Gjirokastrës.

“Ne erdhëm të japim lajmin e mirë që fillon rikonstruksioni i spitalit. Do të vijojmë ta pajisim edhe me të gjitha kushtet bashkëkohore”, theksoi Koçiu.

Ministrja Kumbaro u shpreh se “është rritur niveli i frekuentimit nga njerëzit në Gjirokastër, 10 herë më shumë sesa ka banorë Gjirokastra. Sidomos kur vjen sezoni, praktikisht fillon marsi dhe këtë vit i kishim deri në dhjetor, pritëm 200 mijë vizitorë brenda një viti”.

Ministrja e Shëndetësisë, Koçiu ka nënvizuar se në kuadër të këtij investimi do krijohen lehtësira për të gjitha grup moshat dhe mundësi aksesimi për personat me aftësi të kufizuara.

“Ju jeni bashkudhëtarë të të gjithë rikonstruksionit të godinës, që do të thotë se ju do ta supervizoni”, u shpreh Koçiu në bashkëbisedim me stafin e spitalit.

Në këtë spital i cili u shërben edhe banorëve të 7 bashkive të këtij qarku, falë investimeve të vazhdueshme të qeverisë dhe MSHMS-së për pajisjen me  aparatura biomjekësore bashkëkohore, po ofrohen shërbime të reja shëndetësore.

Ministrja Koçiu bëri të ditur ofrimin për herë të parë të një tjetër shërbimi të ri të specializuar në Spitalin e Gjirokastrës duke garantuar diagnostikim dhe ekzaminim afër vendbanimit, siç është ekzaminimi me kolonoskopi. Ndërkaq stafit të këtij spitali i është bashkuar edhe një mjek i ri i cili ka zgjedhur të japë kontributin e tij për qytetarët e Gjirokastrës.

Gjithashtu, ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu vizitoi edhe ambientet e Maternitetit dhe të Pediatrisë në Gjirokastër ku ofrohen shërbime me standarde dhe kushte bashkëkohore për nënat dhe të vegjlit afër vendbanimit. Drejtuesit e cilësojnë si një prej spitaleve model përsa i përket jo vetëm infrastrukturës, por edhe stafit.

Ministrja Koçiu falënderoi mjekët dhe infermierët për punën e jashtëzakonshme që bëjnë në shërbim të shëndetit të nënave dhe të sapolindurve, ndërsa përcolli edhe mesazhin për vijimin e vaksinës kundër HPV-së tek vajzat dhe gratë e moshave 40-49 vjeçe.

Gjatë vitit 2023, vetëm në rajonin e Gjirokastrës janë kryer 2219 doza vaksina kundër HPV-së.

“Është e rëndësishme që ta theksojmë mesazhin e vaksinimit kundër virusit të papilomës se është vërtetë një vaksinë e cila tashmë ndihmon të gjithë vajzat e reja që të mos shfaqin problematika në vijim, sidomos të luftojnë kancerin e mitrës që është realisht një shqetësim për të gjithë gratë”, theksoi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

Buxheti i vitit 2024 vijon të financojë programin për modernizimin e infrastrukturës së shërbimit shëndetësor në të gjitha nivelet, duke nisur nga qendrat e kujdesit parësor në ato spitalor, me synim rritjen e cilësisë së ofrimit shëndetësor për qytetarët afër vendbanimit.

/f.s

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!