• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Opinion
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Apeli i GJKKO vendos sot mbi sekuestron ndaj HEC-it të Erzen Breçanit, bllokohen llogaritë e Matës

19/01/2024
in Kronikë
Apeli i GJKKO vendos sot mbi sekuestron ndaj HEC-it të Erzen Breçanit, bllokohen llogaritë e Matës
Shpërndaje me miqtë

Apeli i GJKKO-së do të vendosë sot nëse do të mbajë në fuqi sekuestron ndaj hidrocentralit “Drita” në pronësi të Erzen Breçanit. Seanca do të mbahet gjatë ditës së sotme, ku do të shqyrtohet kërkesa për heqjen e masës së sekuestros.

Ndërkohë, burime bëjnë me dije se SPAK ka sekuestruar llogari bankare dhe automjete edhe Ervin Matës, ndërsa janë duke vijuar hetimet për prona të tjerë në emër të tij dhe familjarëve.

Breçani u arrestua pas zbardhjes së bisedave në aplikacionin SKY ECC, bashkë me disa të tjerë. Në pranga përfundoi edhe shefi i hetimit të krimeve Dedan Gjoni.

Urdhër-arrestet u lëshuan në vijim të zbërthimit të bisedave në “Sky ECC”, pas operacionit të parë “Metamorfoza”, ku u zbardhën një sërë ngjarjesh kriminale dhe u vunë në pranga disa efektivë policie, biznesmenë dhe prokurorë.

Më 20 nëntor, mes të arrestuarve ishte Dedan Gjoni, shefi i Krimeve të Komisariatit numër 6 në Tiranë dhe Erzen Breçani ish-nëndrejtori i Policisë së Shtetit.

Ndaj Dedan Gjonit u ngrit akuza e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje.

Sot, më 22 dhjetor, një muaj më pas, Prokuroria e Posaçme kërkoi një tjetër masë arresti për Gjonin.

Ish-efektivi i lartë i uniformave blu akuzohet për sigurimin e kushteve për kryerjen e një vrasjeje.

Për të njëjtën akuzë është kërkuar masë e dytë ndaj tij pasi Prokuroria e Posaçme ka prova të forta se Gjoni ka marrë pjesë në një tjetër vrasje e mbetur në tentativë.

Bëhet fjalë për tentativën për të vrarë Xhevdet Plakun, me “urdhër” të Rexhep Rrapit, i arrestuar sot (22 dhjetor) me urdhër të SPAK.

Mësohet se ishte Gjoni ai që nxori në pritë shënjestrën. Plaku në rrethana të paqarta i shpëtoi atentatit.

Gjoni në atë kohë ushtronte detyrën e shefit të Komisariatit të Shijakut. Ai thirri Xhevdet plaku në komisariat për ta marrë në pyetje.

Më pas Gjoni ka lajmëruar anëtarët e grupit kriminal duke u nisur foto dhe orarin dhe në këtë mënyrë ka nxjerrë në pritë shënjestrën, i cili fatmirësisht ka arritur t’i mbijetonte atentatit.

Rezulton po ashtu se urdhri për të kryer këtë krim të rëndë është dhënë nga Holanda dhe dyshohet se lidhet me prishjen e pazareve të drogës.

/a.r

Stay Connected

  • 11.8k Followers

Popular Post

  • Vanesa “harron” të fejuarin, puthje e përqafime me Indrin (VIDEO)

    Vanesa “harron” të fejuarin, puthje e përqafime me Indrin (VIDEO)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • IDF: Kemi marrë urdhër për të vrarë të gjithë Hezbollahun në Libanin jugor

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Reuters: Hakera rusë hynë në mbi 170 email-e të zyrtarëve në Ukrainë dhe vendet e Ballkanit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Çfarë i bëra kësaj vajze?”/ Mateo Borri zbulon momentin më të vështirë në Big Brother

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zjarri tek “Arlis”, inxhinieri flet për sabotazh: Vetëm kaliumi mund ta djegë fasadën! Ka shenja se….

    332 shares
    Share 133 Tweet 83

Follow Our Page

AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!