AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Ankohet Bardhi: PS ka bllokuar pjesëmarrjen tonë në Komisionin e Reformës Zgjedhore

by SHT Media
19/01/2024
in Politikë
6
0
Ankohet Bardhi: PS ka bllokuar pjesëmarrjen tonë në Komisionin e Reformës Zgjedhore
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi akuzon mazhorancën se nuk po lejon opozitën të jetë pjesë e Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Duke folur për gazetarët nga ambientet e Kryesisë së Kuvendit, Bardhi u shpreh se opozita nuk po lejohet që të marrë pjesë duke i bllokuar kërkesën për të caktuar anëtarët e saj.

“Sot siç jeni njoftuar ishte premtuar një akt tjetër i farsës mes deputetëve të mazhorancës dhe deputetëve me mandat opozitar që janë në komision me vullnet të mazhorancës për të bërë sikur kanë ndërmend të bëjnë reformë zgjedhore. Qëllimi i sotëm ishte t’i hidhni hi syve qytetarëve. Nëse do dëshironin reformë zgjedhore do duhet ta kishin përmbyllur gjatë këtyre 2 viteve. Sot opozita nuk ka bllokuar komisioni, është mazhoranca që ka bllokuar pjesëmarrjen e opozitës sepse ka si qëllim të bllokojë reformën zgjedhore. Edi Rama nuk ka ndërmend të bëjë zgjedhje të lira prandaj nuk dëshiron përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Opozita dëshiron të marrë pjesë në komision por nuk po lejohet. Opozita dëshiron të përmbyllë në një kohë sa më të shpejtë reformën zgjedhore por ajo mbahet peng nga vullneti i Edi Ramës. Janë rreth 50 deputetë të opozitës që kanë humbur besimin te ata që bllokuan për 2 vite reformën zgjedhore që është interes madhor. Sa kohë kanë humbur besimin e më shumë se 2/3 të deputetëve të opozitës, nuk e kanë besimin tonë, i kemi mbështetur për 2 vite, e bllokuan punën e komisionit për 2 vite”, u shpreh Gazment Bardhi.

PD e Sali Berishës ka kërkuar disa muaj më parë ndryshimin e përbërjes së këtij komisioni në radhët e përfaqësuesve të saj, për të zëvendësuar Enkelejd Alibeajn me Oerd Bylykbashi, por ndryshimi i përbërjes u rrëzua me vota në Parlament nga mazhoranca. Për këtë arsye, Rithemelimi ka paralajmëruar se do të tentojë të bllokojë punimet e këtij komisioni.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!

07/09/2026

Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve

07/09/2026

Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

07/09/2026

Ligjërohet ChatGPT në shkollë, udhëzuesi i ri i ministrisë së arsimit përcakton përdorimin nga ushtrimet në klasë deri te vlerësimi i nxënësve

07/09/2026

Ahmetaj për SPAK: Disa prej prokurorëve kanë përmbysur rendin kushtetues

07/09/2026

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

07/09/2026

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

07/09/2026

Si paraqitet situata nga zjarret? Problematika në Shkodër, Dajt, Dibër, Lezhë e Berat

07/09/2026

Gjykatësi që ruante privatësinë si askush tjetër, tani në qendër të një skandali

07/09/2026

“I çonte lule nga arratia”/ Mlladiç varroset pranë së bijës, që u vetëvra me armën e tij!

07/09/2026

Fundi i luftës? Trump pritet të telefonojë Putinin dhe Zelenskyn pas bisedimeve për paqen

07/09/2026

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit

06/09/2026

Trump ndryshon pamjen, flokët e tij bëhen “brunë”! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

06/09/2026

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

06/09/2026

Petrit Vasili fsheh pasuri qindra mijëra euro te Kodra e Diellit dhe pallat në emrin e gruas së dytë, lidhja me kompaninë që i dha dhjetëra miliona euro kur ishte ministër Shëndetësie

06/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “O Rameee… ku i ke shokët” – Qeveria i jep leje ortakut të vjehrrit të Lulzim Bashës për pallat 12 katësh në Tiranë!
  • Vuçiç kërkon qeverinë, studentët kërkojnë ndryshimin, Serbia drejt zgjedhjeve
  • Meloni: Zona Shengen mund të ruhet vetëm nëse kufijtë e jashtëm të BE-së mbrohen

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.