AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Bardhi: I kemi gati propozimet tona për Reformën Zgjedhore, ndryshoni komisionin

by SHT Media
19/01/2024
in Politikë
6
0
Ankohet Bardhi: PS ka bllokuar pjesëmarrjen tonë në Komisionin e Reformës Zgjedhore
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk mund të përfaqësohem në Komisionin e Reformës Zgjedhore nga ata që nuk e kanë besimin tim”, kështu është shprehur kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Në një prononcim për mediat lidhur me bllokimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Bardhi shprehet se e përcakton opozita se kush i përfaqëson në këtë komision dhe jo kryeministri Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij për mediat, Bardhi i ka bërë thirrje Kuvendit që të bëjë funksional Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe sipas tij, të heqë dorë nga farsa e bllokimit të komisionit.

Gazment Bardhi: Jemi për të caktuar ne dhe jo Rama se kush na përfaqëson në Reformën Zgjedhore. Grupi parlamentar i PD-së i ka dhënë besimin kolegëve për 2 vite, e mbajnë të bllokuar, kanë humbur besimin e atyre që i kanë mandatuar. Ju e patë që një pjesë e atyre që pretendojnë se përfaqësojnë popullin opozitar, sot nuk ishin në mbledhje. Unë po flas për një Reformë Zgjedhore që përmbush standardet e OSBE/ODIHR, duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Secili grup duhet të ketë përfaqësimin në komision.

Përfaqësuesit e vet, opozitës nuk ka të drejtë të ja bëjë askush. Jemi përpara një farse, një pazari, shqiptarët nuk duan as farsë dhe as pazar, duan Reformë Zgjedhore reale që garanton standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne i kemi gati propozimet tona për Reformën Zgjedhore, që këto të diskutohen, duhet t’i kthehet legjitimiteti.

Nuk mund të përfaqësohem nga kolegë që nuk e kanë besimin tim për të na përfaqësuar në komision. Sa kohë që nuk kanë shumicën dërrmuese, bëhet fjalë 7 deputetë përballë 50 deputetëve. Na thuhet që 50 do të kenë 1/3 e komisionit përfaqësim të opozitës, kjo është e paparanueshme, mungesë e legjitimitetit. Thirrja ime është që Kuvendi duhet ta bëjë funksional Komisionin e Reformës Zgjedhore, të heqë dorë nga farsa e bllokimit të Reformës Zgjedhore. Duan të bëjnë teatër me qytetarët.

/f.s

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

07/09/2026

Si paraqitet situata nga zjarret? Problematika në Shkodër, Dajt, Dibër, Lezhë e Berat

07/09/2026

Gjykatësi që ruante privatësinë si askush tjetër, tani në qendër të një skandali

07/09/2026

“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

07/09/2026

Fundi i luftës? Trump pritet të telefonojë Putinin dhe Zelenskyn pas bisedimeve për paqen

07/09/2026

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit

06/09/2026

Trump ndryshon pamjen, flokët e tij bëhen “brunë”! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

06/09/2026

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

06/09/2026

Petrit Vasili fsheh pasuri qindra mijëra euro te Kodra e Diellit dhe pallat në emrin e gruas së dytë, lidhja me kompaninë që i dha dhjetëra miliona euro kur ishte ministër Shëndetësie

06/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!
  • Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve
  • Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.